-
VIDEO
Deputetët i kërkojnë dorëheqje pas humbjes, Basha hesht! 2 dorëheqje brenda PD, ikën dhe Açka! Salianji: Ka humbur mbështetjen si kryetar, barrë e rëndë për opozitën
Humbja e 6 marsit zhgënjeu deputetët e Bashës të cilët në bllok i kërkuan dorëheqjen. Për kërkesën e përsëritur të grupit të tij parlamentar për dorëheqje, kryedemokrati zgjodhi të shmangte komentin para gazetarëve.
Deputeti Ervin Salianji e quajti barrë të rëndë për PD vijimin e drejtimit të kësaj force politike nga Lulzim Basha. Nëpërmjet një stausi në rrjetet sociale, ai tha se kreu i PD është përgjegjësi kryesor për humbjen e zgjedhjeve.
-
VIDEO
Humbja në 6 Bashki, Salianji: Basha e ka humbur mbështetjen si kryetar, barrë e rëndë për opozitën! Të shpallë zgjedhjet brenda partisë! Açka: Largohem nga të gjitha postet e mia në parti
TIRANË- Dalja si forcë e tretë në zgjedhjet e 6 marsit e ka vënë Lulzim Bashën me shpatulla prej murit dhe ka ndezur pakënaqësi në radhët e deputetëve demorkat. Një prej tyre është edhe Ervin Salianji i cili ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Bashës, por që sot kërkon largimin e tij. Salianji është treguar i ashpër, ku thotë se Basha e ka humbur mbështetjen si kryetar i partisë, madje është bërë një barrë për opozitën që duhet të largohet. Deputeti i bën thirrje që të hapë garën për kreun e partisë.
Ai thotë se kandidatët e Partisë Demokratike ishin dinjitoz, prandaj përgjegjësinë kryesore për humbjen e sheh pikërisht te kryetari i partisë, Lulzim Basha.
-
VIDEO
Humbja e PD-së në 6 bashkitë, Boçi: Mospjesëmarrja në zgjedhje, mosbesim ndaj opozitës! Zgjedhësit mohuan logon e PD-së! Alarmante, ka një urrejtje në vend ndaj politikës
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, i rreshtuar krah, Sali Berishës, i ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, u shpreh se mospjesëmarrja tregoi mosbesimin tek opozita. Deputeti demokrat, u shpreh se shumë zgjedhës mohuan edhe logon e Partisë Demokratike. Boçi tha se është alarmante fakti që ka një urrejtje ndaj politikës në vend, pasi votuesi po përçmon politikën.
-
VIDEO
Humbi në 6 bashkitë, Basha mbledh në orën 17:00 krerët e degëve të PD , komenti për gazetarët?
Pas disfatës së thellë që pësoi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledhë në orën 17:00 Kolegjin e Kryetarëve. Mbledhja e cila do të zhvillohet në selinë blu, është thirrur nga kreu i demokratëve dhe vjen pas mbledhjes me tone të ashpra që pati mbrëmjen e djeshme në grupin parlamentar. Ai është parë të futet në ambientet e selisë së partisë, ku ka zgjedhur që të mos i përgjigjet interesimit të gazetarëve.
Në mbledhjen e djeshme, një pjesë e deputetëve i kërkuan largimin nga drejtimi i demokratëve, si forma e vetme për të shpëtuar partinë. Ky zemërim në radhët e demokratëve erdhi pasi Partia Demokratike në drejtimin e Lulzim Bashës pësoi humbjen e 6 radhazi në zgjedhje.
-
VIDEO
PD humb thellë më 6 mars, deputeti Sula: Basha dhe Berisha të ikin, nuk frymëzojnë! Mandati im nuk ka vlerë pa mbështetjen e demokratëve
Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula teksa po fliste në Report Tv për humbjen e thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme vendore, tha se kryedemokrati Lulzim Basha nuk i frymëzon më demokratët dhe se duhet të tërhiqet.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve, Rama: Do të krijojmë një komitet të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës
Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës.
‘Do krijojmë një komiteti të posaçëm ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Ne nuk jemi në kushtet e një kërcënimi ushtarak, por jemi si të gjitha vendet e tjera të NATO-së edhe më gjerë sesa vendet e NATO-s në kushtet e përdorimit të përditshëm ekonomik në përballimin e kostove dhe vlerave në çmim të mallrave të konsumit. Sot dëshirojmë që të flasim në mënyrë specifike për energjinë, pasi është edhe palca e shtyllës kurrizore të gjithë sistemit ekonomik, ndërkohë që kërcënimi thellimit të krizës energjiitike vjen duke u rritur çdo ditë. Para disa muajsh unë e paralajmërova atë që po vinte, por pa më shkuar ndërmend se lëvizja e lexueshme gjeopolitik e Rusisë në ato moment e për të ndikuar mbi çmimet në energji dhe hidrokabrure ishte preludi i një agresioni të armatosur.’- tha Rama.
