-
VIDEO
Tirana dhe Taranto në Itali së shpejti me një marrëveshje binjakëzimi, firmoset memorandum mirëkuptimi! Veliaj në qytetin italian, takon homologun Melucci
Tirana dhe bashkia e Tarantos në Itali së shpejti do të kenë një marrëveshje binjakëzimi. Një marrëveshja paraprake mirëkuptimi synon nënshkrimin e afërt të paktit të binjakëzimit që do të lidhë dy qytetet është nënshkruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe homologu i tij, kryebashkiaku i Tarantos, Rinaldo Melucci, gjatë një vizitë që Veliaj po zhvillon në Taranto.
-
VIDEO
Debatet në Kuvend për ish spiunët, Pampuri në Report Tv: Deklasifikim, dekomunistizim dhe lustracion, vetëm kështu u japim fund
Deputetja e PD, Oriola Pampuri në një intervistë për Report Tv thotë se shoqëria shqiptare ka nevojë për dekomunistizim dhe lustracion për të shpëtuar nga tranziocioni 30 vjeçar. Deputetja veçon se është e papranueshme shfaqja e simbolikave të diktaturës në aktivitete të caktuara apo që ish bashkëpunëtorë të sigurimit vijojnë të qëndrojnë në skenën politike.
-
VIDEO
‘Një hall i madh e shtyu Edi Ramën të ndryshojë drejtim’ Belind Këlliçi për Inceneratorët: I dha 22 mln euro Sela Gugalles për Elbasanin
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka deklaruar 5 pyetjet për inceneratorët nga selia blu dhe kërkon që çdo shqiptar dhe SPAK t’i përgjigjet.
-
VIDEO
Gjergj Luca ironizon Ilir Metën: Ishe mërzitur me çmimet e peshkut! Më jep metodat e tua si t’ia fus njërit
Biznesmeni Gjergj Luca, ka ironuzuar ish presidentin Ilir Meta, pas publikimit të dosjes së këtij të fundit si bashkëpuntor i sigurimit të shtetit.
-
VIDEO
Dakord me Metën për qeverinë teknike? Ja si përgjigjet Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Ilir Metës një ditë më parë, i cili tha se në shtator do të punojnë për formimin e një qeverie teknike. I pyetur nëse është dakord, Berisha tha se ende nuk ka diskutuar me Metën për qeverinë teknike, por qëllimi i tyre i vetëm është rrëzimi i Edi Ramës.
“Nuk kemi diskutuar. Teza jonë është kjo që Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhje të ndershme. A do ngarkohet një qeveri teknike, kjo është diçka që do vendosin forcat politike”, tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Sa i përket Non Gratave nuk më jep asnjë lloj impresioni! Rama i pashpresë, nuk do i shpëtojë revolucionit
Sali Berisha u pyet nga gazetarët sa i përket nismës së PS-së për të zbuluar politikanët bashkëpunëtorë të ish-sigurimit, me argumentin se në 1996 ka patur një ligj lustracioni që sipas tij u anulua nga PS.
‘PD siç e dini, në vitin 1996 dhe në vitin 2008 ka votuar në parlament ligjin e lustracionit, ku sipas të cilit duhet të largoheshin nga detyra si të zgjedhur, pa përjashtim të atyre që kanë qenë në sigurimit. U la por u hoq lustracioni nga PS gjë që për mua e zhvlerësoi ligjin. Në vitin 2008 ne e kthyem të njëjtin ligj sepse e kishte pranuar Kushtetuesja e Shqipërisë, ai ligj kishte një miratim. Në mënyrë absolutisht për mua, të padrejtë, atëherë e anuloi GJK, me anëtarët në konflikte interesi. Duhet pranuar në një farë mënyrë e autorizoi komisioni i Venecias, sepse tha që nuk ka trup tjetër ta gjykojë. Ishte Edi Rama që paditi ligjin në vitin 2008. Neni 26 i këtij ligji i njeh të drejtën çdo qytetari shqiptar të njihet me dosjen e tij, ka apo s’ka dosje kishte të drejtë me bazën e këtij ligji të njihej me të, pra ishte transparente.- tha Berisha
-
VIDEO
Aksi Qukës-Qafe Pllocë, Berisha: Ka kaluar çdo afat kohor, mbushën çantat! Non Grata-t? Nuk kam impresion, Rama i pashpresë
‘Gropa e zezë’ e buxhetit të shtetit, aksi rrugor ‘Qukë Qafë-Pllocë’ ka qenë tematika e zgjedhur nga ish kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët. Projekti i cili ka nisur punimet e tij që në vitin 2011 kërkon gjithnjë e më shumë investime të reja për shkak të projektimit të keq të këtij aksi nga Partia Demokratike.
