-
VIDEO
Reforma territoriale, eksperti Hoti: Ndryshimet e 2015-s sollën pavarësi financiare dhe efektshmëri në thithjen e fondeve
Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për reformën territoriale, ka thënë se reforma e vitit 2015 rriti numrin e të punësuarve në bashki dhe uli borxhin e tyre.
Sipas tij para reformës ishin me gishtat e një dorë bashkitë, që mund të aplikonin për projektet e BE apo donatorëve të tjerë, sot të 61 bashkitë menaxhojnë projekte me fondet e donatorëve me BE. Agjencia për këtë ka rol të rëndësishëm.
-
VIDEO
Mblidhet sot Komisioni për Reformën Territoriale, në seancë dëgjimore zv.ministrja e Brendshme
Sot do të mblidhet Komisionin për Reformën Territoriale, ku pritet që të miratohet procesverbali i datës 29 qershor. Ndërkohë në seancë dëgjimore ditën e sotme do të ketë përfaqësues nga Ministria e Brendshme, ku do të jetë zv.ministrja Romina Kuko si dhe Enea Hoti, Drejtor i Përgjithshëm Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV)
-
VIDEO
‘Zhvatje përmes kredisë’, Meta ju çon letër Ramës dhe instituciovenve: 100 mijë qytetarë në rrezik
Presidenti i vendit në largimin përmes një letre drejtuar autoriteteve më të larta të vendit, ka ngritur shqetësimin për një fenomenen i cili tashmë njihet si ‘zhvatje përmes kredisë’ dhe që ka prekur një numër të lartë të qytetarëve shqiptarë. 100 mijë qytetarët janë debitorë për detyrime financiare në subjekte që nuk janë banka, por që përmes mashtrimit dhe shantazhit ndaj nevojtarëve, po shkaktojnë tronditje të rënda ekonomike, sociale e psikologjike, duke dënuar cilësinë e jetës së shumë familjeve shqiptare. Me këtë argument, presidenti Ilir Meta u është drejtuar me letër kryeministrit Rama, Kuvendit, Ministrisë së Drejtësisë, SPAK-ut, kreut të policisë dhe zyrtarëve të tjerë, duke iu kërkuar të reagojnë sa më shpejt për mbrojtjen e njerëzve
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Hoxha: Të jetë e barazvlefshme me atë brenda vendit, jo siç e kërkon PS! Krashi: Me rëndësi të votojnë
Mazhoranca dhe opozita përplasen sërish për votën e diasporës. Edhe pse të dyja palët shprehin vullnetin që të bëhet realitet në vitin 2025, ato shfaqen të ndara për mënyrën se si duhet të realizohet ky proces. Qëndrimet e tyre, Lavdrim Krashi i Partisë Socialiste dhe Indrit Hoxha i Partisë Demokratike, i detajuan gjatë intervistave në Report Tv.
-
VIDEO
Vota e diasporës/ Lavdrim Krashi për Report Tv: PS e angazhuar që emigrantët të votojnë në 2022
Mazhoranca socialiste është e angazhuar, që diaspora të ketë mundësi të votojë brenda vitit 2025. Lavdrim Krashi, Deputet i Partisë Socialiste, në një intervistë për “Report Tv” nënvizoi se e parlamenti do të votojë aktet nënligjore që do të paraqiten nga KQZ brenda shtatorit 2023. Sipas tij, qeveria socialiste ka treguar një vëmendje të shtuar karshi diasporës shqiptare, ndryshe nga sa ndodhte para vitit 2013.
-
VIDEO
Vota e diasporës, Indrit Hoxha për Report Tv: Emigrantët të votojnë në qarku ku kanë qenë të regjistruar
Komisioni i Rithemelimit është duke ndërtuar ura komunikimi me diasporën për të hartuar një program qeverisës ambicioz për shqiptarët jashtë kufirit. Indrit Hoxha, Sekretari për Emigracionin në Partinë Demokratike, gjatë një interviste për “Report Tv”, bëri të ditur se PD është në një fazë riorganizimi total dhe po zhvillohen takime në të gjithë Europën, deri në Australi. Ai dënoi dhe sjelljen e mazhorancës, që ka kthyer zyrat e ambasadave jashtë vendi, në seli partie.
-
VIDEO
Aldo Bumçi nga Rithemelimi akuza qeverisë: Të tërhiqet Bordi i Transparencës, po varfëroni shqiptarët
Aldo Bumçi nga Rithemelimi i PD-së ka reaguar në lidhje me uljen e çmimit të naftës me 2 lekë një ditë më parë ngë Bordi i Transparencës. Në një njoftim për mediat Bumçi thotë se Bordi është bashkëpunëtor në vjedhje dhe në varfërimin e shqiptarëve. Bumçi risjellë në vëmendje çmimin e naftës në bursën ndërkombëtare, ku sipas tij ka shkuar në 95 dollarë për fuçi
-
VIDEO
Kumbaro në 'Pa Protokoll': Rritjet e çmimeve në Turqi dhe Greqi sollën fluks turistësh në Shqipëri, rezervime deri në fund të sezonit
Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte e ftuar në Report Tv në emisionin "Pa Protokoll" për të folur rreth turizmit në kohë krize. Intervista u zhvillua dy ditë më parë nga gazetarja Anduela Ndreu. Sipas Kumbaros, i gjithë bregdeti ka rezervime deri në fund të sezonit ndërsa fluksi vjen prej rritjes së çmimeve në Turqi dhe Greqi.
-
VIDEO
Mungesa e deputetëve të ‘Berishës’ në komisionin për Reformën Territoriale, Alibeaj: Vetë nuk kërkuan që të ishin pjesë!
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me disa demokratë të qarkut të Vlorës lidhur me reformën territoriale, për të cilën është ngritur një komision i posaçëm.
-
VIDEO
Zhupa në ‘Pa Protokoll’: Kthimi i Metës dhe Berishës do inspirojnë popullin opozitar për të fituar zgjedhjet! Gjykata Kushtetuese do të rrëzojë marrëveshjen e Butrintit
Zhupa, e cila është rreshtuar në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha brenda PD-së, tha në një intervistë për emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, se tashmë opozita nuk ka asnjë dilemë, që të qëndrojë përballë Edi Ramës. Sipas Zhupës, me rikthimin e Ilir Metës në politikë si dhe të Sali Berishës në krye të PD-së, do të motivohet populli opozitar për të fituar zgjedhjet
-
VIDEO
Turizëm në kohë krize dhe përplasja për Butrintin
Pa Protokoll- Turizëm në kohë krize dhe përplasja për Butrintin
-
VIDEO
Amnistia Fiskale, Rama: Kush kritikon e ka bërë më parë në vendin e vet, s’na bëjnë dot budallenj! Ne do e miratojmë
Për kryeministrin Edi Rama, të gjitha kritikat që të huajt kanë bërë për projektligjin e amnistisë fiskale nuk janë të sinqerta, sepse sipas tij këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Këtë qëndrim Rama e bëri nga konsultimi publik që zhvilloi për amnistinë me grupet e bizneseve, ku të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e ambasadave më të rëndësishme në vend.