• VIDEO

    Demokrati: 2 persona iu kanë shumë detyrim shqiptarëve, Fatos Nano që solli EdI Ramën dhe ti që solle Lulzim Bashën në krye të PD

    Për gjendjen e PD në këtë moment, një nga demokratët e ka fajësuar vetë Sali Berishën, pasi e bën përgjegjës që solli Lulzim Bashën në krye të PD-së.

    Demokrati: 2 persona ju kanë një detyrim shqiptarëve, i pari Fatos Nano që në solli të paudhin në krye të vendit dhe nuk ka lënë gjë pa i bërë Shqipërisë, i dyti jeni ju që na sollët në krye të PD atë që e shkatërroi PD, dhe e vdiq PD-në. Ai nuk shkatërroi demokracinë se është Sali Berisha.

    Berisha: Kam kërkuar ndjesë dhe kërkoj, për faktin se në 2017 kur unë i kërkova që të japë dorëheqjen dhe më tha jo, vendimi më i drejtë do ishte të dilja në fushë.

  • VIDEO

    Bardhi: Nesër depozitojmë në Kuvend tre amendamentet, këto propozime nuk janë për interesin e PD-së

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë me dije se nesër do të depozitojnë në Kuvend tre amendamentet e plota kushtetuese.

    "Grupi parlamentar i PD vendosi që të depozitojë disa amendamente kushtetuese për tre çështje madhore në interes të qytetarëve. Së pari pastrimin e politikës nga të korruptuarit dhe individët që kanë lidhje me krimin e organizuar, rikthimin e legjitimitetit të zgjedhjeve përmes ndryshimeve kushtetuese, së treti një reformë të re territoriale që afron më shumë shërbimet tek qytetarët Autorizoj anëtarët në komisionin e ligjeve si grup për të finalizuar amendamentet. Ne vendosëm që ditën e nesërme të depozitojmë amendamentet kushtetuese që formalizojnë të treja propozimet që unë përmenda, vettingun e politikanëve, reformën territoriale dhe reformë zgjedhore. Të treja çështjet nuk janë për interesin e Partisë demokratike, por për shqiptarët. Detyra  e opozitës është të ofrojë zgjedhje për hallet e shqiptarëve ", tha Bardhi.

  • VIDEO

    Progres-raporti i KE, Ministria e Jashtme: Shqipëria meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti! Vonesat, ndikim negativ në besueshmërinë e Unionit

    Për Ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, progresi që ka bërë Shqipëria është i pamohueshëm dhe sipas saj kjo u konfirmua edhe në progres-raportin e KE. Për këtë arsye, Xhaçka theksoi në një deklaratë për mediat se vendi ynë meriton të ulet në tryezën e bisedimeve me BE brenda këtij viti. Sipas Xhaçkës, BE duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave dhe se çdo vonesë, do të ketë ndikim negativ në besueshmërinë e Unionit.

  • VIDEO

    Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave dëmton edhe BE-në

    Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet, mos hapja e negociatave dëmton BE-në.

  • VIDEO

    Progres-raporti i KE për Shqipërinë: Të hapen negociatat, përparime me drejtësinë dhe reformat! Shqetësim problemet me lirinë e medias

    Report Tv zbardh progres raportin për Shqipërinë, ku edhe në këtë raport KE rekomandon hajen e  negociatave për Shqipërinë, pais i ka plotësuar kushtet.

    Në raport vlerësohet progresi i bërë me Reformën në Drejtësi, por edhe me reformat gjithëpërfshirëse në vend.

  • VIDEO

    Ndryshimet kushtetuese/ Kume: PD nuk ka qenë e sinqertë për rishikim të sistemit zgjedhor dhe garantimin e barazisë së votës! Këto propozime nuk sjellin asgjë të re

    Konstitucionalisti Kristaq Kume i ka konsideruar ndryshimet kushtetuese të PD jo të sinqerta dhe se nuk sjellin asgjë të re, përkundrazi risjellin ndryshimet e 2008 në tentativë për të zhbërë ndryshimet e korriku 2020. Në një intervistë për Report Tv, Kume tha se ndryshmet e korrikut të 2020 u krijua mundësia që ndarja e mandateve të përcaktohet në Kodin Zgjedhor, por PD kërkon të sjellë të njëjtin gjë që ka qenë më parë se ndarja e mandateve  të bëhet  duke iu referuar një ndër ndarjeve territoriale të vendin, pra të njëjtin sistem të 2008.

