-
VIDEO
Rama: Brenda 2022 nuk do të ekzistojë asnjë sportel, të gjitha shërbimet do jenë online
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se brenda 2022 nuk do të ketë më asnjë sportel, pasi të gjitha shërbimet do të jepen online.
" Nuk do kemi më sportele dhe në 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, se nëse i lëmë sportele nga një anë dhe sistemi nga ana tjetër, incercia do vijojë, të gjitha shërbimet në telefon ose në kompjuter dhe ato që rrinë në spotele për të kapur lekë nëpër xhepat e njerëzve s'do kenë mundësi që të shohin më, do jenë në zyra duke marrë nga kompjuteri kërkesat", tha Rama.
-
VIDEO
Bashkëqeverisja/ Brenda 2022 s'do ketë më asnjë sportel, të gjitha shërbimet online! Nëse administrata s'kthen përgjigje në kohë, ka sanksione
Pas vitit 2022, Shqipëria nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime nga më të ndryshme, kjo pasi e gjitha do të jetë online. Kështu, qytetari nuk do të ketë më nevojë që të ketë një mik, shok apo të japë para në këmbim që të marrë një shërbim të caktuar, tha kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi edhe me detaje se si do të funksionojë ky sistem.
-
VIDEO
‘Open Balkan’Shehu-Ramës: Është vetëm në interes të Serbisë,u përfshitë në një projekt të rrezikshëm
Deputeti Tritan Shehu në një interpelancë të thirrur për ‘Open Balkan' me kryeministrin Edi Rama tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme.
-
VIDEO
Bashkia e Tiranës dhe Banka Europiane e Investimeve firmosin marrëveshjen, Veliaj: Në 2024, ambicia jonë që Tirana të jetë me 24 orë ujë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, për furnizimin e Tiranës me 24 orë ujë, e cila do t’u shërbejë rreth një milionë banorëve.
-
VIDEO
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, Salianji: Problem përfshirja e personave të ekspozuar politikisht! Do ta votojmë pro
Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se opozita do të votojë pro projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave. megjithatë ai theksoi se do ta votojnë këtë ligj jo sepse besojnë te vullneti politik për ta zbatuar, por 't’ju hequr një instrument propagande që ju do ta përdorni që këta kanë ndonjë merak'. Sipas Salianjit problem është përfshirja e personave të ekspozuar politikisht të përfshirë në pastrimin e parave.
-
VIDEO
Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave, Ministri i Drejtësisë: Do ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i kërkoi sot deputetëve në Kuvend që të votojnë projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke theksuar se me rregullimet e propozuara, do të ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta. Sipas Manjës, po ashtu zvogëlohet edhe rreziku i financimit të terrorizmit. Ai theksoi se ndër të tjera është pjesë e një pakete ndryshimesh me rekomandime dhe se është edhe pjesë e detyrimeve që ka Shqipëria për hapjen e negociatave.
"Shqipëria nuk mund të jetë një vend që mund të kryhen veprimtari të paligjshme të pastrimit të parave apo financimit të terrorizmit. Me këto rregullime ngushtohen hapësirat për transaksione të dyshimta ligjore. Ndryshimet e propozuara zvogëlojnë rreziqet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Një nga ndryshimet më të rëndësishme është ai i zgjerimit të rrethi të personave të ekspozuar politikisht, shtohen kategori të tjera të subjekteve, pavarësisht se me sa pushtet ekonomik apo politik janë. Miratimi i këtyre ndryshimeve ligjore do mundësojë nxjerrjen e Shqipërisë nga lista e vendeve nën monitorim të shtuar", tha Manja.
