-
VIDEO
Escobar: Do të ketë pasoja për PD nëse zgjedh në krye Sali Berishën! Pse s'hetojnë institucionet vendase? Ambasada e SHBA: Tubim politik nesër, amerikanët të kenë kujdesW
I dërguari special i SHBA, për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, tha sot se do të ketë pasoja nëse PD zgjedh në krye dikë që është i shpallur 'non grata' nga SHBA. Për ish-kryeministri Berisha Escobar u shpreh se nuk takohet me të pasi ai është i shpallur 'non grata', ndërsa pyetjes se përse ai u fut në listën e zezë nga DASH, deklaroi se nëse keni pikëpyetje, nisni hetimet.
- W
-
VIDEO
Bardhi ftesë Berishës: Hajde në 18 dhjetor dhe diskuto për çështjet që mendon se duhet diskutuar
Gazment Bardhi i ka bërë ftesë Sali Berishës që të vijë në 18 dhjetor. Kjo vjen si përgjigje për ftesën që i bëri pak më herët ish-kryeministri.
" Konfirmoj pjesëmarrjen në 18 dhjetor, ftoj dhe Berishën që të parashtrojë edhe çështje që mendon se duhet të diskutohen mes demokratëve dhe e kam si përgjegjësi statusore", tha Bardhi.
-
VIDEO
Zbardhen kryetarët e degëve që kanë dalë kundër Kuvendit të 18 dhjetorit, pritet shkarkimi i tyre
Gazment Bardhi bëri me dije kryetarët e degëve që kanë dalë kundër 18 dhjetorit. Në total janë 11, ndërsa pjesa e mbetur pritet të bëhet me dije në vijim.
-
VIDEO
Bardhi: Në 11 dhjetor nuk shkarkojnë dot Lulzim Bashën! Në 18 dhjetor, s'do ketë përjashtime
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi është shprehur se në 18 dhjetor nuk do të ketë shkarkime, në ndryshim nga ai i 11 dhjetori, ku flasin për largimin e Lulzim Bashës.
"Sepse kanë gjykuar situata nuk zgjidhet me mitingje e as me Foltore por me institucione dhe kjo është arsyeja pse i janë bashkuar, në momentin që ka miratuar Kuvend, kanë konfirmuar se do marrin pjesë në 18 dhjetor. Nuk do ketë shkarkim të askujt, për Sali Berishën, kryetari i PD është shkarkuar që në 9 shtator, në momentin që përballë interesit personal, të vendoste interesat e PD", tha Bardhi.
-
VIDEO
Bardhi: 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor! 1126 kanë refuzuar! Paralajmëron shkarkimin e 11 kryetarëve të degës
Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi takim me Kolegjin e Kryetarëve,
"Pas një rrëmuje disa mujore me gjoja nevojën me thirrjen e Kuvendit, në 15 nëntor vendosi thirrjen e Kuvendit në 18 dhjetor në orën 11:00. për fat të keq gjuha përçarëse dhe retorika përçarëse e Berishës, vijoi edhe pas vendimit te kryesisë, ku çdo anëtarë do duhet të marrë pjesë për të diskutuar si një familje e madhe për çdo problematikë që mund të ketë në PD. Dua para se të ndjekim një material dhe t'ju informojmë për procesin e organizimit, falenderoj të gjithë kryetarët e degëve të PD në këtë komunikim publik, për përgjegjësinë e lartë në këtë proces, komunikimin intesiv me strukturat dhe me përgjegjësinë e lartë për ndjekjen e procesit të informimit të demokratëve", tha Bardhi.
-
VIDEO
Nesër Kuvendi i thirrur nga Sali Berisha, pritet votimi i një mocioni mos-besimi për shkarkimin e Bashës! Report Tv zbardh detajet çfarë do ndodhë më 11 dhjetor
Nën moton ‘Për një Parti Demokratike, më të hapur, më të fortë dhe më të bashkuar’ Sali Berisha mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ditë e cila sipas tij do të shënojë rithemelimin e PD.
Mikpritja e demokratëve do të bëhet në stadiumin ‘Air Albania’, ku po përgatitet ngritja e një podiumi, në të cilin do të mbajnë njëri pas tjetrit fjalën për rreth 5 orë ish lideri i PD dhe ish themelues të saj, delegatë dhe ata që u bënë pjesë e grupit që hartoi draft-statutin e ri.
