Yzeiri sjell historikun e grupeve paramilitare të PD: Datojnë në '96! Dhuna kaloi nga babai te biri

22 Prill 2021, 21:16

TIRANË- Gazetari dhe analisti, Ilir Yzeiri në studion e Report Tv ka bërë një përmbledhje të zanafillës së grupeve paramilitare të PD-së, që datojnë që nga vitin 1996. Ai ka risjellë në vëmendje rastin e parë që është fiksuar në memorien e të gjithëve, atë të dhunës së kryetarit të PS-së në Bulqizë që e rrahin gati për vdekje vetëm për të marrë pushtetin.

Ideator i këtyre grupeve, shton Yzeiri, ka qenë Berisha, dhe ajo që e sheh si më alarmanten është se ky instikt i krimit, po kalohet "nga babi te biri", referuar këtu Berishës dhe Bashës. Ai thotë se Basha, njësoj si Berisha në atë kohë, e ka të fiksuar në mendje se nuk mund të marrë pushtetin në asnjë formë tjetër, prandaj ka ndjekur të njëjtën rrugë.Yzeiri ka bërë edhe një paralelizëm të Fatos Nanos me Sali Berishën. Ai thotë se Nano u largua nga politika pasi mbaroi ciklin e tij, e ndërsa Berisha jo, pasi "aksioni i tij kriminal ende nuk ka mbaruar". Kësaj here i është shtuar edhe presidenti Ilir Meta.