-
VIDEO
8 mijë euro qira në 'Air Albania' për 11 dhjetorit, Shehu në Report Tv: E paguajnë vullnetarët! Basha humbi shansin për të thirrur Kuvendin dhe një përgjigje për Gazment Bardhin
8 mijë euro qira në 'Air Albania' ditën e shtunë për Kuvendin e 11 dhjetorit, do e paguajnë vullnetarët. Se cilët janë këta "zemërbardhë", nuk dihet, e megjithatë deputeti demokrat Tritan Shehu, edhe pse s'merret drejtpërdrejtë me anën administrative, theksoi se 'Foltorja' e Sali Berishës financohet "nga dëshira e njerëzve për ndryshim".
-
VIDEO
Kuvendi i 11 dhjetorit/ Vetëm qiraja në ‘Air Albania’ kushton mbi 8 mijë euro! Kush e financon Sali Berishën?
Më 11 dhjetor në Tiranë Sali Berisha do të zhvillojë aktin final të një aksioni të nisur për luftën brenda PD kundër kryetarit Lulzim Basha, por edhe kulmimin e një aksioni tentativë për të ‘negociuar’ nga pozitat e forcës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse në SHBA vendosën të mos ia lejonin më hyrjen si politikan i korruptuar që minon demokracinë.
-
VIDEO
Ngjela në Report Tv: 11 dhjetori synon destabilizimin e Shqipërisë në interes të Moskës e Beogradit! Berisha rrezikon të arrestohet nga SPAK, SHBA ka diferencuar edhe Metën
Kuvendi i 11 dhjetorit për avokatin Spartak Ngjela synohet destabilizimi i Shqipërisë, në interes të Beogradit dhe Moskës dhe protagonist i kësaj nisme është Sali Berisha. Megjithatë, ajo se çfarë do të prodhohet të shtunën në 'Air Albania' për avokatin nuk do të jetë asgjë, as ndarjen e Partisë Demokratike, pasi në thelb e ka cilësuar si një lëvizje jashtë ligjore.
-
VIDEO
Nesër Escobar në Tiranë, Ngjela 'tregon' se çdo të ndodh: SHBA do tregojë forcën ndaj Sali Berishës
Pritshmëritë nga vizita e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë, për avokatin Spartak Ngjela janë të mëdha. Sipas tyre, nesër SHBA do të tregojë forcën përkundrejt Sali Berishës.
"Mund të ketë shprehje të forcës të Amerikanëve, politika amerikanë është kështu kur sheh që rrezikohet politika në një vend dhe administrata aktuale është me ta, ata tregojnë lëvizje të forcës, nuk është çudi që nesër të kenë një hapësirë për të shprehur forcën me se nuk e di, o bie një kryqëzor, o me avion, japin të kuptuar atij që jemi këtu, nëse PD kërkon që të ushtrojë forcë, por ma ha mendja që Saliu do të shkojë të forca", tha Ngjela.
-
VIDEO
Deklarata e fortë e Ngjelës në Report Tv: Rama ka frikë nga Basha sot, ja pse
Zhvillimet në PD, për avokatin Spartak Ngjela do të ndikojë edhe në PS e më konkretisht dhe te Edi Rama.
"Edi Rama ka frikë nga Basha se po merr përkrahje amerikane, ka shenja që do fitojë partinë dhe është hera e parë që politika amerikane do të bashkohet me PD, kjo e tremb Ramën, ai kishte Saliun e mbante si gogol, që s'kishte përkrahjen e Amerikanëve, nëse BASHA DEL, nuk është në favor të Ramës se shikon dekadencë, do ikë Rama si kryetar brenda këtij mandati dhe po pa që forcohet shumë PD, do të tërhiqet, kjo ndodh në politike, dhe kështu do të ndodh, kjo është psikologjia, ai me Bashën, nuk mund të rezistojë dot, për faktin se Basha suportohet nga SHBA, që thanë se do e ngremë PD me Bashën deri sa të pranohet në SHBA", tha Ngjela.
-
VIDEO
Berisha 'Non Grata', Ngjela në Report Tv: Provat janë marrë nga FBI e CIA, ka gënjyer për gjykatën në Paris! Që ai ka bërë korrupsion e dinë dhe macet e lagjes sime
Si një njohës i mirë i ligjit, Avokat Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha nuk ka asnjë mënyrë për të hequr 'Non Grata-n' nga SHBA-ja, kjo pasi provat e marra akuzën e korrupsionin janë marrë nga FBI e CIA, edhe pse shprehet i sigurt se nuk është vetëm kjo akuzë.
"Janë gënjeshtra, cili është gjyqtari, shpallet gjykata po ku është? Provat i kanë marrë nga FBI dhe CIA, FBI-në do mund Saliu? Si do e mundësh ajo mban Amerikën, ajo ka sjellë provat, por që ka pasur korrupsion Saliu, nuk diskutohet,e dinë dhe macet, si operojë SHBA lidhur me korrupsionin, mund të ketë edhe arsye të tjera, do e shikojmë nesër", tha Ngjela në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.
-
VIDEO
Kriza në PD, 3 ditë nga Kuvendi i Sali Berishës
Emisioni Repolitix trajtoi krizën në PD dhe Kuvendin e Sali Berishës që do të mblidhet në 11 dhjetor. Çfarë do të ndodhë dhe a do të ketë ndikim vizita e zyrtarit të lartë amerikan Eskobar për fatin e Kuvendit të Sali Berishës. Të ftuar Gent Malko, Arben Meçaj, Indrit Hoxha dhe Ylli Pata.
-
VIDEO
Basha 'kursen' Berishën më 8 Dhjetor, si përmend emrin por ka një mesazh: S'e shkulëm dot mentalitetin komunist
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në aktivitetin e zhvilluar me rastin e 8 dhjetorit, edhe pse nuk e përmendi me emër e kishte një mesazh edhe për Sali Berishën.
"Shqipëria po zbrazet, po i kalon ritmet e viteve '90. Kjo për shkak të regjimit që ka çuar në vdekje klinike demokracinë. Detyra jonë është të përballemi me këtë regjim. ka ardhur momenti, 31 vite më vonë, nuk ka më kohë për mua, për brezin tim, sepse do ishte mëkat ndaj 17-vjeçarëve të sotëm që të mbyllim sytë e të mos pranojmë atë pjesë të fajit që është e jona që shkulëm komunizmin, por jo mentalitetin komunist, të vënies dorë në zgjedhje, të atakimit të opozitarit si armikut, të goditjes së mendimit ndryshe. E kërkoj sot faljen si kryetar i PD, për të gjitha ato përgjegjësi tonat, gabimet tonat dhe ajet tona që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejë Shqipërinë në dimensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë. Zotohem se PD është në këmbë, e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e forcë e bashkuar sepse ne kemi një mision, lirinë, demokracinë dhe Shqipërinë si gjithë Europa", tha Basha.
-
VIDEO
8 Dhjetori/ Preç Zogaj refleksione: S'mund të bëjmë sikur s'shohim që PD feston e ndarë! Dualizëm, kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën
Preç Zongaj, ish-pjesëmarrës në Lëvizjen e 8 dhjetorit, teksa përkujton Lëvizjen Studentore, ka bërë refleksione mbi gjendjen ku ndodhet PD sot. I pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ai tha se PD duhet të zgjidhë dualizmin me lidershipin. Sipas Zogaj, partia nuk mund të shkojë drejt fitores kkur ndodhet në situatën që kryetari nuk bëhet kurrë kryetar dhe as ish-kryetari nuk ikën. Ai dha mesazh të qartë për Brishën, teksa tha se pas distancimit të partisë nga ai, është hera e parë që SHBA shpreh plotësisht mbështetjen e saj për PD.
-
VIDEO
Meta në Qytet Studenti për 8 Dhjetorin, homazhe të busti i Azem Hajdarit: Koha të rikthejmë demokracinë në vend
I pranishëm në Qytet Studenti, aty ku nisi Lëvizja Studentore, Presidenti Ilir Meta tha se 8 Dhjetori është dita për të vlerësuar Azem Hajdarin dhë të gjithë studentët. Sipas tij është koha që të rikthehet Shqipëria në shinat e vërteta të demokracisë.
-
VIDEO
Sot 31 vjet nga Lëvizja Studentore, PD feston e ndarë mes Bashës dhe Berishës
Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, e teksa përkujtohet 8 Dhjetori i Lëvizjes Studentore, për herë të parë PD feston e ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.
Basha është i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ku do të mbajë edhe fjalën e tij, ndërsa Berisha do të zhvillojë një takim në Qytet Studenti, ku edhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.
-
VIDEO
Sot 8 Dhjetori, 31 vjet nga Lëvizja Studentore, që solli demokracinë dhe shembi komunizmin! Urojnë Rama, Meta dhe Basha! SHBA: Krah jush
Sot shënohen 31 vjet nga ngjarjet e dhjetorit 1990, që shënjuan për herë të parë tronditjen e regjimit komunist. Natën e 8 dhjetorit 1990, rreth 300 studentë nisën atë që më vonë u quajt Lëvizja Studentore ‘90. Të organizuar ata marshuan nga 'Qyteti Studenti' drejt qendrës së Tiranës.
Ata u bënë iniciatorë e kthesës së madhe historike të vendit, duke u ngritur në protesta që sollën rënien e sistemit komunist dhe ardhjen e demokracisë.