-
VIDEO
Të largohem nga politika që të shpëtoj PD-në? Berisha: Mjeranët nuk i referohen logjikës së votës së lirë
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratën e bërë së fundmi nga disa deputetë të PD që ai të largohet bashkë me Bashën për të shpëtuar PD-në.
"Duke vlerësuar çdo lloj propozimi mund të them se ata që nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votës dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran. Gjithçka Sali Berisha nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë tjetër përveç se votës së lirë. Si ka mundësi që 70% e popullit opozitar u rreshtua në krah të Berishës është se ata duan votën e lirë. Vetëm kështu bëhet analiza. Nëse del jashtë boshtit të votës së lirë pastaj ka një arsyetim 'sui generis' të rrezikshëm", tha Berisha.
-
VIDEO
Basha humbi zgjedhjet në 6 Bashki, Berisha: Harruan të thonë se 'Fajin e ka Saliu'
Humbjen e Lulzim Bashës në 6 Bashki, Sali Berisha e ka komentuar me ironi. Duke iu referuar deklaratës së Bashës se kanë votuar vetëm 30% e votuesve, Berisha tha se "ka harruar " të akuzojë se "fajin e ka Berisha".
"6 marsi është kushtrim për të gjitha ata të PD, thanë se fajin e kanë ata që nuk kanë dalë në zgjedhje, harruan që të thotë 'Fajin e ka Saliu'.
-
VIDEO
Kongres pajtimi? Berisha: I gatshëm për çdo propozim
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur i gatshëm për t'u ulur në një tryezë të përbashkët "pajtimi" mes demokratëve, mbështetës të tij dhe atyre të Bashës.
"Jam i gatshëm për çdo propozim që vendos në epiqendër votën e lirë të demokratëve, i vetmi moment është sepse dëgjoj ndonjëherë debate, mund të them edhe analistë që flasin për çdo gjë dhe jo për votën, u them shqiptarëve se gjithçka ka ndodhur në kundërshtim me interesat e tyre këto vite, bllokimi i procesit të integrimit, largimi i të rinjve, rritja e çmimeve, por jo pagës", tha Berisha.
-
VIDEO
Basha do të japë dorëheqjen? Berisha: Lulzim Brava do të keqpërdoret deri në fund
Sali Berisha mendon se Lulzim Basha nuk do të japë dorëheqjen por do të përdoret sipas tij deri në fundi.
"Cilido që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces dhe ka besim të vota e lirë është plotësisht i mirëpritur. Nëse më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim Brava, unë mund të them që ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij por keqpërdoret deri në fund", tha ish-Kryeministri në një konferencë për mediat nga zyra e tij.
-
VIDEO
Humbja në 6 bashki, Kapllanaj: Kryetarët e degëve kundër deputetëve, asnjë prej nesh nuk i ka kërkuar dorëheqjen Bashës! Të dy ‘liderët’ e PD-së duhet të bëjnë hapa pas
Disfata në zgjedhjete pjesshme vendore të 6 marsit, ku PD humbi në 6 bashkië dhe doli forcë e tretë ka nxitur diisa deputetë të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha, duke e bërë përgjegjës direkt për humbjen. Për Kapllanajn, duhet të ngrihet një grup pune, dhe të reformohet PD, dhe se të dy liderët duhet të bëjnë hapa pas dhe jo të shohin interesat personale.
-
VIDEO
Zgjedhjet e pjesshme vendore, KZQ certifikon rezultatin në 3 bashki
Partia Demokratike nuk u bë pjesë e mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që certifikoi rezultatet në 3 bashki në garën e pjesshme vendore të 6 marsit. KQZ i dha mandatit të Kryetarëve të Bashkisë Dibër Rahim Saphiut, Vorës, Blerim Shera dhe Rrogozhinë, Edison Memolla, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, Durrës, Shkodër, Lushnje, po bëhen ende verifikimet.
-
VIDEO
‘Nuk më dëgjuat’, paralajmërimi i Braçes: Në tetor iu thashë të mbillni grurë, tani është koha për mbjelljen e misrit
Lufta në Ukrainë, pas sulmit nga ushtria ruse, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve në vend, kryesisht edhe në çmimin e miellit. Deputeti Socialist, Erion Braçe, thotë se e kishte paralajmëruar nevojën për grurë në vend
-
VIDEO
Dita e 13 e agresionit rus në Ukrainë dhe kriza e çmimeve në Shqipëri
Ukraina ka hyrë në ditën e 13 të luftës ku duket se sanksionet do të bëhen edhe më të forta ndaj Moskës. SHBA dhe Britania e Madhe kanë vendosur sot të ndalojnë importin e naftës ruse. Presidenti Amerikan, Joe Biden ka konfirmuar ndalim të plotë për importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit. Në një deklaratë për mediat, Biden tha se kjo masë u mor për t'i dhënë një goditje të fuqishme udhëheqjes së Putin.
