-
VIDEO
Përvjetori i 31 i PD, Basha: Ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë për interesat e tyre! Nga ky 11 dhjetor do të dalim më të bashkua
Ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë', ky ishte komenti i Lulzim Bashës për këtë 31 vjetor të themelimit të PD-së. Në hyre të selisë blu, ku sot do të zhvillohet një festë për ditëlindjen e kësaj partie, Basha thotë se pas këtij 11 dhjetori PD do të dalë e bashkuar.
"Gëzuar 11 dhjetuar ditëlindjen e PD, ditëlindje e thyer nga ata që e përçanë PD për interesat e tyre por nga kjo ditëlindje PD do të dalë e bashkuar dhe e vendosur për demokratët", tha Basha.
-
VIDEO
Report Tv e pyet: A do të shkoni sot në seli?/ Berisha niset për në Kuvend: Selia është e PD, jo e Bashës
Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e tij dhe është nisur për në Kuvendin e PD në stadiumin 'Air Albania'. Berisha është pyetur nga gazetari i Report Tv nëse do të shkojë në Seli sot dhe është përgjigjur: "Selia është e Partisë Demokratike".
"Kjo shënon mrekullinë e dytë më të madhe në historinë e lirisë së këtij kombi. Triumf i revolucionit paqësor në momentet më dramatike të vendit. Asgjë nuk pengon djem dhe vajzat, burrat dhe gratë e lirë, për tu bashkuar sot në rithemelimin e PD dhe pluralizmit politik shqiptar. Mesazh më in bukur, më i madh, më i fuqishëm që ata i dërgojnë sot të gjithë shqiptarëve gjithandej, ua dërgon miqve tanë konservator", tha Berisha.
-
VIDEO
Lefter Maliqi në Kuvendin e Berishës: Vij si pjesë e opozitës së bashkuar! Sot presim ndryshimin e madh, Basha dhe Bardhi patën dje përpëlitjet e fundit
Ish-deputeti Lefter Maliqi i është bashkuar Kuvendit të Sali Berishës, ndërsa tha për gazetarin e Report Tv, Ermal Qorin e sot pret 'ndryshimin e madh'. Sipas Maliqit, dita e sotme do të bashkojë opozitën, teksa shtoi se dje Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi 'patën përpëlitjen e fundit'.
"Nuk jam delegat, jam opozitar, pjesë e opozitës së bashkuar, mirënjohës i Berishës për ato që ka bërë për qarkun e Beratit. I vetmi që pavarësisht gabimeve që ka bërë PD, ndryshimet gjatë drejtimit të tij kanë qenë të dukshme. Edhe unë jam i prerë në besë nga Lulzim Basha. Luli me Bardhin dhe shoqatën e tij ka patur përpëlitjet e fundit. Sot është shi, bereqet, sot presim ndryshimin e madh, dhjetori i dytë edhe më i madh se ai i 1990. Sot është bashkimi i opozitës. Sot gjithë opozita e bashkuar është me Sali Berishën", tha ai.
-
VIDEO
Sot Kuvendi i thirrur nga Berisha, nis hyrja e delegatëve në 'Air Albania'! Pritet votimi i një mocioni mosbesimi për shkarkimin e Bashës! Kryedemokrati 'sfidon', festë në seli për themelimin e PD
Pak minuta para nisjes së Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Report Tv zbulon detaje se çfarë pritet të ndodhë, që nga verifikimi i mandateve në mënyrë elektronike, e deri tek ndryshimet statutore.
-
VIDEO
Lufta e shifrave dhe orët e fundit para Kuvendit të Berishës
Lufta e shifrave te pjesemarrjes se delegateve ne prag te Kuvendit te thirrur nga Berisha dhe nga Basha . Pas pak debat per kuvendin e 11 dhjetorit ne 31 vjetorin e themelimit te PD. Cfare do te ndodhe neser, a do ta shkarkoje kuvendi Lulzim Bashen dhe cila eshte agjenda e parashikuar. Me Ferdinand Xhaferaj, Indrit Hoxha,Bledian Koka,Besart Logu, Grid Rroji, Besa Sharrah
-
VIDEO
Rama i pakënaqur nga 25 prilli: PS e Shkodrës do të strukturohet nga zero! 3 mandate i merrnim vetëm me lulen simbol të partisë
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama i ka bërë "dush të ftohtë" degës së Partisë Socialistë në Shkodër!
