Vrasja te ‘Don Bosko’, Shehu: Shteti ëhstë kriminalizuar! Vangjeli: Krimi po sfumohet nga politika, se po imponon axhendën e saj

13 Mars 2023, 15:21

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se ngjarjet kriminale janë tregues se si krimi është zhytur brenda institucioneve shqiptare.

“Krimi është futur brenda institucioneve, është futur brenda, janë shfaqje të shtetit të kriminalizuar. PS është më e inkriminuara, megjithëse janë të rinj, nuk janë shumë të vjetër, sepse janë zgjedhur për këtë punë, kanë ardhur për këtë çështje, një politikan karriere ka të tjera vizione dhe ideale dhe nuk pranon të njolloset, këtu kemi të bëjmë me marrjen e njerëzve të papërgjegjshëm për t’iu shërbyer qytetarëve, shtet i inkriminuar në të gjitha sistemet. Të rinjtë duan të pasurohen shpejt, kriminelët kthehen në simbole dhe modele për t’u ndjekur, se kjo ka bërë që të ndryshojë krimi ndaj banditëve”, tha Shehu.

Nga ana tjetër, analisti Lorenc Vangjeli tha se faji është dhe i politikës që ka imponuar axhendën e saj si problem i shqiptarëve, ndërkohë që nuk është kështu.

“Të gjitha problemet zhduken dhe marrin pak vëmendje se politika ka imponuar axhendën e saj, fat i jo më shumë se 4-5 personazheve që nuk kanë qenë kurrë më parë më shumë se kaq dhe axhenda e tyre është situr si hall i shqiptarëve dhe sot jemi në momentin e shndërrimit, banditët e viteve 2000 janë shndërruar në biznesmen, por jo janë banditë. Të ndalojmë se menduari që axhenda e imponuar e politikës është hall i shoqërisë shqiptare”, tha Vangjeli.