Ylli Merja: Ngjyra e syve dhe sinjale të tjera që tregojnë kolesterolin e lartë në organizëm

11 Tetor 2021, 12:31

Sipas mjekut popullor fillimisht duhet të kuptoni sinjalet që ju sjell kolesteroli I lartë në organizëm, për të kuptuar nëse vuani prej tij.

“Këmba fillon të më japë si mizërime, më jep dhimbje jep nxirje të saj ose nëse e shtypim lëkurën rri si grop për një kohë të gjatë, të dhemb këmba gjatë ecjes, kalojmë në mpiksje gjaku, mpirje e duarve, bëhet një diskë I verdhë në pjesën e bebes së syrit ose tek kapakët e syrit fillojnë të shtrezohen shtresa yndyrore, këto janë shenja tipike” u shpreh ai duke treguar disa nga sinjalet kryesore që tregojnë kolesterolin e lartë.