Zhduket gjatë pandemisë nga një spital në Gjermani/‘Pa Gjurmë’ gjen Kristina Dautin në një kamp

26 Maj 2021, 18:47

Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transforuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’. Falë emisionit në Report TV, një koleg gazetar nga Kosta Rika, pasi kishte ndjekur videon në kanalin e youtube nisi bashkëpunimin me stafin. Si për koicidencë të tijën, ai ishte personi i cili jo vetëm e kishte njohur shqiptaren në kampin ku jetonte në Hamburg, por edhe i kishte shërbyer. 64-vjecarja kishte përfunduar në një karrocë me rrota, ndërsa pak para se të humbiste kontaktet kishte shfaqur një gjendje të rënduar shëndetesore. Por si arriti ’Pa gjurmë’ në gjurmët e Kristinës ? Një dritë jeshile u ndez, kur me të mësuar se 64-vjecarja që James Pachelli kishte takuar, kërkohej në një program në Shqipëri, si gazetar u tregua i gatshëm për të kërkuar ’nënën’ sic e konsideronte ai Kristinën, me të cilën kishte humbur edhe vetë kontaktet. Gjatë komunikimeve të vazhdueshme, që James pati me stafin e programit premtoi se do ta gjente shqiptaren nga Korça shumë shpejt. Nuk kaloi shumë kur pasi zbuloi adresën James Pachelli dërgoi fillimisht një video ku dukej qartazi dhoma e kampit ku ishte zhvendosur 64-vjecarja prej disa muajsh. E pabesueshme për Vasilika Dautin, e cila u emocionua kur pa kunatën të shtrirë në shtrat, në dhomën e atij kampi në Hamburg, ku jeton aktualisht kunata e saj. Në video Kristina i thërriste ’djali im’, gazetarit që i kishte shërbyer më parë, emocione të cilat u transmetuan live në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’. Një sfidë për të gjithë, mision i cili u finalizua me lidhjen live nga Gjermania me vetë Kristinën. 64-vjeçarja flet për herë të parë pas 7 muajve duke sqaruar dhe arsyet pse ajo humbi kontaktet. Një bisedë e ngrohtë me kunatën Vasilika, Kristina tah se i ishte nënshtuar operacion në shtyllën kurrizore dhe se tashmë ishte në një gjendje të stabilizuar. Vuajtjet e saj i fshehu me buzëqeshjen dhe sytë që i ndritën pasi u lidh me personat që kanë shenjuar jetën e saj.