• VIDEO

    Sot pritet të miratohet raporti për Komisionin Hetimor për Inceneratorët në Kuvend! Basha: Tani topi do jetë në SPAK! Ahmetaj: Shqipëria ishte një mal plehrash në 2013

    TIRANË-Hetimi parlamentar për inceneratorët ishte në qendër të diskutimeve në Kuvend ditën e sotme, pasi opozita dhe mazhoranca, lexuan raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

    Kryedemokrati Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit deklaroi se komisioni hetimor faktoi aferën më të madhe korruptive me plehrat, e sipas tij qeveria ka miratuar brenda 8 orësh 17 vendime për të bërë fshehurazi procedurat për Inceneratorët. Basha u shpreh se një person i vetëm pa asnjë eksperiencë, përveç faktit që sipas tij ka qenë anëtar i bandës së Lushnjes, përfitoi koncesionin për inceneratorët. Tashmë sipas Bashës, topi do të jetë në SPAK.

  • VIDEO

    Kreditë e këqija shkojnë në nivelin më të ulët historik, Banka e Shqipërisë: Në janar zbritën 5.4%

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin janar kreditë me probleme zbritën në nivelin më të ulët historik, në 5.4%. Ndikim pozitiv ka dhënë përmirësimi i gjendjes financiare të bizneseve dhe rritja e fuqisë paguese.

  • VIDEO

    Inceneratorët/ Basha: Do përgatisim kallëzim penal me në krye Ramën! SPAK t'i hetojë si grup të strukturuar kriminal, dhe jo të ndarë

    Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije se pas raportit të opozitës për inceneratorët, do të kallëzoj në SPAK një sërë zyrtarësh, të cilët sipas tij nuk duhen gjykuar të ndarë, por si një grup të strukturuar kriminal.

    "Do të përgatisim në kallëzim për grup të strukturuar me në krye kryeministrin, në sytë e shqiptarëve janë para një prove të madhe, di që e kanë të vështirë për shkak të presionit, se është nga ato afera që kanë rrëzuar qeveri, është bashkim i të korruptuarve është një grup i strukturuar kriminal. Ky është një krim i shumëfishtë dhe për këtë duhet mbajtur përgjegjësi, ky është një test i jashtëzakonshëm, mbështetje për SPAK, por për një hetim të plotë, jo i disa individëve, por si grup i strukturuar kriminal. Ndaj siç do e dëshmojmë dhe me kërkesën që do niset brenda ditësh, duam të besojmë e që SPAK do e trajtoj jo si një aferë të izoluar, por grup i strukturuar kriminal, kjo qeveri e rrëzuar moralisht, ekonomikisht, ne kemi një vizion, për ta nxjerrë vendin nga kriza, përtej interesit dhe besimit tonë se ne dimë dhe duam ta bëjmë vendin një vend më të mirë për të jetuar, e vetmja që e ndal këtë është presioni politik ndaj SPAK dhe e kanë nisur, është detyra jonë të qëndrojmë në krah të SPAK, paguheni me taksat e shqiptarëve me paga shumë të larta, fitojeni këtë besim, bëni këtë akt që do jetë një kontribut i jashtëzakonshëm, ku ka pasur akuza, por pa përgjegjës, ne do të vëzhgojmë nuk do jemi indiferencë, por nuk do pranojmë që 430 mln euro të degjenerojnë në procese të shkëputura dhe me ndonjë kurban", tha Basha.

  • VIDEO

    Rritja e çmimeve, Basha: Rama do të varfërojë shqiptarët që t'i blejë që në zgjedhjet e ardhshme 2000 lekëshi t'i duket si 20 mijë lekë! Ja zgjidhja

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të heqë urgjent taksën Rama 240 lekë për litër nga karburanti, si një nga zgjidhjet për krizën e çmimeve, që sot si asnjëherë tjetër kanë arritur kulmin.

