Vula e PD, Agron Kapllanaj në Report Tv: Vendimi i Apelit i drejtë, të dalim me një kandidat në zgjedhje! Berisha të reflektojë

8 Mars 2023, 09:37

Kandidati i PD-së zyrtare për bashkinë e Mallkastrës, Agron Kapllanaj ka komentuar në Report Tv vendimin e Gjykatës së Apelit për rikthimin e vulës tek grupi i Enkelejd Alibeaj. Në një intervistë për emisionin ‘Shypi i Ditës dhe Ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu, Kapllanaj thotë se vendimi i Gjyaktës ishte i pritshëm dhe ishte i drejtë, për shkak të parregullsive në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.