-
VIDEO
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, Paloka dhe Noka: Gjëja më e rëndë kur dëgjon nënkryetarët të thonë 'le të shkatërrohet partia'
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka tha pas mbledhje së Kryesisë së PD-së se u përbuzën demokratët. Sipas Palokës, nënkryetarët e PD-së pranojnë shkatërrimin e partisë vetëm për të mbrojtur karrigen e tyre.
-
VIDEO
Dy Kuvende për dy PD! (15.11.2021)
-
VIDEO
Ironia e Dashnor Sulës: Fshatarët paguajnë taksë ndriçimi se përdorin dritën e hënës kur shkojnë te lopa
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria ka rritur borxhin publik me 87%. Sipas tij, vëmendja ndaj pensionistëve është zbehur, duke i lënë ata në harresë me një pension që nuk mbulojnë asnjë shpenzim. Sula ironizoi taksën e ndriçimit në fshat duke thënë se banorët e zonës duhet ta paguajnë atë sepse kur shkojnë te lopa përdorin ndriçimin e hënës.
-
VIDEO
Deputeti i PD-së: Drejtuesit e lindur në Bllok nuk mund të marrin vendime për fermerët që kanë duart me kallo
Deputeti i demokratëve, Saimir Korreshi ka risjellë edhe njëherë vëmendjen tek fermerët gjatë fjalës së tij në Kuvend. Referuar protestës së fermerëve në Lushnjë të cilët kundërshtojnë paketën e re fiskale, Korreshi akuzon qeverinë se nuk kanë marrë në shqyrtim asnjë nga kërkesat që ata kanë paraqitur. Korreshi ka pasur edhe një ironi ka pasur edhe për maxhorancën, teksa tha se drejtuesit e lindur në Bllok, nuk mund të vendosin për fermerët dhe bujqërit që i kanë duart me kallo nga puna e palodhur.
-
VIDEO
Që pas shpalljes 'Non Grata' nga SHBA mungonte në Kuvend, Berisha: Do rikthehem së shpejti
Sali Berisha ka deklaruar se do të rikthehet në Kuvend, por tha se ka munguar për shkak se është marrë më tepër me 'Foltoret'
"Do shkoj në Kuvend, por jam përqendruar me këtë mrekulli shqiptare e cila më ka mahnitur, kjo nuk do të thotë që do të shkoj shumë shpejt në parlament dhe nuk do të mbrojë të drejtat e qytetarëve ndaj narko shtetit. Përgjigjet më të përshtatshme ndaj çdo përpjekjeje për të bllokuar këtë uragan, apo këtë vullkan që po rikthen pluralizmin në Shqipëri", tha Berisha.
-
VIDEO
'Po bashkëpunon me Suel Çelën, Rrahman Rrajën e Tom Doshin', Berisha hesht ndaj akuzave të Bashës: Po mos të ishte foltorja, do preferonte të rrinte 80 vite në opozitë
Me heshtje i është 'përgjigjur' Sali Berisha akuzave të Lulzim Bashës se po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën dhe Tom Doshin, emra që PD-ja i ka sulmuar si të korruptuar e të lidhur me krimin. Në një konferencë për shtyp, Berisha nënqeshi në momentin që u pyet për akuzat e Bashës, por pa dhënë një përgjigje. Ai nuk ngurroi të sulmonte Bashën, duke thënë se nëse nuk do të ishte për foltoren, kryedemokrati do të preferonte të rrinte 80 vite në opozitë.
-
VIDEO
Propozimi i Palokës për zgjidhjen e konfliktit në PD me negociata, Berisha: Jam dakord, por Basha nuk e pranon
Sali Berisha ka thënë sot se pranon propozimin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, për të zgjidhur konfliktin në PD me negociata. Për mediat, Berisha u shpreh se megjithatë një propozim të tillë nuk e pranon kurrsesi Basha.
-
VIDEO
Berisha: Basha dhe Rama t'i vënë gishtin kokës! Ju vazhdoni marrëveshjen, por Kuvendi Kombëtar do mblidhet në 11 dhjetor
Sali Berisha ka pasur një mesash për Lulzim Bashën dhe Edi Ramën, sipas së cilit të dy janë të dy bashkë kundër PD-së.