    "Qeveria s'do t'ia dijë për rritjen e çmimeve, ia mbath në Dubai, ëhstë ndër të paktat vende ku në raport me çmimin e litrit të naftës, ajo që qeveria merr shkon nga 45-65% prandaj nafta te ne është më ë shtrenjtë, që nga akciza, qeveria nuk ngren gishtin, ca qeverie është kjo, se i do shqiptarët e afërm, është qeveria që në zgjedhjet e ardhshme, t'i duket 20 mijë lekëshi si 200 mijë leksh. Eliminimi i taksës Rama dhe konsiderimi i ngrirjes apo reduktimit të taksave dhe akcizave të tjera të naftës dhe njësoj si në kohën e pandemisë që çdo hap që do të hidhet në këtë drejtim, që njerëzit të kenë më shumë mundësi që të blejnë më shumë ushqime për fëmijët e tjera, por s'ka më kohë për të pritur", tha Basha.

  • VIDEO

    Spiropali-Bashës: Historia e 6 marsit? Luli hipi mbi masën e plehut, Saliu mbi Lulin por sërish mbeten minorancë

    Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, teksa i është përgjigjur Lulzim Bashës për fjalimin e tij në Kuvend për inceneratorët shpjegoi edhe çfarë ndodhi sipas saj në zgjedhje e 6 marsit.  

  • VIDEO

    Inceneratorët, Basha: Brenda 8 orësh u miratuan 17 vendime fshehurazi! Ish-anëtari i bandës së Lushnjës mori përsipër biznesin e plehrave

    Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike foli për hetimin e Komisionit për Inceneratorët. Basha tha se brenda 8 orësh qeveria ka miratuar 17 vendime për të bërë fshehurazi procedurat për Inceneratorët duke i dhënë mundësinë dikujt të garojë pa garë.

    “Je keni dëgjuar me dokumente fakte prova që ne kemi disponuar. Janë mbledhur tre shokë. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe parafolësi (Arben Ahmetaj). Kanë shkuar te kryeministri i kanë thënë është ky biznesmeni i plehrave. Gjërat kanë shkuar fjollë duke hedhur poshtë investimin e qeverisë gjermane dhe banka botërore. E kanë parë reagimin publik të Partisë Demokratike dhe pastaj kanë procedura në fshehtësi. Si e tregon fakti që brenda 8 orëve kanë miratuar 17 vendime. Që t’i jepet dikujt pa garë mundësia të garojë. Dhe pastaj me një skemë krejt tjetër i njëjti person përfitoi 23 mln euro me Inceneratorin e Fierit. Burra 60-vjeçarë në komision nuk e shpjegonin dot pse kanë hedhur firmën”, tha Basha.

    Basha u shpreh se është e pamundur ta bëjë këtë një person i vetëm pa asnjë eksperiencë përveç faktit që sipas tij ka qenë anëtar i bandës së Lushnjes.

    “Një aferë që në tërësi është gdhehur në kokat e çdo shqiptari. 430 mln euro. Shqiptarët e kanë kuptuar. A ka mendje që të mos e kuptojë këtë çështje. Është e pamundur që një njeri i vetëm pa asnjë përvojë përveç asaj që ka pasur si anëtar i bandës së Lushnjes. Papritur u bë zgjidhësi i madh i problemit të plehrave në Shqipëri. Pse ka krijuar dhjetëra kompani”, deklaroi ai.

    •  
  • VIDEO

    Protesta për rritjen e çmimit të naftës, Berisha: E drejtë, do të ketë mbështetjen e popullit opozitar

    Ish kryeministri, Sali Berisha ka shprehur edhe një herë mbështetjen e plotë të tij për protestën e disa qytetarëve të cilët kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe të ushqimeve.  Berisha është shprehur se dy vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia që nuk prodhojnë asnjë litër naftë sërish e kanë më lirë se ne naftën.

  • VIDEO

    Shehaj: Basha s'ka më shumicën, të ikë! Kush kërkon largimin e Berishës të mbledhë më shumë vota se ai

    Deputeti i PD-së, Agron Shehaj është rreshtuar kundër Lulzim Bashës, i cili thotë se duhet të largohet si e vetmja zgjidhje për shpëtimin e PD.

