Sotiraq Peto është një 70-vjeçar nga qyteti i Fierit, i cili rezulton i humbur që prej datës 27 tetor të këtij viti. Ai doli nga banesa në lagjen ’15 tetori’ rreth orës 10:00 të paradites, pasi konsumoi kafenë e mëngjesit me bashkëshorten e tij. Lëvizjet e fundit me biçikletën e tij ngjyrë të verdhë, janë kapur nga kamerat e sigurisë, së një prej bizneseve, në dalje të qytetit. Sotiraq Peto është babai i dy fëmijëve. Familjarët e alarmuar prej ditësh, iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për ndihmë, pasi nuk kanë asnjë informacion edhe pas denoncimit bërë në policinë e Fierit. Shqetësim për ta mbetet gjendja jo e mirë shëndetësore e 70-vjecarit, i cili dy muajt e fundit kishte shfaqur shenjat e para të humbjes së kujtesës. Ditën që u largua nga banesa kishte të veshur nje xhup ngjyrë gri, pantallona kafe dhe një kapele të zezë. Me vete nuk ka patur asnjë mjet identiteti dhe telefonin gjithashtu e ka lënë në banesë, ndaj familjarët nuk kanë patur asnjë mundësi për të kontaktuar me të, pasi ai nuk dha asnjë destinacion. Si shenjë dalluese Sotiraq Peto ka një nishan në faqen e djathtë dhe një tatuazh ne formë zemre, në dorën e djathtë. I ftuar në studio, djali i 70-vjeçarit Erjon Peto me lot në sy bën apel për ndihmë. Babai doli nga shtëpia dhe mori drejtimin për tek hipoteka, sepse ka procese të pambyllura të shtëpisë. Para se të shkontr atje është takuar me një shokun e tij, rreth orës 10 të paradites. Sotiraqi ka dalë me biçikletë nga shtëpia, madje e ka parë edhe një fqinje. Nga kamerat e sigurisë duket që babai ka qenë duke lëvizur në dalje të qytetit të Fierit ku shkonte shpeshherë pasi bënte shëtitje shpesh. Kemi bërë kërkime në zonat përreth por asgjë s’kemi mësuar. Babai ka patur shqetësime nga diabeti dhe tensioni. Kohët e fundit kishte shfaqur shenja të humbjes së kujtesës. Atë mëngjes ka konsumuar kafe, ka pirë edhe ilaçet dhe më pas është larguar. Është i gjatë 1.72 dhe ecte ngadalë me biçikletë. Babai nuk ka patur mjet identifikimi me vete dhe mund të ketë pasur një shumë të vogël parash, ndërsa telefonin e ka lënë në shtëpi. Në Daullas dhe në Grecalli, e ka parë një bari I zonës, të cilit i ka bërë përshtypje pasi ka ecur dhe është kthyer sërish. Kemi shpërndarë edhe foto duke kërkuar kudo, pas denoncimit që kemi bërë në polici. Si shënje dalluese ka edhe një tatuazh në formë zemre shkruar dhe disa iniciale, në dorën e djathtë. Do iu lutesha kush ka një informacion dhe e ka parë të na njoftojë.
Zhduket mëngjesin e 27 tetorit,kamerat e sigurisë japin gjurmët e fundit të Sotiraq Petos
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Zhdukja e permetarit, i vëllai tregon detajet: Shokët nuk na treguan asgjë, dyshojmë se…
23 Korrik, 18:30 -
U largua me të dashurin pa lënë adresë/Motra: E dimë ku ndodhet,por s’dimë pse nuk na flet
22 Korrik, 20:06 -
Pa Gjurme-‘E vodhën duke e mashtruar, vëllai më pas u zhduk’/ Dëshmitari flet LIVE, zbulohet… (19.07.2024)
19 Korrik, 18:33 -
Pa Gjurme-‘Më kërkoi ndihmë,s’dinte se ku ndodhej’/Familja merr dëshminë e parë:E takova dhe më tha…(18.07.2024)
18 Korrik, 19:05 -
Pa Gjurme-Abuzimi ndaj 24 vjeçares,PËRBALLJA me kushëririn/E reja zbulon emrin,nëna shpërthen në lot (17.07.2024)
17 Korrik, 20:02 -
Pa Gjurme- Në kërkim të Fran Markut, misteri i zhdukjes së 38-vjeçarit nga Shkodra (16.07.2024)
16 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme-E trishtë/Një endërr e prerë gjysëm,flet 23-vjeçari:Nuk e harroj, hapa sytë dhe mësova se… (15.07.2024)
15 Korrik, 18:53 -
Në burg për përdhunimin e të resë, fëmijët e 63-vjeçarit kërkojnë drejtësi:Të bëhet ADN-ja
12 Korrik, 18:28 -
1 vit pas zhd*kjes, i riu hap telefonin/ Familja: Një femër u pergjigj, mësuam se…
11 Korrik, 18:54 -
Zbulohen gjurmët në Spanjë 1 vit pas zhdukjes së të riut/VIDEO E PLOTË E DËSHMITARIT
10 Korrik, 18:41 -
I martuar, italiani dashurohet me shqiptaren/ Mbesa: Kërkoj ‘pengun’ e gjyshit në Shqipëri
9 Korrik, 18:20 -
Këngëtari beratas zhd*ket pas divorcit,i vëllai: Fëmijët e kishin lënë në rrugë,dyshoj se…
8 Korrik, 18:53 -
Pa Gjurme-Djemtë s’i duan, kërkojnë largimin e prindërve/Të moshuarit: Prania jonë i shqetëson ndaj…
5 Korrik, 19:53 -
Pa Gjurme-Zhdukja e këngëtarit Renato Hamza/Dyshimet mbi vr*sjen, flet nëna:Trupi është varr pa emër (04.07.2024)
4 Korrik, 19:12 -
Pa Gjurme- Zhdukja e 26-vjeçarit nga Korça, flet vëllai: Më telefonuan anonim, kemi frikë se… (03.07.2024)
3 Korrik, 19:18 -
Pa Gjurme- Ëndrra për t’u bërë prindër, çifti nga Durrësi: Mjekët na zhytën në borxhe nuk dorëzohemi (02.07.2024)
2 Korrik, 19:59 -
Gruaja e braktisi për një tjetër, zhduket burri/Prek babai: Më la porosi tre fëmijët dhe…
28 Qershor, 18:49 -
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
27 Qershor, 18:55 -
U gjet i pajetë me tatuazhin ‘Korça’ në Belgjikë, thirrje për identifikimit e shqiptarit në 'Pa Gjurmë’! Mister shkaqet e vdekjes, dyshohet se familja ndodhet në Shqipëri
25 Qershor, 18:33 -
E dënuan 15 vite burg në mungesë, babai mesazh djalit të zhdukur: Ke fituar lirinë
24 Qershor, 19:11