-
VIDEO
Projekti për ‘Open Balkan’, Tritan Shehu sot interpelancë në Kuvend me kryeministrin Rama
Kuvendi pritet të mblidhet këtë të enjte në orën 10:00 dhe një ndër pikat në rendin e ditës është interpelanca e thirrur nga deputeti i PD-së Tritan Shehu me kryeministrin Edi Rama.
-
VIDEO
Berisha kërcënon Reformën në Drejtësi, a do të votojë Basha zgjatjen e vettingut?
Emisioni Repolitix trajtoi vendimin e Komisionit të Venecias për ti dhënë OK nismës së PS-së ndaj shtyrjes së mandatit të komisioneve të Vettingut. Por a do ti votojë PD ndryshimet kushtetuese per zgjatjen e afatit të komisioneve të Vettingut, ndërsa Berisha nga Foltorja sulmon ashpër reformën në drejtësi ?Të ftuar Plarent Ndreca, Aulon Kalaja, Gerti Shella dhe Flogert Muça.
-
VIDEO
Ndreca: Berisha sulmon reformën në drejtësi për të dëmtuar besimin te ajo! Gerti Shella: Përmendja e gjyqtarëve nga politikanët dëmton kredibilitetin e tyre
Sulmet e Sali Berishës ndaj reformës në drejtësi thuajse nuk mungon në asnjë "Foltore" të tij ka qenë debati në emisionin 'Repolitix' në Report Tv. Për juristin Plarent Ndreca ky sulm i Berishës bëhet pikërisht për të dëmtuar besimin te drejtësia e re. Drejtuesi i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, Gerti Shella po ashtu ishte në një mendje se përmendja e emrave të ndryshëm nga politikanët dëmton kredibilitetin e gjyqtarëve.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Deputeti që bleu për 100 mijë lekë apartament në Tiranë, Xhelal Mziu vilë me ‘punë krahu në Greqi’, ligjvënësja që i financoi babai shtëpinë 210 mijë euro
Pas identifikimit të ligjvënësve më të pasur, Report Tv sjell sot ekskluzivisht të dhëna të reja befasuese nga pasuria e deputetëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Deputeti i PD-së në Berat, Tomor Alizoti, deklaron se, në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë. Vlera e deklaruar ka një diferencë të madhe me vlerën e tregut imobiliar. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro. Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.
-
VIDEO
Kadilli: Lufta e brendshme po 'shqyen' PD! Brahimllari: S'bashkëpunojmë më me Bashën, Kryemadhi s'largohet nga LSI! Logu: Kuvendi i Berishës s'shkarkon dot kryetarin
Lufta brenda Partisë Demokratike po dobëson partinë dhe kjo thuhet me zë të lartë nga vetë demokratët, qofshin ato pro Bashës apo pro Berishës. Basha përveç përplasjes me Berishën ka hapur front lufte edhe me LSI, gjë që për sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie Endrit Brahimllari i ka vënë dhe vulën e fundit të bashkëpunimit me kryedemokratin. Se cili Kuvend është i ligjshëm ai i 11 dhjetorit i thirrur nga Berisha apo ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Basha dhe se çfarë pritet të dalë prej tyre, këtë e sqaroi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD.
-
VIDEO
Drejtori i Policisë raporton te 'Siguria': Këtë vit 23 krime më shumë nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale mafioze, vjet ishin 16! 30% e vrasjeve, brenda familjes
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, nuk mundi t’i japë dot përgjigje të gjitha pyetjeve të deputetëve në seancën e tij të parë dëgjimore në Komisionin e Sigurisë. Sipas tij, vrasjet e bujshme si politike apo dhe kriminale, janë sekrete hetimore. Gledis Nano tha se gjatë vitit të fundit janë rritur me 60% krimet nga grupe mafioze.
-
VIDEO
Mbërrin në Tiranë opinioni paraprak, burime për Report Tv: Komisioni i Venecias, pro zgjatjes së afatit të vettingut, ''në përputhje me standardet''
“Komisioni i Venecias është i mendimit se shtyrja e mandatit të KPK dhe KP është në përputhje me standardet”. Ky është qëndrimi i Komisionit të venecias për propozimin e Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të vettingut. Opinioni final pritet që të miratohet në seancën plenare të Komisionit të Venecias më 10 Dhjetor.
