Kryemadhi: Veliaj drejton sot ‘fijet e prera’ të Saimir Tahirit! Presidenti i ri duhej të zgjidhej nga populli

9 Maj 2022, 18:54

Për Monika Kryemadhin, mazhoranca po luan një farsë sa i përket zgjedhjes së Presidentit të ri duke përdorur edhe disa deputetë nga PD. Ajo tha se nëse do të kishte vullnet që presidenti të mos ishte i njëanshëm, ishte e gjithë koha e duhur në dispozicion që të ndryshohej Kushtetuta dhe ai të zgjidhej nga Populli.