-
VIDEO
Meta: Nisma ‘Open Balkan’ synon shpërbërjen e Kosovës! Rama po vepron në dëm të interesit të Shqipërisë
Nga një takim me strukturën e Partisë së Lirisë në Vlorë, Ilir Meta ka komentuar nismën ‘Open Balkan’, nismë që sipas tij synon shpërbërjen e Kosovës. Sipas Metës, kryeministri Edi Rama po vepron në dëm të interesit të Shqipërisë, duke thënë se nuk e kanë zgjidhur çështjen e detit, pasi ka interes me kompanitë e naftës, të cilat duhet të ndajnë paratë mes dy vendeve.
-
VIDEO
Dosjet e Metës në SPAK, referohen edhe 30 afera dhe skandale, nga vjedhja e floririt, historia me Almir Rrapon te pazaret në zyrën e Dritan Priftit
Report Tv sjell detaje të reja nga kallëzimet penale të referuara në SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, mbi bazën e të cilave prokurorët e SPAK kanë regjistruar tre procedime penale për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me deklaratën e pasurisë etj.
-
VIDEO
Partia e Lirisë denoncime të reja për inceneratorin e Fierit: Morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i
TIRANË- Partia e Lirisë ka bërë sot të tjera denoncime sa i përket asaj që quajnë afera e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj kanë artikuluar akuza të reja sa i përket inceneratorit të Fierit. Sipas tyre, kompanitë e përfshira te inceneratorët kanë marrë 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i.
-
VIDEO
Vizita e Begajt në Kosovë, Petro Koçi për Report Tv: Politika jonë duhet të jetë bashkuar për sa i përket interesave tona kombëtare
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, në një prononcim për Report Tv gjatë vizitës së presidentit Bajram Begaj në Kosovë, tha se vizita e përmbushi qëllimin e saj. Koçi theksoi se mesazhi ishte i qartë, që politika jonë duhet të jetë e bashkuar për sa i përket interesave tona kombëtare.
-
VIDEO
Begaj vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë, do takohet me komandatin e KFOR-it
Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një vizitë në bazën e NATO-s në Kosovë. Begaj do të takohet me komandantin e KFOR-it.
-
VIDEO
Dita e dytë e vizitës së Begajt në Kosovë, kreu i LDK-së refuzon sërish takimin me kreun e shtetit shqiptar: Të na vizitojë në selinë e partisë
Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Kosovë, presidenti Bajram Begaj pritet që të zhvillojë takime me krerët e partive politike. Kreu i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar sërish takimin me presidentin Bajram Begaj. Abdixhiku nuk ka respektuar ftesën e presidentit për t’u takuar në selinë e Kuvendit, duke pretenduar se ai duhet të shkonte në selinë e partisë së tyre
-
VIDEO
Presidenti Begaj takon Kurtin: Mbështetja ime e palëkundur për Kosovën dhe interesat e saj
Presidenti Bajram Begaj sot ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Begaj ka deklaruar se Kosova dhe institucionet e saj do të gjejnë tek Presidenti një mbështetës besnik dhe mik të palëkundur të interesave të tyre.
Presidenti Begaj ka përshëndetur angazhimin e dy qeverive për zhvillimin e një Kuvendi Kombëtar më 28 nëntor 2022, moment që sipas tij, do të përcjellë për mbarë popullit shqiptar dhe bashkësisë ndërkombëtare mesazhe të unitetit të faktorit shqiptar dhe aspiratave tona për zhvillim, paqe dhe vlerat më të mira demokratike.
-
VIDEO
Begaj në Kosovë, kreu i LDK nuk pranon ta takojë
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka pranuar që të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj, i cili ndodhet sot në vizitën zyrtare në Kosovë. Report Tv mëson se Abdixhiku nuk e ka pranuar takimin, pasi nuk ka dashur që ai të zhvillohej në Kuvend, aty ku Begaj ka programuar edhe takime të tjera. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme.
-
VIDEO
Berisha-Meta ‘luftë’ të përbashkët kundër Projektit të Portit të Durrësit: Mega aferë disa miliardë euroshe, falen 1.5 mln metra katrorë tokë
Sali Berisha dhe Ilir Meta, në një diferencë vetëm disa minutëshe, dolën sot për mediat në konferenca të ndara për mediat por me axhendë të njëjtë, akuzat ndaj Qeverisë për projektin e Portiti të Durrësit. Të dy e kanë konsideruar një mega aferë që shkon në disa miliardë euro. Meta tha se vetëm transparenca e plotë mund ta qetësojë këtë situatë, ndryshe Edi Rama i ka bërë llogaritë keq tha Meta. Ndërsa Berisha u shpreh se janë falur 1.5 milion metra katror tokë në Durrës. Sipas Berishës, po bëhet një aferë korruptive dhe po dhunohen të gjitha ligjet e vendit për t’u ndërtuar porti turistik nga kompania.
-
VIDEO
Begaj në Prishtinë: Bashkë në çdo hap, 2 shtete një komb, të bashkuar në BE dhe NATO! Osmani: Traktat për të mbrojtur njëri-tjetrin nëse na rrezikohet siguria
“Vij në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla (...)”, “Mirë se erdhët në shtëpi”, me këto fjalë të përzemërta, përtej protokolleve zyrtare, nisi takimi mes dy presidentëve shqiptar, të Bajram Begajt dhe kryetares së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Në këtë vizitë u përçuan mesazhe të rëndësishme që kishin një të përbashkët, nxitjen e bashkëpunimit mes 2 vendeve, për të qenë bashkë në çdo hap.
-
VIDEO
Ilir Meta: Qëllimi i Ramës, të largojë shqiptarët dhe të sjellë punëtorë nga Bangladeshi! Përkrahim çdo protestë për vendosjen urgjente të llogaridhënies
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pretendon se synimi i vetëm i qeverisë Rama është të largojë shqiptarët nga vendi dhe të sjellë shtetas të huaj, më konkretisht punëtorë nga Bangladeshi. Gjithashtu theksoi se do të përkrahin protestat e çdo force politike në mënyrë që vendoset urgjentisht llogaridhënie në këtë vend.
-
VIDEO
Porti i Durrësit/ Meta: 'Njeriu i marrë' i ka hyrë një aventure të re, do jetë aferë 10-fish më e madhe se inceneratorët
Meta ka pasur sërish një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit fundi do i vijë shumë shpejt. Duke u ndalur në portin e Durrësit, Meta tha se kjo është një aventurë e Ramës, që do të ketë pasoja të mëdha për vendin.