-
VIDEO
Shqipëri-Kosovë me një president? Rama: Hashim Thaçi do të ishte kandidat i shkëlqyer
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një nga emrat që ai do të preferonte si president është Hashim Thaçi, por rrethanat e bëjnë këtë të pamundur.
"Nuk bëjmë asnjë negociatë dhe nuk kemi asnjë komunikim për të bërë në atë që në funksion të politikës është , ne do kishim vënë Hashim Thaçin president dhe do ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në bashkësinë shqiptare si i lirë se ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them se ca procesi është", tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Nuk kemi ende një emër për presidentin e ri, s'do jetë nga grupi parlamentar i PS
Kryeminsitri Edi Rama flet për zgjedhjen e presidentit të ri.
"Sot, ne u mblodhëm për vendimet që morëm në Kongres dhe prandaj do të mbledhim Asamblenë Kombëtare në fund të javës së parë të majit, ashtu si kundër edhe e diskutuam për procesin e identifikimit të kandidaturës së presidentit të republikës se ditët po kalojnë. Nuk kemi identifikuar asnjë emër për president, se do e kishim bërë publik. Ne e kemi thënë publikisht që është një vendim i konsoliduar që kandidatja apo kandidati nuk do jetë nga grupi parlamentar i PS", tha Rama.
-
VIDEO
Thirret Ezani për hapjen e iftarit, Rama ndërpret deklaratën për shtyp
Thirret Ezani për hapjen e iftarit, Rama ndërpret deklaratën për shtyp.
-
VIDEO
Berisha me pedagogët për arsimin e lartë: Të përgjysmohen tarifat dhe të shtohen financimet për kërkimet shkencore
Ish kryeministri, Sali Berisha bashkëbisedim me pedagogët mbi sfidat e Arsimin e Lartë. Pas energjisë, ai ka zhvilluar një tjetër tryezë të përbashkët, në qendër të së cilës qëndron ai, si kryetar.
-
VIDEO
Riformatimi i partisë pas Kongresit, PS mbledh sot kryesisë! Në fokus edhe zgjedhja e presidentit të ri
Partia Socialiste do të mbledhë sot në selinë rozë kryesinë, ku në fokus të mbledhjes pritet që të jetë vënia në zbatim e vendimeve të marra në Kongres
-
VIDEO
‘Rithemelimi’ ndryshon sërish Statutin më 30 prill, Kaso: Deputetët ‘ex-officio’ në Këshillin Kombëtar! Bozdo: Kryetari i ri brenda qershorit! Apeli? Partia nuk merret në tryezë
Për Report Tv, dy anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Enno Bozdo dhe Ivi Kaso japin detaje lidhur me kuvendin kombëtar të së shtunës. Sipas Kasos mandati i komisionit të Rithemelimit mund të zgjatet në Kuvend, ndërsa Bozdo thotë se ndryshimet e statutit nuk do të prekin thelbin e tij. Ky i fundit paralajmëron se selia nuk do të lëshohet edhe nëse vendimi i Apelit i jep PD grupit Basha.
-
VIDEO
Rama: Nuk do hiqen nga puna ata që punojnë në sportele, por nuk do ketë më përballë qytetarët
Duke theksuar të gjitha ndryshimet pozitive që sjell kalimi online i shërbimeve, kryeministri Edi Rama theksoi se të gjithë ata që punojnë në sportele nuk do të hiqen nga puna, por do të bëjnë një tjetër punë. AI u shpreh se ata nuk do të kenë më përballë qytetarët, pro vetëm aplikimet e tyre dhe se në këtë mënyrë i jepet fund edhe korrupsionit.
-
VIDEO
Të gjitha shërbimet në platformë, Rama: Ministria e Brendshme të tërheqë printerat, s’ka më certifikata me letër
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka thënë që s’ka më asnjë kuptim që në pikat e gjendjes civile të shpërndahen certifikata letër, duke qenë se gjithçka mund të realizohet online.
“Ministria e Brendshme duhet të marrë të gjitha printerët dhe letrat nga zyrat e gjendjes civile, nuk duhet të prodhojë më certifikatë më letra. Sepse nuk ka më nevojë. Janë 7 milionë euro që janë kursyer nga sportelet që harxhoheshin për të marrë letra. Dhe do të kursehen edhe më shumë. Është e padrejtë që njerëzve vazhdon dhe i jepen certifikatë letër. Nuk ka nevojë të lëvizë qytetari nga vendi. Mjafton të hyjë te platforma dhe ka marrë shërbimin. Të gjitha shërbimet janë kështu, përfshi edhe famëkeqen hipotekë. S’ka më nevojë të futesh në ato labirinte. Prandaj edhe të gjitha sportelet kanë filluar të mbyllen”, tha Rama.
