-
VIDEO
Varhelyi: Negociatat do të transformojnë Shqipërinë, na duhet konsensus kombëtar në këtë proces
Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, tha se negociatat e Shqipërisë me BE-në do të kenë një natyrë transformuese që do të ndikojnë në jetën e përditshme të shqiptarëve.
“Jam krenar dhe u lumtur që jam sot këtu për të festuar hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke vijuar vendimin e Këshillit Evropian të vitit 2020. Dua të falënderoj të gjitha presidencat për punën që kanë bërë. Ky vendim historik i dërgon një sinjal të fortë drejt Ballkanit Perëndimor dhe më tej. 8 vite nga statusi kandidat sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im ndaj qytetarëve të Shqipërisë është shumë i thjeshtë: ne duam që të jeni pjesë e Bashkimit Evropan. Nga sot e tutje do të injektojmë në negociata një dinamizëm të ri. Shqipëria mund të mbështetet te Komisioni dhe ne do të bëjmë gjithçka që Shqipëria të përgatitet sa më shpejt për tu bërë anëtare e BE. Sot pasdite nisim ‘screening’, që është hapi i parë i negociatave. Na duhet konsensus mbarëkombëtar, në këtë rrugëtim na duhet të tërë në Shqipëri. Jo vetëm negociata gjithëpërfshirëse por edhe shteruese. Negociatat kanë një natyrë transformuese. Do të ketë një ndikim madhor, pozitiv tek popullsia, tek ekonomia. Ne duam që të gjithë të jenë pjesë e saj dhe të punojnë për të. Rruga e Shqipërisë për tu bërë anëtarë sapo ka nisur dhe ne jemi gati të jemi të gatshëm të punojmë sa më shpejt ta zhvillojmë në proces. '- tha ai
-
VIDEO
Rama: Sot në Shqipëri kemi një drejtësi të re! Politikanë në burg, më parë do të kishin qeshur nëse do e pretendonit
Rama tha sot në Bruksel se Shqipëria vjen në këtë Konferencë të Parë Ndërqeveritare me drejtësi të re.
“Ne shkatëruam të gjithë pallatin e drejtësisë së korruptuar dhe tani kemi institucione të reja të epokës së re të drejtësisë. Nëse më parë do të kishit pyetur këdo në Shqipëri se cilat janë shanset që të shikonit prapa hekurave një politikan, do të kishin qeshur me ju. Por tashmë nuk është më ashtu. Tani askush nuk është më imun. Unë qëndroj si lideri i një mazhorance që nuk ka mbrojtur askënd nga shigjetat e drejtësisë dhe nuk ka përdoru asnjëherë shigjetat e qeverisë kundër drejtësisë. Por sigurisht që hijet se së kaluar vazhdojnë.
-
VIDEO
Rama: Rugëtimi i vështirë! Integrimi i Shqipërisë në BE është për jetë a vdekje
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Konferencën e Parë Ndërqeveritare në BE foli në lidhje me rrugëtimin e vendit drejt BE-së dhe sfidat me të cilat jemi përballur në këto vite.
‘Ne dimë se ajo që kemi arritur deri tani është fundi i fillimit. Të gjithë e dinë që rruga jonë nuk ka qenë e lehtë, ka qenë një sagë mes punës së palodhur, premtimeve të pambajtur dhe rinisjeve të mundimshme, si në mitin e Sizifit. Por ne nuk e kemi humbur besimin tonë edhe kur u përballëm me shuplakën në fytyrë. Në ato pak vite të tmerrshme që lamë pas zinxhiri i anëtarësimit u zhvillua nga disa ngjarje të tjera që penguan integrimin në BE. Ne ja dolëm të dëshmojmë se ishim më të mirë dhe më të fortë seç mund të ishim edhe ne. Bëhet fjalë për të ardhme europiane. BE ka qenë diçka më tepër të vendin tonë. Integrimi i Shqipërisë ne BE është për jetë a vdekje. Ne i vazhduam reformat tona edhe me më shumë këmbngulje. Jemi vendi më i avancuar në rajon për sistemin e drejtësisë.’- tha Rama.
-
VIDEO
Konferenca Ndërqeveritare, Varhelyi: Tani duhet vullnet i fortë politik, metodologjia e zgjerimit vë theksin tek reformat kryesore
Komisioni për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi në fjalën e tij në konferencën e Parë Ndërqeveritare tha se tashmë duhet një vullnet i fortë politik, ndërsa theksoi se metodologjia e zgjerimit e vë theksin tek zbatimi i reformave kryesore.
-
VIDEO
Rama nga Brukseli: Shqiptarët nuk u dorëzuan kurrë së besuari në ëndrrën evropiane
Në fjalën e tij në konferencën për shtyp para nisjes së negociatave nga Brukseli tha se kjo ditë vjen falë jo dorëzimit të popullit shqiptar për ëndrrën evropiane.
“Dua të falënderoj së pari Presidentin e Komisionit Evropian, znj. Ursula , e cila e di dhe e dinte se si të bëhej një prani gjermano ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftojnë për vendet anëtarë dhe vendet aspiruese. Unë dua të falënderoj edhe znj. Angela Merkel e cila ka datëlindjen dhe doja t’ui uroja gjithë të mira. Ne nuk do të ishim këtu pa përpjekjet e Presidencës franceze dhe Presidentit të Francës Emanuelit. Ai shtroi rrugën për zhbllokimin e kësaj situatë absurde. Populli shqiptar kurrë nuk u dorëzoja dhe kurrë nuk reshti së ëndërruari ndjekjen e rrugëtimit evropian. Dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë këto 3 vitet e fundit, mes vështirësive të fundit. Këto situata të vështira në forcuan më shumë secc ishim”, tha Rama.
-
VIDEO
Nesër Konferenca e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama në Bruksel kryeson delegacionin prej 25 anëtarësh!
Delegacioni i Shqipërisë në Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE do të përbehet nga 25 figura të qeverisë e të administratës që janë kyç në procesin e integrimit. Delegacioni do të kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, dhe përbëhet nga figura kryesore shefja e diplomacisë Xhaçka, kryenegociatori Zef Mazi, zv.min. e drejtorët që merren me çështjen e negociatave. Është parashikuar që takimi të zgjasë 90 minuta dhe më pas do të ketë edhe një konferencë për shtyp.
-
VIDEO
Sulmi kibernetik ndaj portaleve qeveritare/ Komisioni i Rithemelimit: Qeveria po fsheh informacione, mund të kenë hakëruar të dhëna të tjera të qytetarëve
Për rënien e E-Albania, Komisioni i Rithemelimit thotë se hakërimi i kryer është si një skenar hollivudian. Anëtar i këtij komisioni, Arben Ristani u shpreh se qeveria po mundohet më shumë të fsheh informacione se sa të zbulojë.
-
VIDEO
Veliaj nga Njësia 10: Qytetarët të zhgënjyer nga opozita, PS frymëzim për të rinjtë që shohin nga e ardhmja e jo nga ‘non gratat’
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste për Tiranën, tha se në zgjedhjet vendore që mbahen vitin tjetër, duhet të mendojmë për të ardhmen.
-
VIDEO
Java e fundit në Presidencë e Ilir Metës! Presidenti opozitar, bëri fushata dhe dha pafund dekorata! Lë zyrën më 24 korrik, të hënën e presin në LSI
Për Ilir Metën kjo do të jetë java e fundit në krye të shtetit. Presidenti i pazakontë për shkak të se ishte i vetmi që mori pjesë në fushata elektorale, kreu i shtetit i përplasjeve me qeverinë, dhënies së dekoratave të shumta lë të dielën zyrën e Presidencës për t’iu rikthyer politikës aktive. Vendin e tij e zë ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Bajram Begaj.
-
VIDEO
Kryemadhi: Kemi bërë kallëzim të ri në SPAK! Në total 3641 faqe dokumentacion, përfshijnë faturat e 24 kompanive fiktive
Kryetarja e LSI-së Monika Krymadhi ka vijuar denoncimet për kompanitë fiktive të cilat kanë kryer evazion fiskal, e që sipas saj janë të lidhura me kompanitë e inceneratorëve
-
VIDEO
Berisha i bën thirrje Ramës: Të mos guxojë të provokojë partnerët! Kur PD të vijë në pushtet do invalidojë amnistinë fiskale kriminale
Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për media i bërë një thirrje publike kryeministrit të mos guxojë të provokojë ndërkombëtarët. Sipas Berishës, ai duhet të heqë dorë nga aminsitia fiskale pasi janë shprehur kundër këtij projektligji Komisioni Evropian dhe Dhoma Amerikane eTregtisë.
-
VIDEO
Gati i projektligji për regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksuale në e-Albania! Felaj: Policia do identifikojë autorët në vend
Qeveria ka gati një projektligj për krijimin e regjistrit kombëtar të dënuar për krime seksuale. Nisma e propozuar nga deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho si mekanizëm ligjor që mbron fëmijët dhe gratë nga dhuna dhe sulmet seksuale.