    " Në 6 mars treguan se Basha nuk ka shumicën prandaj duhet të largohet dhe t'u japë mundësi demokratëve të bashkohen. Të respektohet vullneti i shumicës. Demokracia funksionon nëpërmjet votës dhe shumicës, shumica tregoi që nuk është me Bashës, kushdo që pretendon se Berisha duhet të largohet të mbledhin vota se Sali Berisha dhe ta kërkojnë. Shumica ka shprehur vullneti, deri dje argumenti që përdorte ishte se kishte shumicën, tani nuk e kanë më si argument", tha ai ndërsa tha se nëse do të hapej gara, 'atëherë do të vendoste nëse do të marrë pjesë apo jo'.

  • VIDEO

    Bardhi në mbrojtje të Bashës: Konkluzionet të dalin pas analizës së brendshme! S'është zgjidhje të ikësh nga funksionet në parti

    Gazment Bardhi deklaratë për media lidhur me situatën  në PD.

    "Nuk mund të dalësh në konkluzione për përgjegjësi pa bërë një proces reflektimit, kushdo që del në konkluzione pa analizën, nënkupton që nuk vendos të parin interesin e PD dhe demokratëve, kam zgjedhur të shprehem në institucione, do të shprehem kur të mblidhet kryesia dhe këto ditë i kam shfrytëzuar për analizë, reflektim, që qëndrimi që do të mbajë kryesia të jenë në shërbim të demokratëve. Nëse e gjithë gjendja në të cilën ndodhet PD dhe biem dakord të gjithë, pavarësisht qëndrimeve tona, është një gjendje që e ka dëmtuar PD dhe për këtë arsye, procesi i analizës të jetë serioz, jo çështje karrigesh, por përgjegjësie, kush del në përfundime pa bërë analizën, nënkupton që nuk ka në interes të parë, demokratët. Kam pasur 2 parime, koherencën dhe vënien të parë interesin e demokratëve, dhe këtyre parimeve nuk do i iki deri ditën e fundit. Është gjëja më e thjeshtë që të ikim përgjegjësisë duke ikur nga pozicionet që kemi, por demokratët kanë nevojë për përgjegjësi të marra, por edhe përgjegjshmëri, s'mund ta trajtosh PD si institucion kur në ditë të mira qëndron dhe në ditë të këqija largohesh. Demokratët të reflektojnë thellë që gjendja nuk i ndihmon demokratët dhe duhet të gjejmë një zgjidhje në drejtim të PD. Ka një problem brenda disa muajsh në PD që ka shfokusuar vëmendjen që duhet të kishte partia në raport më opozitën, problemi është shtuar dhe është shtuar dhe problemi nuk ka përfunduar dhe nuk është shtuar dhe ka nevojë për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve, interesi personal ka zero rëndësi përpara interesit të demokratëve. Kam qenë në mbledhjen e grupit të PD ka qenë një qëndrim i një pjesë prej tyre edhe emocional, kam qenë 48 orë pa gjumë, edhe kolegë të mitë gjithashtu, kanë kërkuar zgjidhje, ka pasur nga ato që zgjidhje e mendojnë dorëheqjen e Bashës, nuk duhet ta dalim në konkluzione pa analizë të thellë", tha Basha.

  • VIDEO

    Inceneratorët, Tabaku lexon raportin: Kompanitë pa përvojë në fushën e mbetjeve urbane! Vërtetuam vjedhjen e 430 mln eurove! Tani është koha që SPAK të veprojë

    Në senacën e sotme plenare në Kuvend, kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët Jorida Tabaku është ndalur tëk afera e inceneratorëve.  Gjatë fjalës së saj Tabaku theksoi se kompanitë koncensionare, siç rezultojnë nga dokumentet zyrtare, nuk kanë pasur kapacitetet financiare për ndërtimin e tre landfilleve dhe inceneratorëve. Tabaku tha se nga sot SPAK ka përpara një raport me mbi 100 faqe dhe se shqiptarët presin drejtësi.

