-
VIDEO
Balla-Bashës: Me statusin e PD-së bëj ç’të duash, rregullat në Kuvend s’ke shans t'i prekësh
Taulant Balla ka replikuar me kryedemokratin Basha në lidhje me respektimin që ai dhe grupi i deputetëve të opozitës duhet të kenë ndaj Kushtetutës, rregullave dhe etikës në Kuvend.
Balla tha se Basha mund të bëjë ç’të dojë me statusin e PD-së por jo me Kushtetutën.
"Megjithatë Bashës unë ia qaj shumë hallin, asnjëra nga këto nuk është statuti i PD, tek ai statut bëj si të duash ti lexoje ndryshe, babai yt politikë ta lexojë ndryse, por ta harrojë kush nga ju se mund të shkelë këto rregullave", tha Balla
-
VIDEO
Debat mes grave deputete në Kuvend! Balluku: Na është thënë 'harem'! Duma: Gjekmarkaj të kërkojë ndjesë! Deputeti: E kam thënë politikisht...pusho ti more derrkuc
Kuvendi në këto momente është shndërruar në një debat vetëm për etikën nga gratë deputete. Ministrja Balluku është shprehur e habitur nga gratë deputete të PD-së që sipas saj kanë toleruar një deklaratë të deputetit Gjekmarkaj që i ka thënë 'Harem të Ramës' qeverisë. Por pas kërkesës së koleges së tij Grida Duma që të kërkojë ndjesë, Gjekmarkaj në tentativë për ta sqaruar situatën ofendon një deputet të PS në sallë.
Balluku: Në këtë sallë na është thënë 'Harem i Ramës' për gratë deputete
Duma: Nëse ka thënë 'Harem' Gjekmarkaj të kërkojë falje
Gjekmarkaj: E kam thënë politikisht...mos më fol mua me atë ton, foli Ramës...Pusho mor ti derrkuc
-
VIDEO
Basha: Këtu në këtë sallë sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze
Duke marrë fjalën në Kuvend për të folur për Kodin e sjelljes në atë institucion, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë deklarata shumë të forta.
"Ky është një harxhim kriminal parash. Kjo nuk është gjë tjetër veccse një koperturë që ju doni të vendosni mbi një Kuvend që këtu tani që flasim kriminalë. Në kartelat e FBI, Interpolit, ka kriminelë të ulur këtu. Ka edhe bedele të organizatave ndërkombëtare mafioze. E para dhe kryesoja që smund të na bëni ju moralin për kodin e sjelljes, por votoni vettingun politik. Deri në atë moment më shumë vlen letra e banjos se kjo këtu. Dhe e dyta nëse ju punoni me sanksione ai këtu (për kryeministrin) nuk duhet të futet fare këtu", tha Basha.
-
VIDEO
Duma përplaset me mazhorancën: Ju nuk ekzistoni, Rama e ktheu Tiranën në një ekspozitë si një qytet psikopatësh! Bushka: Kini kujdes me gjuhën që përdorni
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma nga foltorja e Kuvendit tha se ky është një buxhet mjeran dhe si në mesjetë. Nënkryetarja e PD-së nuk kurseu edhe kritikat për deputetët e mazhorancës, duke u thënë se në fakt ato nuk ekzistojnë politikisht, pasi për to flet vetëm Edi Rama.
