• VIDEO

    Gjiknuri: PS forca që ka kontribuar më shumë për integrimin, nga shtatori fillojmë përgatitjet elektorale për të dalë sërish fitues

    Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri siguroi se Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit me drejtuesit e rinj të PS, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, Gjiknuri theksoi se  Partia Socialiste është forca që ka kontribuar më shumë për integrimin.

    “Shqipëria është në një moment të rëndësishëm historik. Tashmë Shqipëria është një hap shumë më afër Bashkimit Europian. Sapo kemi filluar negociatat. Natyrshëm, qeverisë shqiptare i del një barrë e rëndë, një detyrë e madhe për të përballuar një proces shumë të vështirë dhe këtë duhet ta pranojmë. Unë jam i bindur që Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e këtij procesi. Jemi partia që kemi kontribuar më shumë për integrimin. Jemi partia më demokratike e këtij vendi dhe me rezultatet më positive që duhet të na bëjnë të gjithë krenarë. Unë them që edhe një meritë për procesin e integrimit e ka kjo parti pavarësisht se disa të tjerë nuk duan ta pranojnë këtë fakt”, deklaroi Gjiknuri.

  • VIDEO

    Sulmi kibernetik ndaj platformave qeveritare, Rama: I sofistikuar dhe agresiv, në mbrojtje e përfshirë edhe NATO

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se NATO është përfshirë në procesin e mbrojtjes ndaj sulmit kibernetik nga një vend jo mik i Shqipërisë.

    “Është sulm i organizuar nga një shtet, jo cështje hakerash sado të zotë të jenë. Është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ende të identifikojmë shtetin, 2 janë dyshimet, e them këtë për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë ceduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që nuk rrinë ashtu sic e imagjinojnë njerëzit. AKSHI nuk mban të dhëna. Dokumentet janë aty.

  • VIDEO

    Rama kritika krerëve të degëve: Pse nuk kemi bashkëkryetare gra! Sekretariati më thotë s’ka, burrat në ato zona kush i lind

    Kryeministri Edi Rama ka kritikuar krerët e rinj të degëve përse nuk ka bashkëkryetarë gra, pasi vetëm në 5 kryesi janë.

    “Pavarësisht se sekretariati e ka shprehur pa rezervë kënaqësinë për këtë zgjedhje dhe në kryesi kanë marrë vlerësim, unë mbetem i palumtur për faktin që ne kemi bashkëkryesim të partisë nga burra djem gara dhe vajza në vetëm 23 bashki dhe në bashki të tjera kemi 5 kryetare partie dhe kemi vetëm burra. Përgjigja e sekretarit është nuk ishte gra vajza te zonat e tjera. Sa herë e dëgjoj këtë përgjigje, që kur jam bërë kryetar, burrat në atë zonë kush i lind dhe me kë i lindin fëmijët me njëri-tjetrin. Nëse s’ka gra e vajza si zhvillohet jeta aty. Natyrisht që pyetja unë bëj është po aq idiote sa përgjigjja që jepet, s’ka gra  e vajza. PS na qenka një parti vetëm me burra. Duhet t’iu vi zor që vijnë nga një kompani burrash dhe do të luftojnë me një komunitet burrash për të marrë shumicën.

  • VIDEO

    Mesazhi i Ramës për krerët e degëve: Të largohemi nga e shkuara! Të rinjtë t'i japin gjëra të reja partisë, jo të marrin më shpejt hilet se rregullat

    Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

    “E bëjmë këtë takim  në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritje dhe të një përzgjedhje të kryetarëve të PS në 61 bashkitë.

  • VIDEO

    Çelja e negociatave, Veliaj: Arritje e jashtëzakonshme për vendin

    Kryebashkiaku dhe kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, përshëndeti çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga Asambleja Socialiste e Njësisë 14 në Kashar, ku dëgjoi platformat e kandidatëve për kryetar të PS dhe prezantoi Plarent Ndrecën si drejtuesin politik të PS për Njësinë 14 dhe Kasharin, Veliaj nënvizoi se kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë, e cila falë lidershipit të kryeministrit dhe kryetarit të PS, Edi Rama, mori atë që meritonte.

  • VIDEO

    Mesazhi i Ramës për 61 kryetarët e rinj të degëve: Të largohemi nga e shkuara! Duhet t'i përgjigjemi kohës që jetojmë për të mbajtur afër njerëzit që na besojnë

    Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.

     
  • VIDEO

    Ballkani drejt BE-së, pesë vende me negociata të hapura! Mali i Zi drejt finish-it, Turqia 17 vjet pritje

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sapo e kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt familjes Europiane. Kohëzgjatja deri në finishin e kësaj rruge të gjatë është tërësisht në duart dhe vullnetin e udhëheqësve të vendeve respektive për të plotësuar standardet e kërkuara nga BE. Se sa vite do t’u duhen këtyre dy vendeve deri në anëtarësim, nuk mund të parashikohet, por mbetet në varësi të kohës që u duhet vendeve të adaptojnë ligjet e BE, në bazë të 35 kapitujve që prekin të gjitha sferat e jetës. Disa vende si Serbia, Turqia dhe Mali i Zi kanë vite të tëra që presin finalizimi ne bisedimeve, pa pasur ende një datë se kur bëjhen pjesë e unionit.

  • VIDEO

    Situata në PD/ Gështenja: Të mos përsëritet 6 marsi, nëse shkojmë të ndarë në zgjedhje s’fitojmë asnjë bashki

    Gështenja tha për gazetarin Andi Kapxhiu, se takimi ishte informal dhe se ishte më tepër një kafe mes miqsh, por që u diskutua edhe për situatën në PD. Duhet të punojmë për bashkim, theksoi Gështenja, i cili tha se do të ishte një gafë shumë e madhe nëse PD do të përsëriste një 6 mars të dytë

  • VIDEO

    Nesër votohet në Kuvend projekt-rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t, Balla: Ditë solemne, opozita të marrë pjesë

    Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla thotë se dita e nesërme do të jetë një ditë solemne për Kuvendin e Shqipërisë, pasi në rend ditë do të jetë edhe projekt-rezoluta e propozuar nga PS, kundër raportit të Dick Marty-t.

  • VIDEO

    Reforma Territoriale, Bylykbashi: Duhet konsensus politik, të bazohet në parime jo në pazare

    Deputeti Oerd Bylykbashi, përfaqësues i Rithemelimit si dhe anëtar në Komisionin për Reformën Territoriale, u shpreh se duhet një konsensus i gjerë politik

  • VIDEO

    Kaso: Rajonet të mos shndërrohen në Kalin e Trojës për PS-në për të prekur Kushtetutën! ‘Zgjedhorja’ dhe ‘Territorialja’ të ecin në të njëjtën kohë

    Ivi Kaso përfaqësues i Rithemelimit thotë se reforma Zgjedhore dhe Territoriale duhet të ecin në të njëjtën kohë, gjë e cila nuk po ndodh. Kaso tha se për Rajonet që përmend PS, mos të shërbejnë si preteks për të ndryshuar kushtetutën.

     
  • VIDEO

    Rama apel drejtësisë: Anëtarësimi në BE varet edhe nga puna juaj, mos u mohoni fëmijëve Shqipërinë Evropiane

    Gjatë fjalës së tij para ambienteve të kryeministrisë,  Rama kërkoi nga drejtësia e re që të jap kontributin e saj në këtë rrugëtim dhe tu mos u mohojë gjeneratës së re të ardhmen evropiane.

     

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv