-
VIDEO
A do e marrë Berisha drejtimin e PD-së? ‘Basti’ në ‘Pa Protokoll’, Ngjela: Ai ka fituar dhe rri si pulë! Koka: Është në krye partisë
A do e marrë Sali Berisha drejtimin e Partisë? Ky ishte debati në ‘Pa Protokoll’ në Report Tv mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetarit Bledian Koka.
Ngjela: Saliu ka fituar dhe rri si pulë.
Koka: Si pulë? Ai është në krye të partisë.
Ngjela: Ai s’ka marrë gjë deri tani .
Koka: Me mendt e Alibeajt ke të drejtë ti, me mendt e gjykatës është ndryshe.
Ngjela: Deri më tani s’ka marë gjë dhe nuk do marrë gjë. Është ende bast. Nëse ske fakte..
Koka: Fakt është vendimi i gjykatës.
Ngjela: Saliu nuk del dot kryetar, provë nuk kam, por ta konvergoj në në një pikët të gjithë strukturën jurdike që shoh kam të drejtë.
Koka: Ti i di shumë mirë, sot të duhet ta thuash kështu nesër e thua ndrsye. Avokat që nuk njeh vendimet e gjyqit po të Alibeajt.
Ngjela: Po të toleroj se nuk je jurist.
Koka: A the që jam duke vënë bast. Tani që flasim te basti thua jam avokat.
Ngjela: Nuk është bast faktik.
-
VIDEO
Vendimi i gjykatës për regjistrimin e ndryshimeve të statutit të Berishës, Ngjela në ‘Pa Protokoll’: I pavlefshëm, gjyqtari ka pasur presione! Ramës i intereson Berisha në krye të PD-së
Avokati Spartak Ngjela e ka konsideruar të pavlefshëm vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e ndryshimit të statutit të miratuar në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.
-
VIDEO
VIDEO/ Gjykata regjistron ndryshimet e 'Foltores' në Statut! Berisha shkon në selinë blu me Komisionin e Rithemelimit, bisedime me Alibeajn e Bardhin! PD padi e ankesë për gjyqtarin Zhukri
Gjykata e Tiranës regjistron ndryshimet e Berishës në Statutin e Partisë Demokratike! 'Rithemelimi' drejton PD. Sipas vendimit zhbëhen strukturat e PD, miratohet shkarkimi i Bashës! Ndryshohen logo dhe vula e partisë. Ndërkohë që PD zyrtare e ka kundërshtuar.
-
VIDEO
Gjykata regjistroi ndryshimet e statutit të Berishës, Braho në Report TV: PD ka të drejtë ta apelojë vendimin
Juristi Ledio Braho thotë se Partia Demokratike ka të drejtë ta apelojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e statutit të miratuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha. Në Report Tv Braho thotë se në vendim e sotshëm të Gjykatës së Tiranës, në pikën e fundit të dispozitivit shkruhej e drejta e ankimit.
-
VIDEO
Skeda/ Çfarë ndryshon në Statutin e PD: Berisha rehabilitohet, ''non gratat' s'përjashtohen nga grupi parlamentar! ''Neni Basha'': kush humb zgjedhjet ikën dhe s'lejohet të rikandidojë me për kryetar
Më 11 dhjetorin e vitit të kaluar në 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi 3935 delegatë të Kuvendit të PD dhe disa mijëra militant të tjerë dhe mirtoi me ngritje duarsh ndryshimet në ‘Kushtetutën ‘ e partisë, ndryshime që gjykata ia certifikoi sot.
-
VIDEO
Protesta e dhunshme e 8 janarit, Berisha: Unë dua të shoh përpara
Sali Berisha duket se nuk është sot edhe aq krenar për protestën e dhunshme të 8 janarit para selisë së PD. Pasi zhvilloi mbledhjen e parë zyrtare në selinë e PD me Komisionin e Rithemelimit, i pyetur në lidhje me 8 janarin, Berisha tha se ai do të shohë përpara.
Kur ishte kaq e thjeshte për të hyrë ne PD pse nuk shmangët 8 janarin dhe të prisnit vendimin e Gjykatës?
Berisha: Ju më ktheni mbrapa, por unë dua të shoh përpara
-
VIDEO
Gjykata regjistroi ndryshimet e 'Foltores' në Statut, Berisha mbërrin në selinë blu, tjetër takim sot me Komisioni e Rithemelimit
Pas mbledhjes që u mbajt më herët gjatë ditës së sotme, Berisha ka mbërritur në selinë blu ku po zhvillon një tjetër takim me Komisionin e Rithemelimit.
-
VIDEO
‘Rikthimi’ i Berishës, Imami në ‘Konstrast’: SHBA s’mund të ndërhyjë në punët e partive! Mbetjet e Bashës në PD tregojnë se ai ishte ‘kolonë e pestë’
Ish-ministri demokrat, Arben Imami, tha në emisionin ‘Kontrast’ se SHBA nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të partive politike në vendet e NATO-s. Ish-deputeti shtoi se gjithçka po ndodh këto orë në PD vërteton edhe një herë se Basha ka qenë një ‘kolonë e pestë’ brenda demokratëve.
-
VIDEO
Përfaqësuesi Ligjor i ‘Rithemelimit’ në Report Tv: Vendimi i gjykatës për regjistrimin e statutit të Berishës nuk mund të apelohet! Zgjedhja e kryetarit të ri pas Kuvendit të 30 prillit
Përfaqësuesi Ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ledio Nuraj thotë në Report Tv se vendimi i Gjykatës së Tiranës që regjistroi ndryshimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk mund të apelohet, ndonëse Enkeljed Alibeaj deklaroi se do të ndërmarrin një veprim të tillë.
-
VIDEO
Alibeaj: PD lindi si parti pro-amerikane dhe anti-ruse, Berisha 'non grata' nuk mund të jetë pjesë
Enkelejd Alibeaj i ka bërë edhe një herë të qartë Sali Berishës se bashkimi i PD do të ndodh vetëm me ata demokratë që nuk cenojnë vlerat dhe marrëdhëniet me SHBA dhe BE. ALibeaj tha po ashtu se PD lindi si parti pro-amerikane dhe anti-ruse dhe se Berisha 'non grata' nuk mund të jetë pjesë e saj.
“Skena të tilla si ato të 8 janarit nuk duhet të përsëritën më. Mendja e njerëzve të kësaj partie duhet të jetë e hapur dhe të jetë e hapur duhet të pranojmë realitetin dhe realiteti është bashkimi me ato vlera që nuk cënojnë marrëdhëniet me SHBA dhe BE dhe këto vlera nuk hidhen në votim”, tha Alibeaj.
-
VIDEO
Alibeaj: Vetëm kur të flasë Apeli pranojmë vendimi i gjykatës
Enkelejd Alibeaj ka ripërsëritur edhe një herë se vendimi i sotëm i gjykatës së Tiranës ishte skandaloz, ndërsa tha se do të pranonte vendimin kur të fliste Apeli.
“Kur gjykata flet përfundimisht të gjithë heshtin dhe zbatojmë vendimin”, tha Alibeaj
-
VIDEO
'Lufta' vazhdon/ Berisha: Do jem në garë për kryetar të PD! Alibeaj: Ia thashë në sy, asnjë 'non grata' s'na drejton dot! Nuk pranoi të largohej si Basha! Bashkim pa cenim të marrëdhënieve me SHBA
Sapo gjykata i regjistroi statutin, Sali Berisha nisi dialogun në selinë e PD për të gjetur pikat e bashkimit, që nga sot sipas tij do drejtohet nga Rithemelimi deri në zgjedhjet e reja. Berisha njoftoi se do garojë për kryetar, ndërsa Alibeaj thotë se PD-në s’mund ta drejtojë asnjë “non grata”. Berisha'aministon' Bashën: Jo më Lulzim brava, por nga sot deputeti Basha