-
VIDEO
Propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Rama: Jam i hapur për diskutime drejtpërdrejt, duam t'i japim një shans të plotë dialogut
Kryeministri Edi Rama thotë se është i hapur për të diskutuar me opozitën për tre amendamentet që synojnë ndryshimet e kushtetuese. të cilat i ka propozuar një ditë më parë Partia Demokratike, ku është fokusuar për vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformën zgjedhore.
‘Nuk është etikë të komentoj këtu këto propozime, duke pasur parasysh se kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogu që duhet të ushqehet me vullnet të mirë mes palëve. Nuk dua të jap opinione para se ti jap këtij dialogu një shans real dhe të kemi fuqi që t’i ballafaqojmë . Cilësia e një bashkëjetese, në çdo instancë nuk përcaktohet nga sa shpesh biem dakord por nga mënyra se si nuk biem dakord. Tjetër është të mos biesh dakord duke u ushqyer me frymë konstruktive ndërveprimin dhe tjetër duke u kapur për flokësh. Dëshiroj që t’i japim një shans të plotë dialogut. Opozita ka bërë 3 propozime, ne kemi detyrën që t’u japim mundësinë këtyre diskutimeve pa dëmtuar këtë proces diskutimi duke dhënë paraprakisht opinione përfundimtare. Jemi gati, por t’i diskutojmë drejtpërdrejt, jo me pasqyra.’- tha Rama.
Partia Demokratike do të depozitojë sot në Kuvend, tre amendamentet që synojnë ndryshimet në kushtetutë që përfshijnë një reformë të re zgjedhore dhe territoriale, si edhe vettingun e politikanëve. PD e nis fillimisht me propozimin për ndryshim të pikës 3 të nenit 45 që në thelb e vë theksin te vettingu i politikanëve. PD propozon që të përjashtohen nga e drejta e për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.
Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i propozuar nga PD është ai që zhbën ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut 2020. Lulzim Basha me propozimet për ndryshime në pikën 1 të nenit 68 ka vendosur koalicionet në Kushtetutë duke 'marrë mësim' nga ajo që i ndodhi në zgjedhjet e kaluara; "Kandidatët për deputetë mund të paraqiten vetëm nga partitë politike, nga koalicionet e partive, si dhe nga zgjedhësit”, thuhet në propozim.
Partia Demokratike gjithashtu rikthen hartën e vjetër territoriale pasi në ndryshimet në nenin 108 të Kushtetutës thotë se "Komuna dhe bashkia janë njësi bazë të qeverisjes vendore. Komunat përfshijnë vetëm territore rurale, ndërsa bashkitë përfshijnë kryesisht territore urbane dhe vetëm pjesërisht territore rurale. Ato kryejnë të gjitha detyrat vetëqeverisëse, me përjashtim të atyre që me ligj u jepen njësive të tjera të qeverisjes vendore”.
-
VIDEO
Rama: Na i hapin apo negociatat ata që s'duan ne nuk ndalemi, Europën e ndërtojmë në vendin këtu
Duke nënvizuar për të disatën herë se raporti i progresit është dokument udhërrëfyes, ndërsa të gjitha të tjerat janë pa asnjë lloj vlerë, pasi grupe të ndryshme bëjnë deklarata që janë të lidhura me çfarë hallesh kanë ata në vendin e tyre dhe nuk krahasohen me objektivitetin e Komisionit Europian, Kryeministri Rama nënvizioi se Shquipëria do të ecë përpara pavarësisht hapet apo jo negociatat.