Në takimin që kishte për qëllim analizën e 25 prillit dhe riorganizimin e PS , kryeministri tha se partia në Shkodër do të ketë riorganizim nga zero, në përpjekje për të rregulluar gabimet e së shkuarës, sipas tij. Nga sa bëjnë me dije burime për Report Tv, kreu i qeverisë ka qenë i pakënaqur nga rezultati i zgjedhjeve, për pasojë ka bërë me dije se strukturat humbëse do të zëvendësohen nga "të rinj me energji të reja".
-
VIDEO
Nesër Kuvendi i Berishës/ Xhaferraj: Bie ndesh me statutin e partisë! Logu: Finalizon aksionin e ish-kryeministrit! Ish-këshilltari Berishës: Interesa personale të dy palëve
Vetëm pak orë na ndajnë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që stadiumin ‘Air Albania’ kanë nisur përgatitjet, por për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj ky Kuvend bie ndesh me statutin e partisë. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Xhaferraj thotë se duhet të kishte një vendim kryesie për thirrjen e Kuvendit, ndërsa foltoren e konsideron si një aktivitet politik të ish-kryeministrit.
-
VIDEO
Shembja ish-godinës së ATSH, inxhinieri që bashkëpunoi me Maks Velon për Report Tv: Nuk e dëmtoi tërmeti! Po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e qytetit
Me shembjen e ish-godinës së ATSH-së, në Tiranë, inxhinieri Orhan Sakiqit i janë shkatërruar edhe kujtimet. Sot, kur nga ajo hapësirë kanë mbetur disa rrënoja, ai ka rrëfyer në emisionin 'Studio Live' me gazetarin Arbër Hitaj momentet e projektimit të kësaj godine, që për kohën ka qenë me e veçanta, Sakiqi tregon për kujtimet që ka pasur me Maks Velon, arkitektin dhe veçantinë që mbarte në vetëvete ajo godinë.
-
VIDEO
11 dhjetori, dita e Berishës apo e PD?
-
VIDEO
Komisioni i Venecias vendos përfundimisht: Pro zgjatjes së afatit të vettingut, janë respektuar kriteret
Komisioni i Venecias tashmë e ka thënë fjalën e fundit. Sipas ekspertëve më të mirë të çështjeve kushtetuese në Evropë propozimi i Partisë Socialiste për të shtyrë mandatin e KPK dhe KP, institucionet e shkallës së parë të vettingut. Vendimi përfundimtar është marrë sot në seancë plenare të Venecias.
-
VIDEO
Kuvendi i 11-dhjetorit/ Çupi: Berisha vetëm dhunë ka prodhuar, sytë e NATO-s e SHBA-s nesër do jenë në Tiranë! Andoni: Basha e Berisha pengesë për të ardhmen e PD-së
Për analistin Frrok Çupi, Kuvendi që do të zhvillohet nesër do të jetë i pakontrolluar, populist dhe me fjalë pa kuptim. I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Çupi u ndal tha se thirrja e ambasadës amerikane për qytetarët e saj që të bëjnë kujdes, ndryshe nga herët e tjera kishte një krye të deklaratës fjalën 'alert', që paralajmëron një rrezik për tubimin e Berishës. Më tej analisti shtoi se nesër sytë e NATO-s dhe të SHBA-së do të jenë mbi tubimin politik të Sali Berishës, ndërsa theksoi se ky i fundit vetëm dhunë ka prodhuar.
-
VIDEO
Carlo Bollino: Medalja 'e pamerituar' që më vë në gjoks Sali Berisha
Mbrëmë duke harruar Sorosin ai më akuzoi si burim kryesor të Departamentit të Shtetit për shpalljen 'Non Grata, duke pranuar de fakto që dy investigimet e mia mbi korrupsionin e familjes së tij ishin thjesht të vërteta. Por unë nuk besoj se kam asnjë meritë të veçantë. Në fakt, çka ka dënuar përfundimisht Sali Berishën më shumë se korrupsioni, është roli i tij si “minues i demokracisë”.