Xhemal Qefalia: Nëse pranon, Nano emër i duhur për president! Meta i duhet opozitës si lider

18 Maj 2021, 17:58 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 18:05:24

Socialisti Xhemal Qefalia anëtar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit thotë në një intervistë për Repor TV, se Meta më shumë i duhet opozitës si lider.

"Ai është ftuar në komision dhe shpresoj që të vi e të jetë në rregull me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Mbetet për t'u parë nëse Meta do i bashkohet opozitës  si lider apo do të vazhdojë detyrën e tij si President. Por opozita ka nevojë ta ketë presidentin pranë tyre si një drejtues opozite", tha Qefalia.

I pyetur për emrin e presidentit të ri, Qefalia e konsideroi të përshtatshëm kandidaturën e socialistit të vjetër, Fatos Nano, por shton se PS nuk e synon këtë institucion duke lënë të hapur bashkëpunimin me PD.

"PS nuk synon postin e Presidentit, për ne ka rëndësi që presidenti të kryej mirë funksionet e detyrës mbështetur në Kushtetutë. Nano është personalitet në PS,  kontribuues që në formimin e saj dhe drejtimin e PS dhe pse jo është një kandidaturë e përshtatshme nëse pranon. Personi që duhet të zgjidhet mendoj të jetë njëri intelektual që do i bënte ndër vendit", tha ai.

 Kongresin e Jashtëzakonshëm të 12 Qershorit, Qefalia e cilëson një mundësi për të kryer analizën e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe nisjen e përgatitjeve për proceset e ardhshme zgjedhore.

shtë traditë e PS që pas zgjedhjeve të bëhet analizë e rezultateve dhe projeksioneve. Kjo nxjerr në pah vlerat e secilit individ gjatë fushatës pjesa e kabinetit të ri mbetet për t'u përzgjedh nga Kryeministri, por mendoj se mbeten pa ndryshuar ministrat aktual, pasi kanë bërë  punë të mirë. Kabineti i ri do të ngulmojë fuqishëm që deri në zgjedhjet vendore të dalim faqebardhë për të kërkuar votën sërish", tha Qefalia