    ‘Kompanitë që kanë fituar kontratat koncensionare për ndërtimin e landfill+incenerator në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk kanë pasur asnjë përvojë në fushën e përpunimit dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Nga sot, SPAK ka përpara tij një raport mbi 100 faqe, mbi 60 orë dëgjesa publike të këtyre funksionarëve të lartë dhe jo vetëm. Prej kohësh, shqiptarët presin drejtësi që në një farë mënyre iu është mohuar, prej kohësh qytetarët presin të shohin nga ju rezultat për atë që u është premtuar. Tani është koha juaj të na jepni rezultatet për të cilat shqiptarët por edhe partnerët tanë strategjikë ju kanë krijuar dhe ju sponsorizojnë.

    Çështja e inceneratorëve nuk është një çështje jashtëzakonisht e vështirë, por dhe në qoftë e tillë falë këtij Komisioni Hetimor që kam drejtuar me gjithë energjinë dhe seriozitetin që i takon Parlamentit është thjeshtuar aq shumë saqë shumë shqiptarë e kanë të qartë. Sytë janë nga ju! Jeni ju tanimë në sitën e provës jo për t’i provuar opozitës të drejtën apo mazhorancës gabimin! Nuk është kjo arsyeja përse jeni krijuar! Ju duhet t’i tregoni shqiptarëve që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit dhe mos të shndërroheni si gardiani i portës së ligjit në tregimet e Kafkës. Ka ardhur koha të na tregoni se nga çfarë stofi jeni! Shqiptarët po presin!’- tha Tabaku.

    Tabaku tha se komisioni hetimor faktoi se grupi i strukturuar kriminal i mori padrejtësisht taksapagueseve shqiptarë shumën e 430  mln euro.

    ‘Në dhjetorin 2013 një vendim i qeverisë krijoi një komitet Ndërministror të përbërë nga zëvendës ministra që do të ishte hapi i parë për krijimin e terrenit për veprimtarinë e këtij grupi të strukturuar kriminal që si qëllim kishte vetëm që me anë të mashtrimit,  duke krijuar situata të pavërteta, duke shfaqur shenja të qarta të korrupsionit në çdo strukturë qeverisëse të përfshirë, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që i janë marrë padrejtësisht  taksapagueseve shqiptarë shumën e 430  mln euro

    Grupi strukturuar kriminal 430 mln euro nuk mund të ishte kaq i suksesshëm nëse në mesin e tyre nuk do të kishte të përfshirë nivelet më të larta të politikës dhe shtetit, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, ministrat Ahmetaj, Gjiknuri dhe Koka, sekretarët e përgjithshëm Agaci dhe Bllako, kryebashkiakët Veliaj, Sejdini dhe Subashi, dhe një zinxhir të tërë zyrtarësh publikë, që me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar vjedhjen galopante të parave të shqiptarëve.’- tha Tabaku.

  • VIDEO

    Duma refuzon ftesën e Berishës: PD duhet të ecë përpara, jo pas! Basha të dorëhiqet, s'ka mbështetjen e shumicës së deputetëve

    Grida Duma ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen teksa refuzoi ftesën e Sali Berishës, për t'iu bashkuar Komisionit të Rithemelimit.

  • VIDEO

    Përplasja e PD-së ‘shpërthen’ edhe në Kuvend, Tabaku u tërheq vëmendjen kolegëve

    eksa po prezantonte raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor për inceneratorët në Kuvend, deputetja demokrate u ka tërhequr vëmendjen kolegëve të saj, të cilët siç duket janë përfshirë në një debat mes tyre.

    ‘Unë u këkroj kolegëve demokratë, ju lutem e di që ka gjëra shumë të rëndësishme për të debatuar, por kjo është puna e Partisë Demokratike për 4 vite.’- tha Tabaku, e cila kërkoi vëmendjen e kolegëve.

    Pas zgjedhjeve të 6 marsit, disa deputetë të PD-së i kanë kërkuar Bashës largimin si kryetar i PD-së.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv