Ëndërronte të shkonte në Itali, Sandër Pina është një 48-vjeçar nga fshati Luar i Roskovecit i cili rezulton i zhdukur për familarët që ditën kur këtë ëndërr vendosi ta bënte realitet.
Ishte një 22-vjeçar kur doli nga shtëpia e tezes në Durrës dhe me një maune vendosi të emigrojë drejt shtetit italian, konkretisht në Breshia nga ku telefonoi famijarët të cilëve u pohoi se kishte mbërritur shëndoshë e mirë, por që prej atij momenti ata nuk mundën t’ia dëgjonin më zërin. Familja Pina nuk reshten kurrë së kërkuari edhe pse nuk gjetën asnjë gjurmë nga Sandri, por dyshimi kryesor i tyre është tek tezja e 48-vjeçarit e cila mund të ketë pasur dijeni mbi fatin e këtij të fundit. Kjo për arsye se gjithmonë ajo kishte shprehur dëshirën që Sandër Pinën ta birësonte dhe ishte personi i fundit që e takoi 22-vjeçarin e asaj kohe.
Kanë kaluar plot 26 vite dhe nëna me lotë në sy pret dita ditës te dera e shtëpisë se mos një ditë djali i saj do të rikthehet.
I ati i 48-vjeçarit u largua nga kjo jetë me një brengë shumë të madhe pasi nuk mundi të mësojë asgjë mbi fatin e të birit.
26 vite ne ankth e trishtim edhe pse lotët u janë tharë, familja e Sandër Pinës, ende jane në kërkim të tij me shpresën se një ditë ai do të kthehet sërisht tek ta.