-
VIDEO
A po kthehet PD e Berishës në forcë anti amerikane? Situata e Covid në vend
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të jetë pjesë e Kuvendit të 30 prillit. Megjithatë, kjo shton Hajdari, nuk është mbështetje për Sali Berishën. Për këtë të fundit, Hajdari thekson se demokratët e dinë mjaft mirë që Berisha është 'ofertë e vjetër'. Më pak se 50 raste me COVID në ditë apo edhe heqja e të gjithë masave që ishin deri më tani në fuqi, ka bashkuar të gjithë ekspertët për të dalë njëzëri që pavarësisht këtyre treguesve, pandemia nuk ka përfunduar.
-
VIDEO
Hajdari: Këtu do jemi dhe do e shihni që president do zgjidhet dikush që do e lërë Ramën të bëjë ç'të dojë
Rudina Hajdari është shprehur e bindur se presidenti i ri është përcaktuar me kohë nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj, ky emër i ri nuk do të jetë kurrsesi nga radhët e opozitës, por një njeri që do i ofrojë sipas saj komoditetin për ta marrë edhe këtë pushtet.
"Rama e ka në kokë emrin e presidentit, i ka numrat, Rama duke qenë se pati një president që e ka sulmuar disa herë për qëndrimet e tij,tashmë nuk do shkoj drejt asaj rruge, ku do të lë opozitën, përveç vetes së tij, këtu do të jemi dhe do të zgjidhet dikush që i ofron komoditetin e duhur që Rama të bëjë çfarë të dojë", tha Hajdari.
Ajo ka krijuar edhe identitikin e presidentit të ri.
"Një figurë patriotike, që ka dedikuar kohë për progresin e Shqipërisë dhe që mbështete gjerësisë, prandaj do doja që presidenti të ishte nga populli, se sistemi zgjedhor e kushtëzon dhe votën e qytetarëve ku shumica e deputetëve janë të emëruar nga kryetarë", theksoi ish-deputetja.
Hajdari tregon se do ishte dakord që në atë post të ulej një grua, por që e meriton, duke sjellë si shembull Kosovën dhe presidenten Vjosa Osmani.
"Dakord që të jetë grua, por i ka përdorur ato që të bëjnë axhendën e tyre dhe të mos operojnë të pavarura, nuk duhet të jetë një post thjesht se do zgjidhim një presidente grua, kemi rastin në Kosovë që është një grua shumë e zgjuar, jo se është thjesht gra, Uroj që në të ardhmen të gjejmë të njëjtën mundësi, dhe të shkojë në atë postë se e duan shqiptarë", përfundoi Hajdari.
-
VIDEO
Hajdari: Do jem në Kuvendin e 30 prillit! Demokratët e dinë që Berisha është 'ofertë e vjetër'! S'do lejoj kurrë më asnjë kryetar tjetër të më përjashtojë nga PD
Ish-deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se do të jetë pjesë e Kuvendit të 30 prillit. Megjithatë, kjo shton se kjo nuk është mbështetje për Sali Berishën. Për këtë të fundit, Hajdari thekson se demokratët e dinë mjaft mirë që Berisha është 'ofertë e vjetër'.
-
VIDEO
Zgjedhja e presidentit, Mediu: Opozita të përfshihet në negociata si trupë e vetme, e mbështes emrin e Halim Kosovës! Organizimi i peticionit kundër Kim, pa sens
Opozita duhet të marrë pjesë në procesin e negociatave për të zgjedhur presidentit e ri të vendit si një trupë e vetme. I këtij mendimi, është Fatmir Mediu, kryetar i grupit parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, i cili i ftuar në Report Tv, tha se gjatë takimeve me krerët e grupeve parlamentare, ka propozuar që të kenë një trupë të përbashkët negociatore si dhe kriteret që duhet të përfaqësojë presidenti për to. Për gazetarin Arbër Hitaj, në emisionin ‘Studio Live’, Mediu theksoi se dalja jashtë procesit për zgjedhjen e presidentit është në dëm të opozitës.