"Qëllimi makabër politik i pengmarrësit dhe pengut është që t'ia vjedhin Kuvendit rendin e ditës, i vini gishtin kokës, se ata që kanë vënë firmën aty, se ata që kanë firmosur nuk do pranojnë kurrë që asnjë në botë të ndryshojnë edhe një gërmë nga axhenda që kanë firmosur. Ju keni frikë dhe tmerr se u keni shumë borxhe qytetarëve, u keni bërë kaq të liga sa keni humbur dhe arsyen, ndaj dhe vazhdoni ju marrëveshjen dhe bashkëpunimin, por Kuvendi Kombëtar i Demokratëve që e mbledhim për herë të parë me firmat e anëtarësisë në mënyrë të pandalshme do të shndërrojë PD në forcën vigane e të pamposhtur të pluralizmit, emrat e atyre që firmosën do të skaliten që përmbysën narkoshtetin.", tha Berisha.
-
VIDEO
Berisha: 11 dhjetori, data e fillimit të Kuvendit, do vazhdojë deri me rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri! Ky është revolucion paqësor
Pavarësisht vendimit të Bashës për mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor, Berisha ka theksuar edhe njëherë sot vendimin e tij për mbledhjen më 11 dhjetor. Duke e quajtur Bashën peng të Ramës, Berisha e thirri edhe atë të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit, teksa tha se 11 dhjetori do të jetë vetëm fillimi. Lëvizjen e tij, Berisha e konsideron 'revolucion paqësor'.
-
VIDEO
Lufta në PD me 2 Kuvende, Kadilli: Basha dhe Berisha po konkurrojnë me vendime personale! Unë do të shkoj te të dy
Vendimin e Lulzim Bashës për të mbajtur një Kuvend të PD-së në 18 dhjetor, Fatbardh Kadilli e cilëson personal. Në studion e emisionit ‘Kontrast’ ai tha se pavarësisht kësaj lëvizje politike, e nevojshme për demokratët është që të mbahet një Kuvend i përbashkët.
“E thamë se kemi të bëjmë me dy autokratë. Me këto vendime, do të kemi dy Kuvende, një të Sali Berishës dhe një të Lulzim Bashës. Por jo një Kuvend të Partisë Demokratike dhe të demokratëve ku të kishte përballje”, tha Kadilli.
-
VIDEO
‘Artist që nuk menaxhon dot as gjatësinë e vet e jo më shtetin’, Açka-Ramës: Nuk je këtu për të bullizuar kolegët! Do të bëj vërejtje me shkrim në sekretariatin e etikës për sjelljen e kryeminsitrit
Përplasja në Kuvend mes maxhoranxës dhe opoztës, për shkak se Rama iu drejtua kryedemokratit me ironi si balonë tabakë solli reagime të ashpra nga radhët e demokratëve. Kjo deklaratë e Ramës, sipas opozitës ishte një ofendim për Jorida Tabakun. Ndërkohë lidhur me këto debate, ka reaguar edhe deputetja e PD-së, Flutura Açka, e cila tha se do të bëj një kërkesë me shkrim vërejtje me shkrim në sekretariatin e retikës ndaj kryeministrit lidhur më këtë sjellje, ndërsa i kërkoi që të mos bullizojë kolegët, por të sillet si shtetar.
-
VIDEO
Basha thirri Kuvendin Kombëtar në 18 dhjetor, Berisha: Pengu i Ramës! PD fasadë e pushtetit
Kryedemokrati Lulzim Basha thirri Kuvendin Kombëtar më 18 dhjetor, Sali Berisha del në një konferencë për mediat për t'i kthyer përgjigje.
Rama, me peng Bashën përpiqet që të minojë sot përpjepjen madhore të shqiptarëve dhe misionin e tyre paqësor për rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. E them këtë sepse sot, pasi prej disa ditësh u dorëzian në selinë e PD 4200 firma të delegatëve të Kuvendit të PD, të grave dhe burrave, djemve dhe vajzave vizionar të kësaj partie, të cilët konstatojnë se në Shqipëri PD është shndërruar në një fasadë të pushtetit, të cilët konstatojnë se rikthimi i kësaj partie si një forcë opiozitare është jetike.", tha Berisha.