-
VIDEO
E pyesin për Bashën, Rama: Nuk e kam pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet! Po mendojmë si të mbrojmë shqiptarin nga kjo flamë
Kryeministri Edi Rama refuzoi që të fliste ditën e sotme për politikë, teksa u pyet nga gazetarët për Lulzim Bashën dhe zgjedhjet e 6 Marsit, ku PD i humbi të gjitha bashkitë.
‘Këto tema janë një luks i jashtëzakonshëm, është koha që të shihemi shumë më në sy me njëri tjetrin, dhe të kursejmë llafet, pasi larg qoftë gjërat shkojnë të paguhen dhe me jetë, siç po ndodh në Ukrainë. Sot ka vetëm një gjë në kokën time, si ta mbrojmë sa më mirë shqiptarin, konsumatorin nga kjo flamë kaq e madhe. Ja e fituam Durrësin, Vorën, çfarë lidhje ka kjo me situatën që po kalojmë. Nuk mbaj mend kurrë që të mos e kemi pasur mendjen asnjë minutë te zgjedhjet, fituam fituam’- tha Rama.
-
VIDEO
Agresioni rus në Ukrainë, Rama: Kursimi i energjisë i domosdoshëm, është luftë
Kryeministri Edi Rama tha se një plan kursimi për energjinë do të jetë i domosdoshëm, pasi jemi në luftë. Ai tha se problemi kryesor me të cilin do të përballemi është mungesa e energjisë.
"Kemi zgjedhur në 1990 të jemi vend që është ekonomi e lirë e tregut. Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, do ishin dakord të ndërhynim me diçka që është artificiale, ato i kanë veç ato taksa. I kanë por i kanë veç, nuk i kanë në strukturën e çmimit. Kosova dhe Maqedonia kanë rritur çmimin e energjisë në faturën e familjarëve. Ne bëjmë rregullisht çdo vit, 45 milionë dollarë subvencion për familje në nevojë, për të mbajtur kilovatin e tyre 7 lekë, ndërkohë që pjesa tjetër e paguan 9,5 lekë. Sot qeveria e blen 61 lekë, këto paguhen nga buxheti dhe në faturën tonë vjen 9,5 lekë. Është e drejtë që të ndërhymë sot te çmimi energjisë dhe të godasim pa përjashtim të gjithë për të ulur çmimin e naftës, që kjo nuk besoj se ndodh. Unë nuk mendoj që kjo është e drejtë. Kjo qeveri po rri në vend dhe nuk po lëviz për të rritur çmimin e energjisë. Sot prapë jemi mirë se ka dhe më keq. Qeveria rus dje kërcënoi se Europa duhet të përgatiti për 300 dollarë fuçia e naftës, është më shumë se dyfishi i çmimit aktual, i cili është një çmim marramendës në raport me atë që ishim. Mungesa e energjisë është problemi kryesor. Plani i kursimit është i domosdoshëm, është luftë. Nuk hy tek ata që thonë se është fillimi i luftës së tretë botërore, por jemi në një luftë shumë me impakt mbi të sotmen dhe të nesërmen. tregu është kontrollit të qeverisë.", u shpreh Rama.
-
VIDEO
Balluku: Nuk do të ketë kufizim, deri sa të ketë energji elektrike në treg
Ministrja e Energjisë Belinda Balluku tha për momentin nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Por nëse në treg nuk do të plotësohen kërkesat për energji, do të ketë kufizim të energjisë, ndërsa shtoi se qeveria ka një plan për kursimin.
‘Nuk njoftova se nuk do të ketë kufizime! Çmimi është një hall shumë i madh, po mbahet në kurriz nga qeveria shqiptare nuk po e ndjen konsumatori. Duhet të konsumojnë më pak naftë, jo të përdorim makinën për të blerë bukë. Nuk do të ketë kufizime përderisa kohë do të garantojmë energjinë. Nuk do të ketë kufizime, deri në ditët kur nuk do të plotësojmë kërkesën nga tregu.’- tha Balluku.