     
  • VIDEO

    Komisioni i Ligjeve diskutime për platformën 'Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje'! Xhafaj: Ligji është i shkruar keq! Korreshi: Duket si çorape leshi e veshur në behar

    Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, PS dhe PD kanë debatuar për projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”. Fatmir Xhafaj tha se ligji është i shkruar keq dhe nuk ka qartësinë e nevojshme. Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshin ironizoi këtë platformë duke thënë se i duket "si një çorape leshi e veshur në behar".

  • VIDEO

    PD propozon 'Kushtetutë të re': Veting për politikanët, rikthen koalicionet parazgjedhore, shfuqizon ndryshimet e korrikut 2020 dhe 'ringjallen' komunat

    Me synimin për të zhbërë ndryshimet kushtetuese të korrikut 2020, që mazhoranca bëri me opozitën parlamentare që nuk ishte PD-LSI, me propozime të cilat zhbëjnë reformën territoriale dhe me ndryshime për vettingun e politikanëve, që praktikisht bëjnë një Kushtetutë të re propozimet e Partisë Demokratike, me firmën në fund të Lulzim Bashës janë gati për tu dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. 

  • VIDEO

    Opozita, rritja e çmimeve, beteja e Vetvendosjes

    Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton PD-në. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv. Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë. Humbja e Albin Kurtit, për politologun, Bedri Islami ishte e papritur, po aq sa edhe e paralajmëruar. Në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv , Islami tha se votuesit janë treguar të zgjuar që nuk kanë lejuar një pushtet partiak, qoftë në qeverisje qendrore ashtu edhe në vendore. Për këtë, Islami tha se Kurti, duhet të nxjerrë mësim.

  • VIDEO

    Lapaj te ‘5 Pyetjet’: 3 arsyet kryesore se përse në protestën e sotme kishte më pak pjesëmarrës, disa janë me partinë, të tjerët kanë valixhet gati për të ikur nga Shqipëria

    Protesta e tretë kundër rritjes së çmimeve u “zbeh” dhe sot u vu re një numër më i ulët i pjesmarrësve. Ky fakt është pranuar nga vetë aktivisti, një prej personave kryesor të kësaj proteste, Adriatik Lapaj, në studion e Report Tv. Përballë gazetarit, Ilir Babaramo, Lapaj ka listuar një sërë arsyesh që sipas tij ndikojnë që në protesta të tilla qytetare të ketë një numër të vogël pjesëmarrësish, në ndryshim nga protestat e thirrura nga partitë.

  • VIDEO

    Beteja Berisha-Basha, Shehi te ‘5 Pyetjet’: Luftë mes ‘shefit të ri dhe të vjetër’ kush do kontrollojë PD, debati po shkon në akuza personale që po dëmtojnë opozitën

    TIRANË- Debati mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se po bëhet për interesa se kush do të kontrollojë partinë, e ndërsa tha se kjo luftë me akuza personale po e dëmton PD-në. Këto deklarata Shehi, i bëri në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.

    “Nuk ka asnjë debat të brendshëm, kush është e mira e kush është e keqja. Debat mes shefit të vjetër dhe shefit të ri, dhe po bëhet kush po kontrollon oborrin, për sa kohë që mund të mbetet në rrafshin politik, për mua është e pranueshme, sa kohë do të diskutohet kush e gabuar, kush ka qenë pikat më të rënda, e konsiderojë të pranueshme, kur debati shkon në akuza personale, gjykojë që opozitës do i bëj dëm. Nuk jemi më në rrafshin politik”, tha Shehi.

  • VIDEO

    Vettingu politikanëve, Ina Zhupa zbardh detaje për Report Tv: Kush nuk justifikon pasurinë ose ka lidhje me krimin, t'i hiqet mandati ose e drejta për të rikandiduar

    TIRANË- Pasi kryedemokrati Lulzim Basha konfirmoi se do të propozojnë në Kuvend vetting për politikanët, deputetja PD-së, Ina Zhupa në Report Tv ka zbardhur detaje se çfarë do të përmbajë kjo kërkesë. Zhupa tha se vettingu ka për qëllim goditjen e politikanëve të cilët janë të lidhur me kriminelët dhe pastrojnë paratë ndërmjet tyre.

    Pjesa më e rëndësishme e vettingut, Zhupa thotë se është futja e filtrit anti-mafia, që do të shërbejë për të konstatuar burimin e parave të politikanëve. Sipas Zhupës, në momentin që konfirmohet se politikani ka lidhje me krimin e organizuar ose pasuria e tij nuk justifikohet, atëherë t'i hiqet mandati dhe e drejta për të rikandiduar sërish.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv