-
VIDEO
Zhupa interpelancë me ministren e Arsimit për Maturën Shtetërore/ Kushi prezanton masat e marra! Deputetja: Ato që tregoni ju si risi, i ka futur PD që në 2006!
Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar në Kuvend një interpelancë me ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me mbarëvajtja e Maturës Shtetërore 2022. Gjatë interpelancës për Maturën Shtetërore në parlament, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi bëri një analizë të Maturës Shtetërore 2021, si dhe nënvizoi masat e marra për mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore 2022. Kushi nënvizoi se aplikimi i metodës së korrigjimit të pyetjeve me alternativa nëpërmjet sistemit elektronik eliminoi gabimet njerëzore, si dhe shkurtoi kohën dhe rritjen e cilësisë së korrigjimit. Ministrja tha se është punuar për Rregulloren e vitit 2022, e cila u prezantua në muajin shkurt gjatë një takimi me maturantë nga i gjithë vendi. Kushi tha se risi për këtë vit është se procesi i vlerësimit të testeve do të mbikëqyret edhe nga grupe pune të ngritura nga MAS, duke garantuar cilësi më të lartë vlerësimi.
-
VIDEO
Rritja e çmimit të naftës, Braçe: Qeveria ka mekanizma për ta ulur! Autoriteti i Konkurencës mos të bëjë sehir
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe tha se qeveria i ka mekanizmat për të ulur rritjen e çmimit të naftës në vend.
‘Problemi është çfarë u mjafton njerëzve jo mua. Unë eci dhe në këmbë. Unë mendoj se po, ka mekanizma për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë për bujqit për shtresën e mesme duhet ta mbaj shteti, jo tregtarët. Nuk do ti bashkohem protestës së qytetarëve. Ka aty njerëz që kanë dhënë kontribut domethënës në grabitjen e burimeve të gazit dhe naftës. Ka hajdut banal aty dhe ju si pyesni sepse tani bëjnë si civilistë. Me autoritetin e Konkurencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre. Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurencës të rri të bëj sehir kjo është e papranueshme!'- tha Braçe.
-
VIDEO
6 marsi/ Spartak Ngjela në Report Tv: Rama nxori Berishën fitues në Shkodër, janë bërë bashkë për të shkatërruar PD-në
Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit në bashkinë Shkodër, sipas avokatit Spartak Ngjela, tregoi se Edi Rama është bashkuar me Sali Berishën. Ngjela thotë në Report Tv se Partia Socialiste në Shkodër ka dal me 9 mijë vota më pak, krahasuar me zgjedhjet vendore në 2015. Ai thotë se Rama ia ka lënë vetë fitoren Berishës në Shkodër.
-
VIDEO
Berisha kërkon kreun e PD-së, çfarë do të bëjë Basha?
Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.
-
VIDEO
Gjobë prodhuesve të qeseve plastike, shpëtojnë qytetarët
Teksa qeveria është angazhuar që në 1 qershor të ndalë përdorimin e qeseve plastike në kuadër revolucionit mjedisor, komisioni parlamentar i veprimtarisë prodhuese vendosi gjobitjen e prodhuesve, por jo të qytetarëve. Por kundër ligjvënësve doli propozuesja e projektligjit, Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro.
-
VIDEO
PD disfatë më 6 mars, Elezi: Sulmet e Dumës jo për parime, por si trampolinë për t'u bashkuar me Berishën! Kalaja: Komisionerët e PD në Durrës votuan kandidatët e 'Shtëpisë së Lirisë'
Disfata e madhe që PD pësoi në zgjedhjet e 6 marsit ka bërë që edhe vetë deputetë e besuar të Lulzim Bashës t'i ktheheshin atij kundër dhe t'i kërkonin dorëheqjen. Më e ashpra mes tyre ishte Grida Duma, por për ish anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi ajo po e përdor këtë situatë si 'trampolinë' për t'iu bashkuar Berishës.
-
VIDEO
'Expo Dubai 2020', dita e Shqipërisë në një nga panairet më të mëdha në botë, Rama: Krenarë që jemi mes 192 vendeve pjesëmarrëse! Vend ynë i vogël mbetet ende për t'u zbuluar
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në një nga panairet më të madha botëror 'Expo Dubai 2020', bëri thirrje për të vizituar Shqipërinë, si një vend i vogël, por me bukuri të shumta që mbeten ende për t'u zbuluar. Për kryeministrin, kushdo që do të vizitojë vendin tonë, ka garancinë se jo vetëm nuk do të pendohet, por përkundrazi do të dojë të rikthehet.
“Midis kaq shumë vendesh të jesh i vogël ne jemi një prani modeste por besojmë se jemi mes atyre vendeve që mbetet ende për tu zbuluar dhe mes atyre destinacioneve që mbeten ende për tu shijuar nga njerëzit nga Europa, Lindja e Mesme e nga mbarë bota. Për këdo që do të vizitojë pavijonin tonë modest të gjitha ata që po dëgjon fjalët dua t’ju them ejani në Shqipëri dhe mund t’iu garantoj se kurrë nuk do të pendohemi në të kundërt do të domi të riktheheni sërish”, tha Rama.
-
VIDEO
Pasi mundi PD-në më 6 mars, Berisha ftesë deputetëve demokratë: Bashkohuni me elektoratin, do të garoj për kreun e PD! Kongres pajtimi? Jam i gatshëm për çdo propozim, s'krijoj parti të re
Sali Berisha u ka bërë një ftesë deputetëve të cilët i kërkuan largimin Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD pësoi një disfatë të thellë dhe humbi në 6 bashki. Sipas Berishës, 6 marsit nxori në dritën e diellit se ‘Shtëpia e Lirisë’, ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare.
-
VIDEO
‘Nuk kam humbur asnjë betejë’, Berisha për deklaratën e Bashës: Po sillet si alien në politikë
Sali Berisha tha se deklarata e Lulzim Bashës se nuk ka humbur asnjë betejë, do të thotë të sillesh si alien.
‘Të deklarosh se nga 2013 gjer në sot se nuk ka humbur asnjë betejë do të thotë të sillesh si alien në politikë. Është absurde se bën njeri me fakultete normale. Nuk mohohet se ka pasur dhunim dhe ndërhyre brutale mbi votën e lirë të qytetarëve, por nuk mohohet se ish-kreu i PD-së kishte vetëm një objektiv, karrigen biznesin dhe pazaret me Edi Ramën. Kjo kohë ka marrë fund. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.’- tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Do garojë për kreun e PD-së dhe do pranoj çdo lloj rezultati! S'do krijoj parti të re
" Zonja guvernatore i lejoi vetes të ndërhyjë në fushatë kundër Sali Berishës, doja t'u thoja zgjedhësve ja "unë jam Sali Berisha". Është jashtë çdo lloj imagjinate që unë do të devijojë nga ky kurs nga vendimi im i shpallur para demokratëve që do të garoj për kryetar të PD, por duke garantuar çdo personalitet që dëshiron të hyjë në garë, kushte të barabarta, teknike, materiale dhe të gjithanshme dhe do pranoj rezultatin e tyre pa asnjë koment. Rikthimi ka ndodhur në 6 mars. Kishte pikëpyetje më parë se jo po ka deputetë, ja ku janë , ajo votë është rikthimi i Sali Berishës. Pse është 31%, po nuk jemi shumicë, por stacion i fuqishëm për t'u bërë shumicë, opozita apo logo e opozitës kanë marrë 44% të votave, aq sa kanë marrë në zgjedhjet e 25 prillit çka për mua është shumë pozitiv dhe kjo falë 'Shtëpisë së Lirisë', tha Berisha.
-
VIDEO
Pasi mundi PD-në më 6 mars, Berisha ftesë deputetëve demokratë: Bashkohuni me elektoratin, do të garoj për kreun e PD! Kongres pajtimi? Jam i gatshëm për çdo propozim, s'krijoj parti të re
Sali Berisha u ka bërë një ftesë deputetëve të cilët i kërkuan largimin Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 6 marsit, ku PD pësoi një disfatë të thellë dhe humbi në 6 bashki. Sipas Berishës, 6 marsit nxori në dritën e diellit se ‘Shtëpia e Lirisë’, ku PD ka rolin kryesor, përbën opozitën e vërtetë shqiptare.
-
VIDEO
Berisha: 6 Marsi faktoi rikthimin e Sali Berishës, i qëndroj deklaratës për të marrë drejtimin e PD-së
Sali Berisha tha se zgjedhjet e 6 marsit kanë faktuar rikthimin e tij fuqishëm e tij në jetën aktive politike. Në një konferencë për gazetarët ai tha se i qëndron deklaratës së tij për të marrë drejtimin e PD-së.
‘Nuk mund të gjesh deklarata të Berishës se ai nuk i ka qëndruar dhe ato që mendojnë këtë gabojnë. Sali Berisha para disa muajsh ishte një deputet i thjeshtë. Me humbjen e partisë së PD-së aksionet e tij sikundër edhe të partisë ranë në shifra të mjera. Vendimi im bëri që aksionet e PD-së dhe të miat të rriten në një kohë të shkurtër më shumë se kujtdo tjetër në Shqipëri. Në rast se 6 marsi faktoi një të vërtetë, ajo e vërtetë është rikthimi i Sali Berishës. Rikthimi me një mbështetje 31% të elektoratit shqiptar.’- tha Berisha.