-
VIDEO
Berishës i dështon 'Live' në Facebook, videoja jepet bashkë me dublën: E bëmë gabim, ta përsërisim edhe një herë
Sali Berisha në deklaratë për media. I dështon 'Live' në Facebook. Videoja jepet bashkë me dublën!
"Do udhëheq revolucionin paqësor, rikthimin e votës së lirë për anëtarët simpatizantët e PD brenda kësaj partie, rikthimin e votës së lirë për shoqërinë shqiptare në tërësi. Të dashur delegatë, moti është një faktor që nuk varet nga ne, megjithë zjarrin dhe entuziamin që keni nga brenda, të vini të pregatitur me veshjet më të trasha të mundshme për të mos ndjerë të ftohnin, shiu nuk bie në zonën ku jemi ne, por klima është kjo që ju e shihni vetë. Ftoj të gjithë delegatët të partisë demokratike, drejtues kryesor të saj duk përfshirë edhe të themi kryetarin në letër të saj, Lulzim Basha të gjithë drejtuesit dhe deputetët e PD të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ne të vijnë nesër në Kuvend", tha Berisha.
-
VIDEO
Kuvendi i 11 dhjetorit, debati në Report Tv/ Balliu: Çdo qindarkë e 'Foltoreve' do bëhet transparente! Basha, 'Kim philby' i pluralizmit, e shkarkojmë! Gjikondi: Berisha, varrmihësi i PD
Në studion e Report Tv mesditën e sotme u diskutua vizita e të dërguarit special të SHBA për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar. Ndër të tjera u diskutua se çfarë do ndohë me Kuvendet e PD. Në studio ishin të ftuar juristja Brisida Gjikondi dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu.
Balliu mohoi akuzat e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Roland Bejko i cili deklaroi mbrëmjen e kaluar në Report Tv se Basha është kërcënuar për të liruar selinë blu më 11 dhjetor. Ish-deputeti i PD i quajti mashtrime këto deklarata.
-
VIDEO
Përse erdhi Escobar në Shqipëri?
Emisioni Repolitix trajtoi temën e vizitës të I dërguarit special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar
Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.
-
VIDEO
Misteri i madh/ Ku i gjeti Sali Berisha miliona euro për financimin e 27 ‘Foltoreve’, fushatës publicitare, eskortës, truprojave, karburantit, biletave dhe avokatit francez?!
TIRANË- Sa vijnë e shtohen dyshimet sa i takon burimit të parave të Sali Berishës për të mbuluar financiarisht aksionin e tij politik, pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2021, por sidomos pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar demokrat. Në një kohë kur akuzon Lulzim Bashën për fshehjen e burimit të mbi 600 mijë USD për lobim në SHBA përmes qarqeve ruse, Sali Berisha mbulon me alibi, heshtje dhe mister burimin e shpenzimeve për gjyqin kundër SHBA në Francë dhe mbajtjen e rreth 27 foltoreve.
-
VIDEO
Bejko në 'Repolitix': Basha është kërcënuar që të lirojë zyrën e PD ditën e Kuvendit! Malko: Në 11 dhjetor PD u themelua, po në 11 do të 'vdesë'
Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin 'Repolitix' në Report Tv duke thënë se Lulzim Basha është kërcënuar që të dorëzojë zyrën e selisë blu në 11 dhjetor. Kjo mesa duket shpjegon edhe deklaratën e pak ditëve të parë të kryedemokratit se është i përgatitur për çdo skenar në 11 dhjetor.
-
VIDEO
Debat i ashpër në 'Studio Live' mes 2 demokratëve! Baçi: Vizita e Escobar, jo mesazh për Berishën! Në 11 dhjetor do shkarkojmë Bashën! Dhuli: Pasi të lërë presidencën, edhe Meta 'Non Grata'
TIRANË- Debati sot në 'Studio Live' ka qenë shumë i fortë mes dy demokratëve, të cilët që nga 9 shtatori janë rreshtuar në dy kahe të ndryshme, Luan Baçi mbështetës i Sali Berishës dhe Skerdjan Dhuli, në krah të Lulzim Bashës. Në 'Studio Live' në Report Tv, të gazetarit Arbër Hitaj, deputeti demokrat, këmbëngul se nuk ka asnjë provë për shpalljen 'Non Grata' ish-kryeministrit, teksa thekson se sipas tij, vizita e të dërguarit special të SHBA-së për rajonin e Ballkanit, Gabriel Escobar, nuk është sinjal për Berishën.