-
VIDEO
Privatizimi i Kompleksit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, SPAK po e heton për pastrim parash
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. Prokuroria e Posaçme i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen kthyer Ballës, SPAK thotë se kjo çështje është ende nën hetim.
-
VIDEO
Humbja e thellë e PD në zgjedhjet e 6 marsit, Pedagogu në Report TV: Rezultati 'shuplakë' për Bashën, s'është më i pëlqyer për bazën! Studiuesi: Nëse s'ikën vetë, duhet ta largojnë
Partia Demokratike pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, teksa pas kësaj disfate janë shtuar zërat brenda partisë që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës. Pedagogët Eris Çela dhe Mirdaim Axhani, në emisionin 'Studio Live' në Report Tv të gazetarëve Migena Sotiri dhe Arbër Hitaj, thanë se rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit ishte i pritshëm.
-
VIDEO
Dolën të fundit në zgjedhje, kandidatët e PD për Dibrën dhe Shkodrën mbrojnë Bashën: Votat u blenë, kryedemokrati s’duhet të japë dorëheqjen
Luan Haka dhe Xhemal Bushati, edhe pse humbën në zgjedhjet për kryetar të bashkisë në Dibër dhe Shkodër, i kanë dalë në mbrojte Lulzim Bashës. Në një kohë kur vetë mbështetësit më të ngushtë të Bashës po i kërkojnë të mbajë përgjegjësi dhe të jap dorëheqjen pasi PD doli forcë e fundit në zgjedhjet e 6 marsit, Haka dhe Bushati shprehen se BAsha nuk ka pse të jap dorëheqjen.
Pak para se të nisin mbledhjen në selinë blu me kryedemokratin Lulzim Basha, Luan Haka kandidati i PD për kryetar bashkie në Dibër tha se një bandë ka qenë e pranishme, duke bërë që ai të mos fitonte zgjedhjet. Sipas Hakës humbja erdhi si pasojë se në Dibër janë blerë votat.
“Me atë bandë që ka qenë në Dibër, të gjithë ministrat kanë qenë në Dibër dhe e dinë të gjithë sa është bërë pagesa për një votë në Dibër. Basha ka bërë fushatë. Pse Basha duhet ta mbrojë votën në Dibër? E gjithë administrata ishte në Dibër. Kjo nuk është dorëzim, por vazhdimi i një beteje.”, tha Haka.
Edhe Xhemal Bushati i cili kandidoi për bashkinë Shkodër, tha se Basha nuk duhet ta japë në asnjë mënyrë dorëheqjen nga drejtimi i selisë blu. Bushati tha se lidership më të ri se Lulzim Basha nuk ka deri më tani në Partinë Demokratike edhe pse sipas tij, do të bëhet një analizë për atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e pjesshme vendore.
A duhet të japë dorëheqjen z. Basha?
Bushati: Në asnjë mënyrë. Ne dhamë modelin më të mirë. Do bëjmë analizën e zgjedhjeve dhe do dalin problematikat. Më i ri se z. Basha s’ka lidership
-
VIDEO
Tha se do jap dorëheqjen nëse Berisha fiton Shkodrën, Agron Kapllanaj: Jam nxituar
Kryetari i komanduar i PD në Fier, Agron Kapllanaj duket se nuk do e mbajë fjalën që dha se do të jap dorëheqjen nëse Bashkinë Shkodër e fiton Berisha. Sot që tashmë kjo është fakt, i pyetur nga gazetarët Kapllanaj justifikohet me një fjalë "u nxitova".
"Sa i takon deklaratës sime që kam thënë që jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën ndoshta jam nxituar", tha ai.
Lidhur me humbjen e thellë që pësoi në bastionin historik të PD-së, Kapllanaj tha se Shkodrën nuk e humbën, por e fitoi aleanca e së keqes Berisha-Rama-Doshi.
"Shkodrën se humbi PD e fitoi Berisha Edi Rama dhe Tom Doshi", tha Kapllanaj.