Kujtojme se Këshilli i Legjislacionit i ka drejtuar pyetjet Komisionit të Venecias për ndryshime kushtetuese për zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut, propozim ky i Partisë Socialiste . Mbledhjet e Këshillit të Lëgjislacionit për këtë çështje janë bojkotuar nga Partia Demokratike. Pavarësisht mungesës së opozitës, maxhoranca ka vijuar me debate brenda vetes.
-
VIDEO
‘Venecia’ pro zgjatjes së afateve të vettingut, Braho: S’është e nevojshme, KPK e dinte që kishte një afat! Duhet analizë, në sitë edhe profesionalizmi i anëtarëve
TIRANË- Në një kohë kur ka mbërritur drafti paraprak i Komisionit të Venecias ku rekomandohet pro zgjatjes së afateve të vettingu-ut, juristi Ledio Braho del kundër këtij propozomi. Në ‘Studio Live’ në Report Tv, Braho thotë se KPK e ka ditur që në ngritje të saj që ka pasur në afat të caktuar për të kryer procesin e vettingut, por nuk e ka bërë një gjë të tillë e për pasojë ai e gjykon jo të arsyeshme që t’i shtyhet afati.
-
VIDEO
Berisha harron garën në PD, flet si kryeministër, premton rrugë dhe investime
Sali Berisha duket se e ka harruar garën e brendshme në Partinë Demokratike dhe ka nisur që t'i flasë demokratëve si kryeministër. Madje ai u jep premtime për ndërtime rrugën e heqje të doganave.
"Dogana në kufi me Kosovën, të largohet për qytetin e Kukësit, për Hasin, Tropojën, për Nikaj Mërturin, po ju duhet dhe do të qarkulloni pa doganë, këtë nuk e bën një njeri shpirt kazmë si Rama se po të kuptoj burimet e të ardhurave në këto zona, nuk do e bënte. Në Kukës hoqi nga ndihma ekonomike20 mijë familje, së dytë rruga e Alpeve, po s'e bëri PD nuk e bën kush atë rrugë, ndaj dhe do të bëhet. Ia kam marrë hua kryetarit të komunës së Kala Dorës, ndërtuam rrugën Peshkopi-Kukës dhe duke mbajtur fjalimin thoshte "këtë rrugë përveç Sali Berishës nuk e bënte njeri, ne kemi projektin është 27 km rrugë, projekti është shumë i mirë, do flitet dhe me Kosovën që të përmbushë autostradën e Dukagjinit dhe Alpet i sjellë në sferën e turizmit", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha paralajmëron protesta: S'do bëjmë çadra ne, po jemi një ortek! Rama të marrë Bashën e ta bëjë ministër ose ta strehojë ku të dojë
Sali Berisha ka bërë me dije se ai do të rikthehet protestave për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama, e ndërsa nuk la pa thumbuar edhe Lulzim Bashën.
-
VIDEO
Berisha njofton se një prej neve të statutit të PD do ia vë emrin 'Basha, ja për cilin bëhet fjalë
Sali Berisha nga Tropoja është shprehur se do të bëjë ndryshime në statut, madje një prej neneve ai do i vendosë emrin "Basha".
"Do quhet neni Basha, kur humbet zgjedhet do duhet të largohet, është negativ, por le të na bëhet mësim, që të mos përsëritet", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha nga Tropoja: Kur mësova se u shpalla 'Non Grata' mendova që t'i kërkoja ndihmë miqve të mi që i kam në të gjitha nivelet dhe partitë që ta hiqja si vendim
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kur mësoi vendimin se ishte shpallur 'Non Grata', ka menduar që të kërkonte ndihmë nga miqtë e tij që i kishte në të gjitha nivelet dhe partitë për ta hequr. Megjithatë, ai tha se nuk e bëri për shkak se është i bindur se nuk ka asnjë provë.
"Pasi mësova se u shpalla 'Non Grata', unë pas dy orësh i bëra një letër ku i them që është një vepër korruptive e Soros dhe e Ramës. mendova me veten time, cilën rrugë do të ndiqja, kisha miq të shumë më shumë se kushdo tjetër në të gjitha nivelet dhe në të dyja partitët që të kërkoja ndihmën e tyre për ta hequr atë vendim, por thashë jo nuk do e bëj, sepse nuk do kërkoj ndihmë për aq kohë sa s'ka askush asnjë fakt dhe provë. Më cënoi dinjitetin dhe unë do e çoj në Gjykatë për shpifje. Kjo ma thjeshtësoi skemën, ishte një betejë për dinjitetin", tha Berisha.