-
VIDEO
Shqipëria kërkon drejtësi, ‘notë verbale’ Këshillit të Evropës, i çon Rezolutën e 21 korrikut: Raporti i Dick Marty për krime nga UÇK i pabazë, të bëhet raport i ri
Ashtu siç ishte angazhuar dhe pas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik, Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të dënuar në Këshillin e Evropës raportin e Dick Marty, i cili shpalos pretendimet e pabaza për tregtinë e e organeve në Kosovë dhe Shqipëri dhe krimeve të tjera gjatë luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
-
VIDEO
Veliaj i përgjigjet Ilir Metës: Ke nostalgji për Tiranën ‘e fuksave’ dhe e ngatërron me Kabulin! Të dha gjithçka ky qytet, iku koha e spiunëve
Akuzave të Ilir Metës se e ka bërë Tiranën të pajetueshme, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj i është përgjigjur sërish sot gjatë një inspektimi në shkollën ‘Bashkim Fino’ në kryeqytet.
-
VIDEO
Thirrja e Metës nga Durrësi: Të rrisim forcën reaguese shqiptare! Të rrisim kapacitetet investiguese, që duan funksionimin e shtetit ligjor
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është mbledhur në takim me strukturat e partisë në Durrës, ku ka bërë thirrje që të rritet forca reaguese shqiptare. Teksa thekson se Durrësi është viktimë e vjedhjeve përmes investimeve dhe bën krahasim të çmimeve me Kosovën, Meta thotë se qytetarët duhet të bëhen bashkë për të rritur kapacitetet investiguese. Ndër të tjera, vijoi me thirrjet se qeveria e Ramës do të fundoset pasi sipas tij është e zhytur në skandale.
-
VIDEO
Meta: Durrësi është nën presionin e grupeve mafioze, jemi dëshmitarë për suksesin e importit të bananeve
Ilir Meta, në takimin me strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në Durrës u ndal tek importi i bananeve dhe rastet e shumta ku është zbuluar se fshihej kokainë në kontenierët me banane që vijnë në port. Ndër të tjera theksoi se Durrësi është viktimë e korrupsionit dhe ndodhet nën presionin e grupeve mafioze.
-
VIDEO
Meta: Porti i Durrësit, aferë korruptive! Shpikën investitorë strategjikë për të marrë asetet më të mira publike
Nga qyteti i Durrësit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza për ndërtimin e Portit të Durrësit, sipas së cilit është një aferë korruptive e që thotë se nuk përfitojnë qytetarët e Durrësit dhe as ekonomia e Durrësit. Për Metën, Rama ka shpikur termin ‘investitor strategjikë’, për t’iu dhënë njerëzve krah tij për të marrë asetet më të mira publike.
“Ju e dini sa po vuajnë sipërmarrësit e ndershëm në Durrës dhe gjithë Shqipërinë dhe shikoni si papritur shpiken investitorë strategjike duke marrë asetet më të mira publike dhe falë vendimeve selektive, favorizuese në dëm të konkurrencës nga vetë qeveria dhe kryeministri.