-
VIDEO
Gjekmarkaj në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’: PD në krizë, Berisha ju ofron demokratëve betejë me Bashën! Të vijnë tek '18 dhjetori', të debatojmë e shamatohemi por të dalim të bashkuar
Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se PD është në një krizë politike, kulturore ose antropologjike. Gjekmarkaj tha se PD është në një përballje të madhe me veten ku brezat e saj në vend se të ishin në një harmoni racionale, pa shtypur një brez, brezin tjetër, i kanë shpallur luftë në një lloj mënyre njëri-tjetrit. Në lidhje me Kuvendet e PD, ai tha se mbështetësit e Berishës duhet të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, për të diskutuar, debatuar, por në fund të dalin si një parti e bashkuar.
-
VIDEO
Dy Kuvendet, zgjidhje apo thellim i krizës!
-
VIDEO
Patozi: PD shpëton vetëm po të ndahet! Sot kemi një parti pa vulë dhe një vulë që s’ka parti! Basha e Berisha s'do i drejtohen gjykatës! Ja kush duhet të ishte arbitri i dy kuvendeve
Partia Demokratike mban këtë dhjetor dy Kuvende të thirrur nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Por a pritet nga këto ngjarje një zgjidhje për PD-në, apo pritet një thellim i mëtejshëm i krizës së brendshme? Kjo ishte tema e emisionit ‘Kontrast’ në Report TV ku u diskutuat me ish- kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.
-
VIDEO
Dy kuvende në PD, Topollaj: As Berisha as Basha nuk e rithemelojnë dot PD-në! Kraja: 18 dhjetori makijazh për të mbuluar dështimin
TIRANË- Nëse sipas Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dy kuvendet e thirrura më 11 dhe 18 dhjetor do të sjellin ndryshimet për demokratët, Fabian Topollaj thotë në Report Tv se lufta personale mes Berishës dhe Bashës do të sjellë rrënimin e Partisë Demokratike.
Në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Topollaj sheh si zgjidhje që Berisha dhe Basha të krijojnë nga një parti të re. Sipas tij, Basha është një humbës serial që nuk do ta sjellë asnjëherë PD-në në pushtet.
-
VIDEO
PD propozon ndryshime në Kodin Penal, Basha: Politikanët që përdorin krimin në fushata elektorale të dënohen me 22 vite burg
Partia Demokratike do të kërkojë ashpërsim të kodit penal për personat që kryejnë krime zgjedhore. Kryetari i PD Lulzim Basha zbuloi edhe 4 propozimet, duke thënë se synohet shkëputja e lidhjeve të krimit me politikën.
-
VIDEO
Zgjedhjet lokale legjitime, Kume: Gjykata Kushtetuese ktheu opinionin e 'Venecias' në vendim të saj! Duhet të krijojë mekanizma për të mos u përsëritur 30 qershori
Në studion e Report TV, Kume tha se me rëndësi ishte që Gjykata Kushtetuese të krijonte mekanizma për të mos u përsëritur më situata të tilla si ajo e 30 qershorit.
-
VIDEO
‘A do të përjashtohet Berisha në Kuvendin e 18-dhjetorit?’ Agalliu për Report Tv: Për këdo që dëmton interesat e partisë, merret vendim që përcaktohen në statut
Në një intervistë për Report Tv, i pyetur nëse do të ketë shkarkime në Kuvend, (referuar ish-kryetarit Sali Berisha, i cili po mban një Kuvend paralel), Agalliu tha se kjo nuk është në filozofinë e Partisë Demokratike, por shtoi se kushdo që ka dëmtuar interesat e PD-së apo pengon misionin e saj, zyrtarisht në mënyrë masive me votë të lirë, merren masat që përcaktohen në statut
-
VIDEO
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Universitetit të Miçiganit dhe Universitetit Bujqësor në Kamëz, Rama: Miqësi që lindi nga strehimi i pedagogëve afganë
Një marrëveshje mirëkuptimi, që i hap rrugën bashkëpunimit, është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz. I pranishëm në Miçigan, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se hapja e universiteteve shqiptare ndaj atyre ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, do t'u mundësojnë të rinjve studime të nivelit të lartë.
-
VIDEO
I shpallur i padëshiruar nga Amerika, Berisha lidhet online me SHBA: Kjo është lëvizja më proamerikane! (Braktiset nga çdo shoqatë shqiptare në SHBA)
Ish-kryeministri Sali Beriha është shpallur 'Non Grata' nga SHBA, dhe në këto kushte nisur nga fakti që e ka të pamundur që të shkojë në Amerikë, ai është lidhur me mbështetësit e tij online.
"Kjo është lëvizja më proAmerikane që nga vitet 1990. Është një lëvizje pro Amerikës, që lufton klikat narkokratike", tha Berisha.
-
VIDEO
1 javë nga Kuvendi, nga ‘Kodi i Sigurisë’ te protestat, çfarë pritet të ndodhë më 11 dhjetor! Njerëzit e Berishës deri tani kanë lexuar 2500 emra delegatësh
Ndonëse ndërtimi i tij ka qenë objekt i sulmeve të opozitës, pas një jave, stadiumi 'Air Albania' do të jetë mikpritesi i delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të Sali Berishës. Deri më tani, janë në total rreth 2500 delegatë nga thuajse gjysma e degëve të PD që do t’i bashkohen 11 dhjetorit, emrat e të cilëve janë bërë publikë.
Të dielën, emrat i lexuan nga selia blu dega 2, Kamëz dhe Dajt, ndërsa nga selia e degës edhe 5 bashkitë e Qarkut Berat.
-
VIDEO
Rama në SHBA, pritet në mjediset e organizatës 'Automation Alley': Vitin tjetër do vijnë në Shqipëri për të parë nga afër frytet e Ballkanit të Hapur, janë të interesuar për investime
Kryeministri Edi Rama, vizitën e tij në SHBA, e ka nisur me një takim me përfaqësues të organizatës “Automation Alley", një shoqatë biznesi jofitimprurëse e prodhimit dhe teknologjisë në Michigan, ku ka bërë me dije se vitin e ardhshëm do të jenë në Shqipëri, me mundësinë për të investuar.
-
VIDEO
Demokratët e qarkut të Shkodrës lexojnë emrat, Shala: 70% e delegatëve kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit
Delegatët e Partisë Demokratike nga qarkut i Shkodrës, kanë verifikuar sot në selinë blu firmat që kanë hedhur në favor të ‘Foltores’, së ish-kryetarit Berisha, për të mbledhur Kuvendin e PD-së më datën 11 dhjetor