Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Amerikanët kërkuan ndihmën e Rudina Hajdarit që të merrte drejtimin e PD! Bisedat e Moore me Berishën! Ish-deputetja për Report Tv: S'kam koment

28 Janar 2022, 19:20

Një negociatë në vitin 2018 mes Jonathan Moore dhe Sali Berishës në zyrën e këtij të fundit, duket se është zbardhur ditët e fundit. Bëhet fjalë për takimin mes zyrtarit të lartë amerikan me Berishën teksa PD drejtohej nga Lulzim Basha. Analisti Lorenc Vangjeli zbuloi në ‘Kontrast’ se Moore ka kërkuar mbështetjen e zonjës Rudina Hajdari për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Ndërkohë që Rudina Hajdari e kontaktuar nga Report Tv ka thënë se nuk ka koment.