Zotëria zbulon: Brenda fletëpalosjeve të partive ka ca letra me vlerë, 20 mijë dhe 50 mijë lekësha

1 Prill 2021, 12:15

Një zotëri nga Kuçova që telefonoi mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv tha se në fletëpalosjet që shpërndajnë partitë për të prezantuar programin e tyre ka edhe para. Ai zbuloi se brenda tyre ka 20 mijë dhe 50 mijë lekësha për të blerë votën.