Reforma në Drejtësi, Kim përdor shprehjen e urtë popullore: Gur-Gur bëhet mur! Po jep rezultate

19 Janar 2023, 21:28 | Përditesimi: 19 Janar 2023, 21:30

Reforma në drejtësi ka qenë kyçe për SHBA dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është shprehur se ajo po jep rezultate. Në ‘Real Story’ në Report Tv, Kim përdori një shprehje popullore, duke thënë se “gur gur bëhet kalaja”.

Ambasadorja Yuri Kim: Dakord. Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë, apo e përsosur, por patjetër po shohim rezultate dhe po ndërtohet, mendoj ka një shprehje shqiptare – gur gur…

Sokol Balla: …bëhet mur…

Ambasadorja Yuri Kim: Por po ndodh, dakord? Po ndodh. Po lëvizim përpara. Reforma në drejtësi ka mbështetjen e fortë, absolute të Shteteve të Bashkuara, si dhe të BE-së. Dhe më shumë se kaq, ka mbështetjen e popullit shqiptar.

r.k./Shqiptarja.com