Xhafaj: Reforma në drejtësi është në rrugën e duhur! Opozita ka bërë gabim historik me anatemimin ndaj reformës! SHBA dhe BE, garantët e pavarësisë

22 Korrik 2021, 18:50 | Përditesimi i fundit: 2021-07-22 19:02:35

Në një intervistë për Report Tv, kryetari i Komisionit të ngritur 5 vite më parë për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj thotë se kjo reformë po sjell ndryshime thelbësore në sistemin e drejtësisë, teksa evidenton edhe problemet që ka hasur reformimi i drejtësisë shqiptare.

TIRANË-Fatmir Xhafaj, Kryetari i Komisionit të ngritur për Reformën në drejtësi 5 vite më parë, një prej personazheve më të rëndësishëm të konceptimit dhe bërjes së 'arkitekturës së re' të sistemit të drejtësinë në vend, thotë se gjithçka është arritur deri tani është rruga e duhur. Sipas tij reforma i solli sistemit në vetëm 5 vite ndryshime rrënjësore. Në një intervistë të dhënë për gazetaren e Report Tv Migeni Sotiri, Xhafaj thotë  se dhënia fund pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë është po ashtu moment i rëndësishëm për t’u shënuar në historinë e reformës në drejtësi. Por ish ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është i vetëdijshëm që procesi 5 vjecar është i shoqëruar edhe me gabime, por që sipas tij janë krejtësisht të parëndësishëm kur mendon përfitimet e arritura.  Ndërkombëtarët Xhafaj i sheh si bashkëprojektues të arkitekturës së sistemit të drejtësisë, ku besimi, mbetet investimi kryesor.

    No videos found.