Zbulohet grupi i shqiptarëve të arrestuar në Kroaci, familja i shpalli të zhdukur

13 Maj 2021, 18:40 | Përditesimi i fundit: 2021-05-13 18:40:37

Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hena ne te premte 15:00 në ekranin e Report Tv

Mikael Baci është një 20 vjecar nga Pogradeci, i cili rezulton i humbur për familjarët që prej datës 19 prill të këtij viti. Për shkak të vështirësive ekonomike ai vendos të emigrojë drejt shtetit kroat për të punuar disa muaj dhe më pas për tu kthyer sërish në familje. Mikaeli ndihmohet nga shoku i tij me emrin Visi Korça, i cili i kishte gjetur punën atje dhe i pagoi gjithashtu edhe shpenzimet e rrugës. Ishte fundi i muajit mars kur Mikaeli niset drejt Kroacisë me pasaportën e tij dhe me kontratë pune, cka ja mundësoi shoku i tij, të cilin e kishte njohur në Pogradec. Më 19 prill do të ishte kontakti i fundit që familjarët do të kishin me 20 vjecarin. Ai u pohoi se po konsumonte një kafe, në momentin kur ai ndërpret telefonatën, për të shkuar në punë. Më pas, familjarët tentuan të lidheshin me 20-vjecarin por telefoni rezultoi i fikur. Mikaeli djali i parë i Neki dhe Sajmira Bacit emigronte shpeshherë në shtete të ndryshme për të punuar. Ai është martuar dy vite më parë me Melisa Pjetrin dhe janë prindër të një vajze 6 muajshe. Zhdukja e djalit, ka shkëputur edhe marrëdhëniet e gjyshërve me mbesën e tyre. Ata kanë thuajse një muaj që nuk kanë kontakte as me nusen e Mikaelit, ndërsa çifti jetonin në një banesë me qera në qendër të qytetit të Pogradecit.