-
VIDEO
Anëtari i ri i Kushtetues, KED lejon vazhdimin e garës për Sandër Becin, anëtarin e KLP
Sandër Becin, anëtari i KLP, vazhdon garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. KED kaq vendosur lejimin e garës për të për 2 vakancat e Vitore Tushës dhe Fatmir Hoxhës. Në garë ishte edhe Vate Staka, i cili më parë është tërhequr nga gara.
-
VIDEO
Lufta Berisha-Basha/ Andoni në Report Tv: Duhet të ikin të dy, PD është tashmë pa identitet! Përplasja vazhdon edhe pas 2 kuvendeve
Kur duhet edhe 1 javë nga 11 dhjetori, kur Sali Berisha ka paralajmëruar se do të mbajë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në stadiumin 'Air Albania', për analistin Ben Andoni ky Kuvend do të jetë thjesht miting.
Sipas tij të 2 protagonistët e kësaj përplasjeje, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, duhet të largohen.
-
VIDEO
Kuvendi i PD i thirrur nga Berisha, Luan Baçi: Delegatët e Fierit kanë firmosur 88.6% edhe pse Gazment Bardhi fryu listat në korrik
Prej ditësh përfaqësuesit e degëve të Partisë Demokratike që i janë bashkuar foltores së Sali Berishës kanë dalë para mediave dhe kanë publikuar emrat e delegatëve të cilët sipas tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-Kryeministri.
-
VIDEO
Dhjetori i ‘ndezur’ i demokratëve dhe rrëfimi i i arqipeshkvit të ri
Dhjetori i ‘ndezur’ i demokratëve, dy kuvendet që përçanë PD Fati i Partisë Demokratike pas 11 dhe 18 dhjetorit Akuzat dhe kundërakuzat e Berishës e Bashës Na ndiqni në një debat Pa Protokoll me Kreshnik Çollaku, Leonard Karaj, Plator Nesturi, Arber Hitaj, në lidhje skype nga Korca Sorina Koti. Në pjesën e dytë të ‘Pa Protokoll’, intervistë me një rrëfim të pazakonte Sh. T Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi I Arqipeshkvisë Metropolitane Tiranë-Durrës i emëruar së fundi nga Papa Francesku.
-
VIDEO
Çollaku në 'Pa Protokoll': Do bëhej 'Foltore' për Bashën nëse mbronte Berishën! Deputetja e PD: Kuvendet, e vetmja formë për të thënë gjërat hapur! Analisti: 11 dhe 18 dhjetori shkatërrojnë partinë
Deputeti Kreshnik Çollaku deklaroi se do kishte qenë shumë i gatshëm të bëhej ‘Foltore’ gjatë 8 viteve dhe PD ka pasur shumë nevojë. Më tej, ai u shpreh se ishte parashikuar ‘Foltore’ nëse Basha do të mbronte Berishën. Analisti Leonard Karaj, deklaroi se dy kuvendet e thirrura e shkatërrojnë Partinë Demokratike në thelb. Sakaq, deputetja e PD, Sorina Koti deklaroi se Kuvendet ndoshta janë e vetmja formë për të thënë gjërat hapur.
-
VIDEO
Vaksina për jetën, asnjë shanc tjetër!
-
VIDEO
'Foltorja' në Devoll, qytetari-Berishës: Nga e gjete këtë Bashën se do hajë kokën e tij
Një qytetar i pranishëm në 'Foltoren' e Berishës në Devoll, tha se Luli (Lulzim Basha) nuk e di si është themeluar PD-ja, me gjak e sakrifica. Ai iu drejtua Berishës duke i thënë se nga e gjeti këtë Bashën Sakaq, ai deklaroi se Basha do hajë kokën e tij.
-
VIDEO
Berisha: Një grup i vogël i kanë shitur shpirtin djallit, vjellin vrer gjithë javës, të premten shkojnë në xhami për të larë mëkatet
Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga ‘Foltorja’ e Devollit se makinera propagandistike e qeverisë është vërsulur në mbrojtje të kreut të meduzës. Berisha theksoi se një grup i ka shitur shpirtin djallit dhe vjellin vrer gjithë javës, ndërsa shtoi se të premteve shkojnë në xhami për të falur mëkatet, por prap dalin mëkatarë.
-
VIDEO
Certifikata vaksinimi në këmbim të parave?! Manastirliu: Një njollë e zezë që s’e hedh dot poshtë gjithë sistemin
Ministrja Ogerta Manastirliu u ndal sot në rastet sporadike ku qytetarë në bashkëpunim me mjekë kanë siguruar certifikata vaksnimi false. Për ‘Kontrast’ në Report TV, ministrja tha se po bëhet gjithçka që ‘deriçkat’ e abuzuesve të eliminohen. Ajo u shpreh se një pikë e zezë në sistem, s’mund të hedhë poshtë punën e të gjithë Shëndetësisë.
-
VIDEO
Berisha: Kryesia e PD në shkelje flagrante të parimeve dhe statutit! Janë emëruar nga kryetari! PD përjashtoi votën
Berisha deklaroi nga 'Foltorja' e Devollit se Kryesia e PD është në shkelje flagrante të parimeve ndërsa theksoi se 60 për qind e tyre janë të emëruar nga kryetari.
"Kryesia e PD në shkelje flagrante të parimeve të saj. 60 për qind është e emëruar nga kryetari. De fakto ajo është e paligjshme në parim, por e paligjshme dhe me statut sepse statuti kërkon se anëtari i kryesisë të votohet nga Këshilli Kombëtar me dy kandidatura dhe votë të fshehtë. Kryetari votoi 15 veta me kandidatura. 20 e disa të tjerë nuk i votoi fare. PD përjashtoi votën. Akti ynë i parë madhor do jetë rikthimi i votës. Do vendosim primaret dhe primaret janë një vlerë e madhe. Qëndrimet e Bashës janë antieuropiane dhe antiamerikane. Përjashtimi i votës është antieuropian dhe antiamerikan. Do rikthejmë votën ta bëjmë shtëpinë tonë, në shtëpinë e vërtetë të lirisë."-tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: Mund të mblidhemi në stadiumin 'Air Albania', pas Kuvendit të 11 dhjetorit do caktojmë protestën e madhe
Ish-kryeministri Sali Berisha foli nga ‘Foltorja’ e Devollit për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Berisha u shpreh se për 7600 delegatët e PD do të ishte stadiumi 'Air Albania' për t'u mbledhur, por kjo varet nga kushtet atmosferike. Berisha tha se pas miratimit të ndryshimeve statutore do të përcaktohet dita kur do të zhvillohet protesta e madhe kombëtare.
-
VIDEO
Manastirliu: 94% e të shtruarve në spitale, të pavaksinuar
Ministrja Ogerta Manastirliu konfirmoi sot se të gjitha llojet e vaksinave që përdoren në Shqipëri janë më se efektive. Ajo shprehu keqardhje që disa zëra edhe nga politika kanë ngritur një tymnajë rreth kësaj çështje. Në ‘Kontrast’ Manastirliu shtoi se Shqipëria e nisi vaksinimin në një kohë kur shumë vende të botës vareshin nga kontratat me COVAX.