• VIDEO

    PD merr vendimin: S'ka mbledhje online të komisioneve parlamentare, ne do paraqitemi fizikisht! Basha porosi deputetëve: Zbrisni në zonat tuaja

    Deputetët e Partisë Demokratike do të paraqiten fizikisht për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Vendimi është marrë nga Grupi Parlamentar i PD-së në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme brenda selisë blu e cila zgjati për rreth dy orë.

    Sipas burimeve nga mbledhja për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, PD nuk e njeh vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve. Sipas demokratëve është vendim që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit dhe synon t’i shmanget përballjes me opozitën dhe të mohojë transparencën për qytetarët.

  • VIDEO

    PD mbledh grupin parlamentar, pritet vendimi për komisionet parlamentare, në fokus të diskutimit edhe Reforma Territoriale

    Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku në fokus të diskutimit pritet që të jenë dy çështje kryesore. Në mbledhje pritet që të diskutohet vendimi që do të marrin demokratët në lidhje me pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare, pasi nuk janë dakord që të zhvillohen online, ndryshe nga se ka propozuar Partia Socialiste. PD është shprehur se mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen me prani fizike.

  • VIDEO

    Berisha apo Basha? SHBA hapur pro Bashës!

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i PD. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës pas marrjes së këtij vendimi, madje tha se demokracia "është një parti opozitare që lulëzon".

  • VIDEO

    Rama në OKB: Ballkani i Hapur, vendos paqen si realitet i pakthyeshëm! Nxit ekonominë

    Rama foli edhe për Ballkanin e Hapur ku tha se kjo nismë që synon të sigurojë 4 liritë ashtu siç janë në BE duke rritur ekonominë dhe punësimit, ndërsa shprehu bindjen se do të vendosë edhe paqen në Ballkan duke e bërë një realitet të pakthyeshëm duke shuar njëherë e mirë konfliktet.

     
  • VIDEO

    Rama mbyll fjalën në OKB me thënien e Nënë Terezës: Të bëjmë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe

    Kryeministri Edi Rama e mbylli fjalën e tij në Asamblenë e OKB-së me një thënie të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Teksa po fliste për strehimin e afganëve në Shqipëri, Rama përdori thënien e Nënë Terëzës për ta përshkruar më së miri xhestin e vendit tonë, "Edhe kur nuk bën dot gjëra të mëdha, bëj gjëra të vogla, por me dashuri të madhe".

  • VIDEO

    Rama bën thirrje për njohjen e Kosovës: Asambleja e OKB pa të nuk është dhe s'do jetë e plotë

    Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama foli edhe për njohjen e Kosovës. Ai tha kjo Asamble nuk është e plotë dhe nuk do të jetë e plotë pa Kosovën.

    “Kjo asamble nuk është e plotë dhe s’do të jetë e plotë pa Kosovën. Më keni dëgjuar të bëj thirrje për njohjen e Kosovës, është ftesë për të njohur realitetet e reja nuk është fiksim. Kujtdo që do ta shohë se një Kosovë e pavaruar dhe sovrane është një realitet që vazhdon prej 13 vitesh. Maturia kuraja do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e të shkuarës”

  • VIDEO

    ‘Beteja’ kundër Berishës, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Basha mbështetje të pakufishme nga Kim, por jo nga demokratët! Kadilli: S’ka ambasador në botë të bërtasë si në shkallët e PD

    Ambasadorja amerikane Yuri Kim pas takimit me kreun e PD Lulzim Basha tha se ata që po mundohen të vënë shqiptarët kundër SHBA e kanë të kotë, deklaratë kjo që u nënkuptua si një mesazh për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij në “revolucionin” që po përpiqen të zhvillojnë pas përjashtimit nga grupi parlamentar. Kim shprehu hapur mbështetjen e SHBA ndaj Bashës, madje tha se demokracia është një parti opozitare që lulëzon.

    Ish anëtari i kryesisë në Partinë Demokratike Fatbardh Kadilli, kryetari i FRD Sali Shehu dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja të ftuar në emisionin "Pa protokoll" në Report Tv kanë qenë të një mendimi se Kim sot përmes deklaratave të saj dha një mbështetje si asnjëherë më parë ndaj Bashës, edhe në "betejën" e tij të fundit me "babain e tij politik" Sali Berisha pasi e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD, me kërkesë të SHBA, e cila e ka shpallur "Non Grata".

  • VIDEO

    Shqipëria anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB, Rama median franceze: Jemi vend i vogël, por jemi gati

    Për herë të parë pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria u votua për të qenë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të OKB për një mandat 2 vjeçar. Mandati fillon më 1 janar 2022. I pyetur për këtë çështje kryeministri Edi Rama në një intervistë për median franceze Tv5 Monde tha se ne jemi një vend i vogël por jemi gati.

     
  • VIDEO

    Kryeministri holandez më 10 nëntor në Shqipëri, Rama: Do rikonfirmojë mbështetjen për hapjen e negociatave

    New York- Kryeministri holandez, Mark Rutte më 10 nëntor do të vizitojë Shqipërinë. Në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama ka takuar homologun e tij, ndërsa shkruan se Rutte do të rikonfirmojë mbështetjen e Holandës për hapjen e negociatave të Shqipërisë për integrimin në BE.

     
  • VIDEO

    Kim nga Uashingtoni në zyrën e Bashës, i jep e mbështetjen plotë në ‘betejën’ me Berishën! E prerë me kritikët e SHBA në Tiranë: S’na vendosni dot kundër popullit shqiptar

    Nga Uashingtoni, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka shkuar direkt në selinë e PD për t'i përcjellë kreut të PD Lulzim Basha "porositë" nga shefat e saj në SHBA. Me një mesazh të nënkuptuar, ambasadorja iu drejtua dhe demokratëve që mbështesin Berishën dhe tha se PD s'mund të ecë përpara, nëse njëra këmbë ka mbetur në të shkuarën, ndërsa shtoi prerë se “ata që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, e kanë gabim”

  • VIDEO

    Kim i përgjigjet Berishës: Nuk ecet përpara me një këmbë në të shkuarën, PD do dalë më e bashkuar nga tranzicioni! Kush do të verë kundër SHBA-në me shqiptarët, gabohet

    Ambasadorja Yuri Kim i ka dhënë një përgjigje akuzave të Sali Berishës duke thënë se PD nuk mund të ecë para dhe të bëhet më e fortë nëse mbetet e bllokuar me një këmbë në të shkuarën. Ndërsa nxitja e popullit kundër SHBA-së, Kim tha se kjo nuk ka për të ndodhur dhe  kushdo që beson se mund të vendosë SHAB kundër shqiptarëve gabohet rëndë.

  • VIDEO

    Kim zbardh takimin me Bashën, i jep ‘porositë’ e SHBA: Ndava me të atë që mësova nga Washingtoni, të angazhuar për të punur me PD! Demokracia, një parti opozitare që 'lulëzon'

    Ambasadorja Yuri Kim ka zbardhur takimin me Bashën. Ajo thotë se i ka sjellë porositë nga Washingtoni të cilët janë të gatshëm për të punuar me PD.

    “Sapo jam kthyer para pak orësh nga Uashingtoni. Ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë përfshirë shtëpinë e bardhë departamentin e drejtësisë. Pata mundësinë  që tu jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mië për situatën në shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija në pd për ta ndarë atë që kam kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë shba ka pasur marrëdhënie të fortë me pd që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur pd hypi në pushtet për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pusnhtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv