-
VIDEO
Hapja e negociatave, Rama: Barra më e madhe e detyrimeve bie mbi qeverinë time, por ne na takon të jemi zgjidhja jo problemi
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij para kryeministrisë tha se barra më e madhe për anëtarësimin në BE, i takon qeverisë, ndërsa shtoi se ato duhet të jenë zgjidhja dhe jo problemi
“Thënë të gjitha këto më lejoni ta mbyll se jam shumë i vetëdijshëm që flamuri që do të ngremë solemnisht, barrën e vendos mbi qeverinë që unë drejtoj, të gjithë kanë kusuret dhe të metat e tyre, prandaj edhe më shumë se të gjithë të tjerët ne mund të jemi edhe problemi edhe zgjidhja. Na takon ne të jemi zgjidhja, pa harruar asnjë ditë se jemi ne që mbetemi problemi.
Shqipëria bëhet, ne shqiptarët e sotëm duhet dhe mund ta bëjmë Shqipërinë. Kjo kohë që na ra për hise mbi dheun tonë na dha një mundësi të artë që të tjerët nuk e patën, rrugëtimin në Bashkimin Evropian. I cili është një rrugëtim drejt lirisë dhe jo robërisë, drejt paqes jo drejt luftës.
Ky është rrugëtimi i parë i historisë tonë që të bëjmë shtetin e parë që meritojnë fëmijët tanë. I falenderoj sot të gjithë Shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi. Ju kërkoj ndjesë për gabimet e mia, pasi asnjë prej tyre nuk është një gabim për të përfituar në kurriz të të tjerëve”, tha Rama.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Gjonaj: Na pret një rrugë e vështirë përpara për plotësimin e kapitujve! Opozita s'u ftua, axhenda ishte për qeverinë
Një moment historik e ka cilësuar nënkryetarja e Komisionit të Integrimit, Etilda Gjonaj hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj thotë se pas këtij momenti Shqipëria do të ketë përpara një rrugëtim të gjatë e të vështirë deri në plotësimin e të gjitha kapitujve për tu bërë anëtarë e BE-së me të drejta të plota.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Çollaku në Report Tv: Ftoj kolegët e mazhorancës të lënë festën, detyra jetike të plotësohen standardet drejt anëtarësimit të plotë
Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku ka ftuar të gjithë kolegët e mazhorancës që të bashkohen për të plotësuar standardet në mënyrë që të jetë më i shpejtë anëtarësimi i plotë në BE.
Në një intervistë për Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ të gazetarit Denis Minga, Collaku tha se është e rëndësishme që të mos festohet në këtë moment por që detyra e cdo politikani të jetë integrimi i Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Shqyrtimi i legjislacionit pas çeljes së negociatave, Varhelyi: Do preken çështje si mbrojtja e të dhënave personale! Xhaçka: Procesi sfidues, Shqipëria është gati
Në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening) pas çeljes së negociatave, Eurokomisioneri Oliver Varhelyi zbuloi ku do të bazohet puna fillestare pas çeljes së negociatave. Në fjalën e tij u shpreh se do të preken çështje si cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, kapaciteti i sektorit shëndetësor dhe mbrojtja e të dhënave personale. Gjithashtu shton se planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.
-
VIDEO
'Ligjet' miratojnë projektligjin për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale! Luarasi: Nisma e radhës, ligj për kastrimin seksual
Projektligji për krijimin e një regjistri kombëtar që do të mbajë të dhënat e personave të dënuar për krime seksuale, u miratua sot në Komisioni i Ligjeve, në mbledhjen e fundit për këtë sesion parlamentar. Ky ligj i cili pritet që të votohet në seancën plenare të së enjtes, u vendos të kalojë në komision pa asnjë votë kundër, nga opozita dhe mazhoranca.