-
VIDEO
Ministrja e Ekonomisë i përgjigjet Bashës: Forcojmë luftën kundër pastrimit të parave! Kullat në Tiranë janë zhvillim
Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha në Kuvend se qeveria do të angazhohet më fort kundër pastrimit të parave. Ibrahimaj theksoi se kanë ndërmarrë një nismë ligjore të rishikimit të ligjit organik, të drejtorisë së parandalimit të parave. Ajo bëri me dije se qëllimi i këtij ligji është fuqizimi i mekanizmit parandalues së pastrimit të parave. Ministrja iu përgjigj edhe kryedemokratit Basha i cili tha se kullat e larta në Tiranë po bëhen me paratë e drogës. Ibrahimaj tha se në perceptimin e saj, ndërtimi i kullave tregon zhvillim.
-
VIDEO
Akuzat për 'Toyota Yaris', Balla-Bashës: Kallëzoje penalisht Berishën për deklaratën
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, i kërkoi Bashës nga foltorja e Kuvendit që të kallëzojë penalisht Berishën që e akuzon për çështjen Toyota Yaris. Berisha në ‘Foltoret’ e tij ka thënë se Basha ka ndarë paratë e Toyota Yaris me Taulant Ballën. Sakaq, iu përgjigj kreut të PD edhe për deklaratën se lufta ndaj pastrimit të parave duhet të nisë nga parlamenti. Balla ftoi opozitën të votojë ligjin për pastrimin e parave.
-
VIDEO
Basha nga foltorja e Kuvendit: Krimi i organizuar ka sekserë në qeveri! Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës
Nga foltorja e Kuvendit, kryedemokrati Lulzim Basha tha se krimi i organizuar ka sekserë në qeveri. Basha deklaroi gjatë seancës plenare se nuk ka asnjë rastësi në veprimtarinë e pastrimit të parave. Sakaq, ai shtoi se nuk ka nevojë të kërkojmë për gjurmë kur ujku është në këtë sallë.
"Po hedhin kat mbi kat paratë e drogës duke goditur konkurencën dhe ekonominë. Asnjë sipërmarrës i ndershëm nuk përballet dot sipas rregullave të tregut, sepse qeveria i përgjigjet klaneve të drogës. Këto janë të evidentuara nga DASH dhe Këshilli i Europës. Shqipëria është në zonën gri të vendeve për pastrim parash. Sipas DASH citoj 'Shqipëria mbetet e pambrojtuar për pastrimin e parave për shkak të korrupsionit dhe institucioneve të dobëta qeveritare. Rreth 60 për qind e firmave të ndërtimit që kanë marrë leje në 2017-2019 nuk justifikojnë paratë. Janë pastruar 1.6 miliardë euro para të pista përmes ndërtimit. Një shumë e frikshme që mban në këmbë ekosistemin e kalbur ku gjallon krimi e korrupsioni.'"-tha Basha.
-
VIDEO
Rama ironi me Shehun: S’më keni dëgjuar, por lexove përgjigjen që kishe shkuar! Më vjen keq që flet me vete! ‘Ballkani i hapur’ do vazhdojë
Kryeministri Edi Rama në përgjigje të deputetit të PD-së Tritan Shehu, e ironizoi këtë të fundit duke i thënë se ai as nuk e ka dëgjuar se çfarë ka thënë në fjalën e tij për ‘Ballkanin e Hapur’. Rama tha se Shehu lexoi përgjigjen që kishte bërë gati të shkruar, dhe kjo për Ramën ishte si të flisje me vete. Në fund të fjalës së tij Rama tha se ‘Open Balkan’, do vazhdojë duan apo nuk duan ato, pasi është në interes të Shqipërisë.