‘Ju s’ekzitoni, Rama tha... se ju nuk ekzistoni...Rama tha se ju nuk ekzistoni që nuk është një marrëdhënie me buxhetin, është një marrëdhënie civilizimesh. Ne na ndajnë civilizimet bashkë se ju tha mund të vini këtu dhe i hiqni. Ky buxheti që është mjeran që është si në mesjetë është si një krekosje e gjelit majë plehut. Kemi një marrëdhënie me plehrat, një marrë dhënie paralele, duam ta ricikliojmë por me kosto të ulëta. E njëjta marrëdhënie që kemi me inceneratorët. Kur mori të qeveriste kryeqytetin e vendit ty të dukej se kur shëtisje se ishe në ekspozitën e një vendi të çmendur. Të dukej vetja në një ekspozitë të një kryeqyteti psikopatësh. Psikopatia mbaronte mbrapa. Mbrapa ishte e rrënuar. Ky ka ardhur me dhjetëra herë për të treguar me çdo metaforë se sa i rrënuar është. Nuk e harron njeri metaforën ‘jashtëqitja që iu del nga goja’. Ishte po i njëjti njeri që mori fotot tona 5 me 5 në protestë dhe linçonte këdo nga opozita. Ky thërret vetëm urrejtjen. Kur e çoj në mendje cilin tipar fizik mund t’i bësh Ramës 5 me 5 e kam të vështirë të mos qeshësh. Po ky po drejton një komb që kur pa foton e tij nudo e votoi për kryeministër. Ky flet për civilizim. Ky popull megjithëse e pa në atë gjendje e votoi sërish sepse tregoi që është një popull vlerash thellë-thellë megjithëse e kanë rrënuar shpirtërisht. Pjesë e kësaj mungese civilizimi jeni ju.
Kur ai vjen dhe flet për shifra…Do që të gjithë ta pranojmë teatrin njësoj. I kam parë gjestikulacionet e përçmimit kur flisni ju. Ai nuk i dëgjon dot të vdekshmit e zakonshëm, është imortal, është lideri global. Për buxhetin, flisni ju për ndihmën ekonomike, thatë do bëjmë namin. Ky shtet i cili ka buxhete nuk arrin dot të bëjë tre gjëra bashkë që produktin që është qumështi, patatja, qepa, ta marrë dhe ta çojë në ca shkolla. Flisni për fëmijët, keni një buxhet 0.7 euro për çdo fëmijë. Kam takuar një vajzë që është përdhunuar nga 5 njerëz, ka ikur në një qytet tjetër dhe as bonusi i qirasë nuk i paguhet. Ju flisni për civilizim, kjo është luftë llojesh, jo civilizimesh’- tha Duma.
E për t’ kthyer përgjigje, deputetja socialiste Klotilda Bushka i kërkoi që të respektojë kodin e sjelljes.
'Ekzistojmë, ne ekzistojmë në Kuvend, në zonat tona elektorale, nuk duhet të ngatërrohet retorika. Të ketë respekt për kodet e sjelljes. Ne jemi të gjithë me nivel dhe duhet të jemi të kujdesshëm me gjuhën që përdorim.’- tha Bushka.
-
VIDEO
Braçe: Fermerët po shtrydhen! Ne prekim favoret për bujqit, por jo ato për ndërtuesit
Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se përsos të gjithë të mirave që sjelle buxheti dhe parasë së madhe që ka në qarkullim, atë e shqetëson më shumë goditja e bujqësisë dhe e fermerëve që po shtydhen nga taksat dhe akzicat që ndryshojnë vazhdimisht.
"Buxheti i këtij viti është reflektimi i Shqipërisë në 10 viteve që do të vijnë. Edhe nga pikëpamja e disiplinë fiskale e kemi bërë mirë që kemi nisur të ulim deficitin, që investimet i kemi më të larta se deficiti, nisim të ulim borxhin publik, pra ka shumë para më buxhet dhe në qarkullimin e tij. Ajo që më shqetëso është konsumimi i parave publike , transparenca jo e plotë, dëmtimi i garës dhe konkurrencës etj. Ajo që më shqetëson nga paketa fiskale është goditja që i bëhet bujqësisë, e kemi nisur në 2018 goditjen dhe vazhdon në këtë sektor, me skemën e TVSH të pabarabartë në hyrje dhe dalje, në imputeve bujqësore edhe në prodhimin e buqëve duhet barazi. Ne prekim favoret për bujqit, por nga ana tjetër nuk prekim favoret për ndërtuesit. Ne prekim akcizën për imputet bujqësore, por nuk prekim akcizën për birrën. Është koha të mbështesim bujkun dhe të krijojnë një dysheme për çmimin e prodhimit e tyre. Fermërët po shtrydhen nga fuqia e përqendruar në tregun e imputeve bujqësore, përftimi i femerëve nga vlera e produkteve të tyre ka rënë.", tha Braçe.
-
VIDEO
Bardhi: PD voton kundër buxhetit 2022! Pasuron klientë e qeverisë, godet shtresën e mesme
Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi tha se PD do të votojë kundër paketës fiskale dhe buxhetit 2022 pasi për të ky buxhet nuk rrit pagat dhe pension dhe nuk hap vende të reja pune, po pasuron edhe më shumë një grup klientësh pranë qeverisë. bardhi tha se më këtë buxhet dhe paketë fiskale po goditet shtresa e mesme
"Nëse i keni raftet plot atëherë kjo qeveri ka bërë një punë të mirë, por nëse jo, atëherë punët janë keq. Dhe nuk ka dyshim se jemi në skenarin e dytë, që punët janë keq. As buxheti dhe as paketa fiskale nuk punojnë për qytetarët, por për një grusht njerëzish pranë kryeministrit, qeveria do të rrit taksat dhe çmime për shqiptarët që nuk prodhojnë as vende pune dhe as zhvillim. Nga njëra anë është parashikuar të marrë 1 mld dollarë borxh dhe nga ana tjetër nuk ka rritje reale rrogash dhe pensionesh, nuk ka vende të reja pune dhe as investime domethënëse. Po merr borxh për të paguar koncesionet. 7 koncesionet nga më të çuditshmet do u kushtojnë shqiptarëve 2 mld dollarë. Paketa fiskale thellon hendekun mes pakicës së klientëve të qeverisë dhe shumicës dërrmuese të shqiptarëve, është një paketë kundër shtresës së mesme. PD do votojë kundër marrjes peng të vendit për interesin e pak njerëzve që janë pasuar në mënyrë të paligjshme duke zhvatur shqiptarët! PD voton kundër buxhetit dhe paketës fiskale", tha Bardhi.
-
VIDEO
Buxheti 2022, Pampuri: O thojuni mjekëve e keni pagën 1.5 mln, ose mos u flisni me përqindje
Deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri në foltoren e Kuvendit ka folur për buxhetin e vitit 2022, duke u ndalur kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe politikës sociale. Teksa foli për pagën e mjekëve Pampuri tha se mos tu plasin me përqindje, pasi nuk ka një rritje të ndjeshme, por të bëhet një ndryshim drastik për pagën.
‘Nuk ka një zë në buxhet sa i përket rimbursimit paketës së ilaçeve. Është një paketë shumë e varfër. Nuk flisni për qytetarët që janë kuruar e nuk kanë para pasi janë futur në borxhe. Asnjë parashikim për këtë kategori. Shumë pensionistë me sëmundje kronike nuk mbështeten. Rezulton se janë paguar 6 mln euro nga buxheti i shtetit për shërbime të pakryer e kjo lidhet me checkup e famshëm, që nuk hoqët dorë. Folët për rritjen e pagave të mjekëve, por mbetet një mision i pamundur. Ose hajde e thuaj këtu paga e mjekëve 1 mln -1.5 mln, e mos flisni me përqindje! Se e dinë shumë mirë se sa rriten pagat. Kemi përmendur vetëm një rresht për isht-të përndjekurit. Këtu vini dhe luani teatër dhe kërkoni që të zhvendosni vëmendje. Po luani me bukën e qytetarëve.’- tha Pampuri.
-
VIDEO
Kuvendi i Berishës, Vokshi te '5 Pyetjet': I thashë Dumës e Pampurit të verifikojmë firmat e delegatëve, por refuzuan! Basha, lider jo demokratik
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, në 18 dhjetor nuk bën gjë tjetër veçse e përçan edhe më shumë partinë. Vokshi konfirmoi se mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së u shoqërua me debate dhe tonë të ashpra, teksa drejtori gishtin nga Basha, ku tha se nuk është një lider demokrat dhe se është i tmerruar nga firmat që ka mbledhur Berisha.
"Sot vija me shpresën të asaj që kam besuar për shumë vite dhe e kam mbështetur Lulzim bashës, si kryetare e forumit të gruas, si mikeshë dhe si deputet, neve nuk na është shpërndarë vendimi, na e lexoi Basha, por s'kemi vendimin, mori vendimin përçarës, tregoi që Basha nuk është lider demokrat, por i merr vendimet në mënyrë autokratike, Kuvendi në 11 dhjetor se është vullneti i 4200 anëtarëve, ka edhe shumë të tjerë që kanë firmosur, ai është i tmerruar . Vendimi që na lexoi, kishte një axhendë tjetër, nuk do të ndryshojë PD, por të forcojë pushtetin e tij. Pse një kryetar duhet të jetë përçarës, ai duhet të jetë mbi palët, pse të mos i shkojë vullnetit. Pati debate dhe ngritje zërin", tha Vokshi në Report Tv.
-
VIDEO
Bardhi: Kuvendi i 18 dhjetorit, bashkim jo përjashtim! Nuk do lejojmë interesat personale të dëmtojnë PD
Sekretari i Përgjithshëm PD-së, Gazment Bardhi konsideroi 'mesazh or bashkim' thirrjen e Kuvendit më 18 dhjetor. Pas mbledhjes së Kryesisë, Bardhi tha për mediat se nuk do të lejojnë interesat personale të dëmtojnë PD-në, teksa theksoi se edhe njëherë se Berisha nuk i ka mbledhur 4200 firmat që thotë.
-
VIDEO
Buxheti për bujqësinë, Korreshi: Në Shqipëri ka humbur lopa, s’ka as dhi as dele, kanë ikur në drejtim të paditur! PD pa busull, e përçarë
TIRANË- ‘Lufta’ në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës po sjell përçarjen e demokratëve. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se kjo situatë po dëmton elektoratin e partisë, duke theksuar se bashkitë pa kryetarë mund të shkojnë në zgjedhje pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për Korreshin, nëse nuk gjendet një zgjidhje, PD-ja nuk do ta ketë luksin që të vijë në pushtet.
-
VIDEO
Paloka dhe Noka e akuzuan se kërkoi shkrirjen e PD-së, Duma e mohon: Janë bërë të udhës spekulimet
Grida Duma ka mohuar akuzar se ka deklaruar në mbledhjen e Kryesisë që të shkrihet PD-ja. Kjo, sipas saj është një spekulim dhe vjen si përgjigje për Flamur Nokën dhe Edi Palokën.
"Sonte ka pasur një debat politik, disa kanë menduar në një mënyrë, të tjerë ndryshe, unë respektoj këdo, kam shumë pak respekt për ato që bëjnë asnjanësin, data 18 është data që përball situatën dhe vepron me ngjarjen si një veprim politik, e përgëzoj këtë vendim. Është bërë e udhës, një palë me spekulim, kjo parti duhet të kthehet në parti gare, parti që ka meritokracinë, duhet përdorur nuk duhet të ketë të promovuar si të përkëdhelur, të vendosë njerëzit që kanë kontribuar, ne të gjithë që jemi athe, jemi të vlerësuar nga PD, kemi marrë nga PD dhe duhet të dimë të japim dhe të japësh do të thotë ta duash atë parti që fiton gara, e nëse nuk është e tillë meriton që nuk është aty", tha Duma.
-
VIDEO
Basha: Në 18 dhjetor s'do të lejojmë askënd që të marrë peng partinë! Bumçi: Kjo është krizë e Lulzim Bashës
Lulzim Basha ka deklaruar se në 18 dhjetor nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng partinë.
Një parti, një Kuvend me 18 dhjetor e sigurt që nuk do të lejojë askënd që të mbajë peng partinë", tha Basha në përfundim të mbledhjes.