-
VIDEO
Deputetët e PD që nuk i janë bashkuar Berishës mbledhje suprizë, burime për Report Tv: Diskutojnë për të ardhmen
Në një kohë kur dukej sikur Sali Berisha kishte marrë kontrollin e PD pasi një pjesë e mirë e deputetëve iu bashkuan në protestën e 7 korrikut, vjen një mbledhje surprizë e disa deputetëve demokratë që nuk kanë mbështetur nismat e tij.
-
VIDEO
Kryenegociatori Mazi: Premtimet e pambajtura i përkasin së shkuarës! Këto diskutime do të zgjaten! Ajo çka na pret është kërkuese
Kryenegociatori Zef Mazi përmendi disa pika të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE duke thënë se bisedimet do të zgjaten. Megjithatë theksoi se gjatë procesit do të shihen shtresat e shoqërisë dhe nivelet sociale të vendit që i cilëson thelbësore.
“Në 30 vitet e fundit, Shqipëria ka treguar një rritje drejt procesit të integrimit. Rruga e Shqipërisë është parë në dritën e përqasjes drejt BE, kjo ka qenë apsirata më e madh që nga Lufta e Dytë Botërore dhe na ka shërbyer si shtylla kurrizore e strategjisë së vendit. Shqipëria mori pjesë në këtë takim që prej vitit 2018-2019. Qeveria shqiptare e di mirë që këto bisedime do të zgjaten paksa. Kjo do të mbështetet në mënyrën më të mirë të koordinimit që të dorëzojmë një punë të mirë të bisedimeve në atë që nis pas shtatorit.
-
VIDEO
Ministrja e Jashtme: Kemi zbatuar një reformë të paprecedentë në drejtësi! Na pret një proces sfidues, por jemi gati
Në fjalën e saj, gjatë takimit mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit Shqipëri, Maqedoni e Veriut, BE, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u shpreh se anëtarësimi në BE është një nga objektivat strategjikë për të cilin Shqipëria ka punuar shumë ndër vite.
“E dimë se na pret një proces shumë kërkues dhe sfidues. Ne jemi gati. Vendosmëria jonë është e palëkundur. Jemi të vetëdijshëm se mbetet shumë për të bërë. Por hapja formale e negociatave rikthen besueshmërisë në procesin e integrimit në BE”, tha ajo.
-
VIDEO
Çeljes së negociatave, Varhelyi zbulon shtyllat e shqyrtimit të legjislacionit: Do prekim çështje të përditshme si cilësia e ushqimit, ujit dhe mbrojtja e të dhënave personale
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi nisi fjalën në takimin mbi shqyrtimin analitik të legjislacionit (screening), pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Në fjalën e tij zbuloi shtyllat e shqyrtimit të legjislacionit duke thënë se do të preken çështje me rëndësi si cilësia e ajrit, ushqimit, ujit, shëndetësia dhe mbrojtja e të dhënave personale.
-
VIDEO
Çelja e negociatave, Meta: Ditë e shkëlqyer, në dorën tonë nëse do zgjasë 5 apo 30 vite! Berisha: Rama s'na anëtarëson dot në BE! Basha: Hap drejt realizmit të ëndrrës
Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. edhe pse e cilësoi si një ditë shumë të vonuar sërish Meta pohoi gjatë fjalë së tij se është kjo një ditë e shkëlqyer për vendin tonë. Në fjalën e tij Meta u bëri thirrje institucioneve të reflektojnë pa vonesë ndaj detyrave urgjente që ky proces kërkon. Për kreun e shtetit, është në dorën tonë që deri në anëtarësimin e plotë të kalojnë 5 apo 30 vite të tjera.
-
VIDEO
Projekt-rezoluta kundër raportit të Dick Marty, Rama në Bruksel: Ka 0 fakte për trafik organesh në luftën e Kosovës! KiE të kërkojë falje
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp në Bruksel ka folur edhe në lidhje me projekt-rezolutën e propozuar nga mazhoranca kundër raportit të Dick Marty për trafikim organesh në luftën në Kosovë
-
VIDEO
Pse nuk ka një përfaqësi të opozitës? Rama: Nuk e dimë se kush është kush!
Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave.
‘Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës.’- tha Rama.