"Dua të them se së pari raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamje të integritetit dhe të përputhjes me standardet dhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ka ecur me reformat e shtetrrethimit dhe të konsolidimit të proceseve demokratike. Reforma në administratën publike përsëri referohet si një proces që përparon, ashtu edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Të drejtat e njeriut rikonfirmohen si vlera më e madhe. Barazia gjinore vlerësohet. Përpjekjet tona për ta përafruar kuadrin legjislativ me BE-në vihen re dhe vlerësohen. Progresi për një ekonomi funksionale tregu është evident. Këto janë disa nga pikat kyçe. Raporti i Progresit nuk është thjesht një dokument që bën vlerësime pozitive por edhe që nxjerr në pah sfidat dhe problemet që duhen adresuar. Shqipëria nuk është sot një vend që mund të bëhet sot anëtare me të drejta të plota të Bashkimit Europian edhe sikur të donin ata që nuk duan. Në mbyllje dua të them që ne nuk do të ndalojmë me përpjekjet tona në bazë nëse hapen po jo negociatat. Ne e bëjmë për fëmijët tanë që të jetojnë në një vend me të njëjtën cilësi si në Bashkimin Europian.
-
VIDEO
Rama: Raporti i progresi udhërrëfyes për ne! KE është gjykuesi më i drejtë dhe i paanshëm, bllokimet nga vendet e BE, për politikë
Kryeministri Edi Rama tha se Ke rikonfirmoi edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për nisjen e negociatave dhe se ky raport është një udhërrëfyes për Shqipërinë. Rama tha e KE është partneri më i drejtë dhe më i paanshëm në gjykimin dhe vlerësimin e progresit të vendeve dhe çdo bllokim që vjen nga vendet e BE është vetëm për polikë.
"Raporti i KE është një tjetër në një vrazhdë të disa të tjerëve tani më, ku KE rikonfirmon edhe njëherë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht negociatat dhe për të ndërmarrë diskutimin e anëtarësimit. Dua të theksoj se ne gjejmë te KE një partner të drejtë dhe të paanshëm, një partner rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren dhe për këtë arsye do e përsëris edhe sot nuk ka në asnjë kryeqytet të vendeve anëtarë një strukturë e ngjashme apo që të mund të konkurrojë për nga cilësua e hulumtimi dhe për nga drejtësia e gjykimin delegacionin e KE dhe të BE këtu në vendin tonë. Kur dëgjojmë pranë ditëve të vendimmarrjes të një vendit të BE se prit kështu e ashtu kjo është polikë. Raporti i Progresit është për ne udhërrëfyes", tha Rama.
-
VIDEO
Vettingu i politikanëve, Meçe: Idiotësi juridike e PD!
Mirëpo, analisti Arben Meçe e ka cilësuar ”manifest politik” që as nuk duhet çuar ndërmend që të futet në Kushtetutë. Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, Meçe shtoi se do të vinte në dyshim çdo hallkë të shtetit.
“Manifest politik që nuk e kuptoj se kush e pranon që të fusin në kushtetutë citime të tille, se një sistem që vë në diskutim presidentin, kryeministrin që kanë në dorë fatin e vendit, dhe kush do e bëjë këtë SPAK, nëse do ketë në çdo hap dyshim, atëherë nuk do të bëjmë asnjë shtet, edhe dekriminalizimi ishte anti-kushtetuese. Nuk u fut në Kushtetutë. Idiotësi juridike”, tha Meçe.
-
VIDEO
Vetingu i politikanëve, a mund të bëhet siç propozon PD?
Emisioni Repolitix trajtoi propozimin e PD-së për Vetingun e politikanëve. Cilat janë propozimet e PD-së dhe a janë të realizueshme ato? Kush do ta bëjë vetingun e politikanëve dhe deri ku shtrihet rrethi familjar dhe miqësor i politikanëve që do kontrollohen sipas propozimit të PD? Të ftuar ne studio Arben Meçaj, Ledio Braho, Lisander Hoxha dhe Andi Përmeti.
-
VIDEO
Ish-nënkryetari i FRPD-së bast publik në Report Tv: Brenda 40 ditësh shkarkohet Lulzim Basha
TIRANË- Lulzim Basha këmbëngul se ai nuk do të lejojë që të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së, por duket se kundërshtarët e tij janë krejtësisht të palëkundur në nismën e tij për të mbledhur firma, në mbrojtje të Sali Berishës.
Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, të gazetarit Denis Minga, ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, tha se Basha brenda 40 ditëve do të shkarkohet. Këtë e tha me zë me figurë në emision, madje ishte i gatshëm që të vinte edhe një bast publik.
-
VIDEO
Rama sjell historinë e të resë: Jeton në Durrës e punon në SHBA dhe Poloni
TIRANË- Pandemia ka zbuluar se të qenit fizikisht në punë nuk është e pamundur.
Raste të tilla duken krejtësisht normale në këtë periudhë pandemike dhe ka qenë vetë kryeministri Edi Rama i cili me anë të një videoje në TikTok, ka sjellë historinë e një vajzë që jeton në Durrës, dhe punon njëkohësisht në SHBA dhe Poloni.
-
VIDEO
Demokrati nga Peshkopia: Kur ne laheshim me gjak e gaz lotjsellës në protesta, Gaz Bardhi ikte pas fuçie e më ndiqte mua
Një nga demokratët është shprehur se ata që sot janë në PD nuk janë demokrat që e duan këtë parti me shpirt. Nga ‘Foltorja’ e Sali Berishës në Peshkopi, ai ka drejtuar gishtin nga Gazment Bardhi, që sot është numri 2 i PD-së.
"Jam një demokrat nga ata më historik, mund të më njohin në protesta, ne laheshim me gjak nga gazi lotjsellës, Gazment Bardhi ikte pas fuqie se më ndiqte mua, këto demokratë janë përgjakur”, tha demokrati.
-
VIDEO
Demokrati: 2 persona iu kanë shumë detyrim shqiptarëve, Fatos Nano që solli EdI Ramën dhe ti që solle Lulzim Bashën në krye të PD
Për gjendjen e PD në këtë moment, një nga demokratët e ka fajësuar vetë Sali Berishën, pasi e bën përgjegjës që solli Lulzim Bashën në krye të PD-së.
Demokrati: 2 persona ju kanë një detyrim shqiptarëve, i pari Fatos Nano që në solli të paudhin në krye të vendit dhe nuk ka lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, i dyti jeni ju që na sollët në krye të PD atë që e shkatërroi PD, dhe e vdiq PD-në. Ai nuk shkatërroi demokracinë se është Sali Berisha.
Berisha: Kam kërkuar ndjesë dhe kërkoj, për faktin se në 2017 kur unë i kërkova që të japë dorëheqjen dhe më tha jo, vendimi më i drejtë do ishte të dilja në fushë.
-
VIDEO
Bardhi: Nesër depozitojmë në Kuvend tre amendamentet, këto propozime nuk janë për interesin e PD-së
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese.
"Grupi parlamentar i PD vendosi që të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve. Së pari pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët që kanë lidhje me krimin e organizuar, rikthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese, së treti një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët Autorizoj anëtarët në komisionin e ligjeve si grup për të finalizuar amendamentet. Ne vendosëm që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda, vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet nuk janë për interesin e Partisë demokratike, por për shqiptarët. Detyra e opozitës është të ofrojë zgjedhje për hallet e shqiptarëve ", tha Bardhi.
-
VIDEO
Progres-raporti i KE, Ministria e Jashtme: Shqipëria meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti! Vonesat, ndikim negativ në besueshmërinë e Unionit
Për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, progresi që ka bërë Shqipëria është i pamohueshëm dhe sipas saj kjo u konfirmua edhe në progres-raportin e KE. Për këtë arsye, Xhaçka theksoi në një deklaratë për mediat se vendi ynë meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti. Sipas Xhaçkës, BE duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave dhe se çdo vonesë, do të ketë ndikim negativ në besueshmërinë e Unionit.
-
VIDEO
Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave dëmton edhe BE-në
Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave dëmton BE-në.