‘Siç kishit shkruar përgjigjen pavarësisht nga fjala ime. Ju nuk më dëgjuar ndërkohë që unë ju dëgjova dhe më vjen keq t’ju them që ju flisni me vete dhe për vete. Duke bërë atë që keni bërë tashmë prej kohësh. Edhe tani që flasim prapë në partinë tuaj flitet me vetë dhe për vete dhe u thuhet shqiptarëve se flitet për ta. Askush nuk është kundër Ballkanit të Hapur ëhstë e vërtetë që gjithkush thotë se Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrja e tre vendeve të tjera është e mirëseardhur. Unë nuk hy në garë me kë është Amerika e me kë është Europa. Të kujtohet ai filmi ku i thoshte ai ‘burri ata do të na rrahin’. Ka rëndësi se çfarë mendojnë aleatët tanë por më rëndësi ka se çfarë bëjmë ne për vendin. Doni ju s’doni ju do të vashdojë pasi është në Interes të Shqipërisë dhe shqiptarëve.’- tha Rama.
-
VIDEO
‘Open Balkan’, Rama-Shehut: S’ka lidhje me Jugosllavinë e re! Kosova humbet që nuk merr pjesë në tryezë! Synojmë tregun e përbashkët rajonal
Kryeministri Edi Rama thotë se me nismën ‘Balkani i Hapur’ synohet një treg i përbashkët Rajonal, ku sipas kreu të qeverisë do të rritet me 6.7 % prodhimi i përgjithshëm shqiptar. Rama tha se në këtë nismë nuk ka lidhje as Jugosllavia e re dhe as Rusia apo Kina. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare shtoi se Kosova humbet duke munguar në atë tryezë.
'Ju thoni se Serbia nuk ka kërkuar ndjesë. Unë ju them se jo sipas meje apo qeverisë Shqiptare, por sipas institucioneve financiare shqiptare, ne duam një treg të përbashkët Rajonal ku të zbatohet 4 liritë themelore të BE-së. Nga ky bashkëpunim mund të arrijmë në 6.7% rritje të prodhimit të përgjithshëm shqiptar. Si mund ta privojmë veten nga kjo. Ne po synojmë të gjejmë burime të reja rritje ekonomike dhe mos të bazohemi vetëm tek këto burime. Një nga burimet e rëndësishëm është bashkëpunimi rajonal.
Se ku hyn Jugosllavia e re unë nuk e gjej dot. Është një hapësirë ku ne duam dhe unë synoj zbatimin e 4 lirive të BE-së. Ky është një krahasim absurd një lojë fjalësh për të çuan nismën që për mua është interes kombëtar, interes publik. Se si mund të jetë një vizion rus apo kinez i procesit të Berlinit unë nuk e di. Unë di që Ballkani i Hapur është brenda procesit të Berlinit. Kosova humbet duke munguar në atë tryezë. Historia tregon se ndërtimi i marrëdhënieve ekonomike është përdorur në histori si një katalizator për të zgjidhur çështje politike.’- tha Rama.
-
VIDEO
‘Open Balkan’, Shehu-Ramës: Është vetëm në interes të Serbisë, u përfshitë në një projekt të rrezikshëm dhe të panevojshëm
Deputeti Tritan Shehu në një interpelancë të thirrur për ‘Open Balkan' me kryeministrin Edi Rama tha se kjo nismë është në interes të Serbisë, e rrezikshme dhe e panevojshme.
‘Kemi të bëjmë me mbivendosje të dy projekteve, të Serbisë së Madhe dhe Jugosllavisë së re dhe ju si kryeministër u bëtë mbështetës i saj, duke mënjanuar interesat e Kosovës. Sot lexohet qartë tek ajo që po ndodh në Bosnje, apo në Malin e Zi apo në çështjen e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Ju jeni përfshirë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar. Ai projekt është antievropinaist, që do të jetë nën kontrollin serb dhe kundër Kosovës. Unë gjykoj se një cilësim të mirë e ka dhënë ministri i jashtëm i Malit të Zi që thotë se është një nismë e panevojshme. Nisma është e panevojshme dhe shkakton dëme të mëdha. Kjo nismë do të dështojë, ashtu dhe siç është parë. Kjo bie ndesh me interesat tona, Kosovën si dhe me interesat drejt integrimit në BE.’- tha Shehu.