Operatori i votimit elektronik, Dardan Bardhi ka treguar për Report Tv se si do të bëhet votimi elektronik në bashkinë e Elbasanit. Ai demonstroi mënyrën se si qytetarët do të zgjedhin kandidatin që votojnë për kryetar bashkie dhe më pas do t’i shfaqet lista me këshilltarët bashkiakë.
“Do vijnë qytetarët të ndjekin procedurat e identifikimit dhe do të votojnë e më pas do të vijnë te fleta e votimit. Mund të ndryshojë e të zgjedhë tjetër. Po ashtu edhe në fletën e Këshillit Bashkiak dhe në momentin që mbaron procedura, del fleta që qytetari ka të drejtë ta konfirmojë vizualisht dhe më pas këputet e votimi ka përfunduar me sukses. Rezultati jep pas 10 minutash se cili është fitues ose jo”, tha Bardhi.