Vlorë/ Zbulohen 2 shtëpi bari me pajisje të sofistikuara e 780 bimë kanabisi! 3 të arrestuar, mes tyre edhe i sapoliruari nga burgu! U kap me makinë të blinduar, i drejtoi armën Policisë (EMRI)

19 Shkurt, 18:36 | Përditesimi: 19 Shkurt, 18:37

Tre persona të arrestuar në operacionet 'Danger' dhe 'Indoor', një në kërkim dhe një tjetër nën hetim. Zbulohen 2 shtëpi bari në lagjen “24 Maji” me 780 rrënjë kanabisi ku 482 janë kubikë, kultivimi me llamba e pajisje të sofistikuara. Mes të arrestuarve edhe Endrit Sadedini, i cili prej pak ditësh kishte ardhur në Vlorë, pasi ka vuajtur dënimin në një shtet tjetër. I drejtoi armën Policisë, sekuestrohet dhe mjeti i blinduar. Kohë më parë u gjymtua nga eksplozivi në një atentat

    A.A/Shqiptarja.com