-
VIDEO
Rama: Kaluam tërmetin dhe pandeminë e COVID-19, sfida e luftës më e vështira, por do ia dalim
Kryeministri Edi Rama tha se vendi ynë vitet e fundit është përballur me pasojat e tërmetit fatal, pandeminë e COVID-19 dhe tani luftën, të cilën e cilësoi si sfidën më të vështirë. Ai tha se pavarëissht se 13 ditët e fundit "na është kthye bota përmbys" Shqipëria do ia dali, pasi qeveria do të bëjë maksimumin për të mbrojtur njerëzit e vendit.
"Është jashtëzakonisht e komplikuar . Kemi qëllim të mbrojmë jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë. Duam të mbrojmë Shqipërinë nga agresioni dhe përshkallëzimi ushtarak të agresionit. Qilimi është të mbrohemi tani! Të bëjmë çmos për të mbrojtur njerëzit tanë. Nuk është një film si ajo që shohim nëpër ekrane. Është luftë reale, si në Luftën e parë botërore, si në vitin famëkeq të përpjekjes për spastrim etnik në Kosovë. Kjo ka brenda misionin e vështirë ushtarak, të paneglizhueshëm. Kjo është pamje e u përgjithshme, nuk iu thash asgjë të re. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka ndryshuar bota ku jetojmë në këto 13 ditë dhe është kthyer përmbysë, jemi në kushte lufte. Nuk po zhvillohet fizikisht këtu, bombat nuk janë mbi kokat tona, familjet tona janë të sigurta, por impakti është qartësisht i prekshëm në ekonominë e vendit. Detyrimi unë të garantojmë vazhdimësinë me sa më pak dhimbje, por pa dhimbje luftë nuk ka. Nuk është as vullneti ynë, as ën mundësitë tonë ta shmangim, duhet ta përballim. Siç ia dolëm në dy përballjen e tjera, do t'ia dalim sërish. Nuk e zgjodhëm as tërmetin, as COVID-19, kjo që ka ardhur është më e keqja.", tha kryeministri.
-
VIDEO
Rama: Rritja e çmimit të naftës ndikohet nga tregu dhe jo nga qeveria, është i njëjtë me vendet e tjera
Kryeministri Edi Rama tha se do të krijohet një komunitet ndërministror për përballimin e pasojave të luftës. Kreu i qeverisë tha se nuk rrezikohemi nga një agresion ushtarak, ndërsa përsëriti se rritja e çmimit të naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë.
‘Sot çmimi i brendit të naftës ka kapërcyer. Nuk ka qenë e largët dita kur fuçia ishte 40 në 147 dollarë. Kjo është një gjë e pandodhur në historinë e naftës. Kjo si rezultat i diskutimit të brendshëm mes vendeve të aleancës për bojkotimin e naftës ruse dhe një kohësisht si rezultat i diskutimit ndaj varësisë nga gazi rus. Vendet e mëdha të aleancës ndeshen me kritikën në rritje se po financojnë luftën duke blerë gazin. Jemi drejtpërdrejt të prekur si të gjitha vendet e tjera. Diskutimi për çmimin e naftës në Shqipëri ndikohet nga tregu dhe jo nga vendimet e qeverisë. Është i pjesshëm për shkak se nuk merret parasysh që në strukturën e çmimit kemi kontribute që në vende të tjera paguhen veças. Shumatorja e shpenzimeve e atyre që konsumojnë naftë është njësoj, mjafton të bëhet përllogaritja e taksave që paguhet jashtë çmimit të naftës. E një ndryshim në favor të atyrë që konsumojnë më pak pagujnë me pak. Çmimi naftës nuk varet nga qeveria.’- tha Rama.
-
VIDEO
Baçi në ‘Repolitix’: Zgjedhjet treguan kush është opozita e vërtetë! Hoxha: Basha duhet nxjerrë 1 orë e më parë nga selia, betejën e kemi me Ramën
TIRANË- Zgjedhjet e 6 marsit e radhitën PD si forcën e tretë politike në vend, duke u mundur nga Sali Berisha, ish-lideri i tyre, me koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’. Lulzim Basha nuk mundi të fitonte asnjë bashki, duke humbur për të gjashtën herë radhazi. Lisandër Hoxha thotë se Basha duhet nxjerrë një orë e më parë nga selia blu. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Hoxha thotë se Basha është një humbës që po mban peng PD. Ai shprehet se Komisioni i Rithemelimit nuk e ka betejën me Lulzim Bashën, por me Partinë Socialiste.