-
VIDEO
Noka: 80 % e anëtarësisë mbështetin Berishës, Basha tallet me veten kur deklaron fitore dhe kur humb! Ky vendin i shërben vetëm Ramës
Deputeti i PD, Flamur Noka tha në ‘5 pyetje nga Babaramo” se vendimi që Basha mori për përjashtimin e Berishës solli vetëm shkatërrimin e partisë për të ruajtur karrigen e tij. Noka tha se ky vendim i shërben vetëm Ramës dhe se 80 % e anëtarësisë së PD është pro Berishës dhe se Bashën nuk e votojnë më.
-
VIDEO
Flamur Noka: Si e mora vesh lajmin e përjashtimit të Berishës nga PD! Rama bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij, Basha gjithçka për ta shkatërruar
Duke folur për vendimin për përjashtimin e Sali Berishës nga PD, deputeti Flamur Noka në Report Tv ka deklaruar se kreu i PD Lulzim Basha ka një ndryshim të vetëm me kryeministrin Rama.
Rama tha ai po bën gjithçka për të mbajtur forcën e tij kurse Basha gjithçka për ta shkatërruar.
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Flamur Noka zbardh debatin me Bashën: I vuri shkelmin PD, partia po shkatërrohet! 80 % e anëtarësisë mbështetin ish liderin historik
PD po shkatërrohet pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga PD liderin historik Sali Berisha. Kështu tha deputeti i PD Flamur Noka në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, ndërsa ka zbardhur edhe debatet që ka bërë me Bashën sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
-
VIDEO
Basha ‘i pret krahët' Berishës: S’ka mbledhje të Kuvendit Kombëtar e të asnjë forumi tjetër anti-Amerikan! Noka: I fute thikë pas shpine PD! Zbardhen debatet në mbledhje
TIRANË- Hija e Sali Berishës në selinë e PD-së nuk është larguar. Ndonëse nuk është më pjesë zyrtarisht e grupit parlamentar, në mbledhjet e PD-së ai ka qenë sërish fokus i diskutimeve, që ka sjellë sërish përplasjen mes deputetëve dhe kryetarit Lulzim Basha.
Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se Flamur Noka, një nga deputetët që e ka treguar hapur besnikërinë ndaj Sali Berishës, ka debatuar sërish me Bashën, lidhur me vendimin e këtij të fundit për ta përjashtuar nga grupi.
-
VIDEO
Nishani: Lëvizja e Berishës mund të jetë për interesa personale, por i shërben partisë! Disa takime po ia organizojnë deputetë të PD! S’ka pakt të fshehtë me Bashën
Ish-presidenti Bujar Nishani nuk e ka përjashtuar si mundësi që Lëvizja e Sali Berishës të ketë ardhur për interesa personale, pas përjashtimit nga grupi i PD, por është i bindur se kjo i shërben partisë. Ai nuk beson te një pakt i fshehur me Lulzim Bashën, e ndërsa shtoi se me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, kryedemokratit ‘do i merren ‘çelësat e partisë’
-
VIDEO
Rama: Dhuratat protokollare do inventarizohen! Populli shqiptar nuk i ka borxh kapadaillëkun shefave të lloj-llojshëm
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re, kryeministri Edi Rama tha se të gjitha dhuratat protokollare do të inventarizohen. Para ministrave ai u shpreh se dhuratat e delegacioneve apo të individëve, nëse kalojnë një vlerë të caktuar, ose do të shërbejnë për dekor në zyrat e ministrave, ose do të dorëzohen në muzeun e dhuratave protokollare. Sipas Ramës, populli shqiptar nuk i ka borxh kapadaillëkun shefave të lloj-llojshëm.
-
VIDEO
''Lufta'' Basha-Berisha, çfarë humbet PD-ja?
-
VIDEO
Përjashtimi i Berishës, Ngjela për Report Tv: 1500 firmat e tij për referendum, s'rrëzojnë Bashën! Nëse ai s'do godiste Berishën, do rrëzohej si Ramiz Alia
Avokati Spartak Ngjela tha në Report Tv se Berisha e ka të pamundur të rrëzojë Bashën dhe aq më pak me referendum pasi nuk e lejon statuti i PD. Ngjela tha se Basha është zgjedhur me parimin “një anëtarë, një votë” dhe se sulmet e Berishës se do ngrejë demokratët kundër Bashës nuk pinë ujë por shërbejnë vetëm për të krijuar pështjellim shoqëror. Në lidhje me takimet e shpeshta që ambasadorja Yuri Kim ka bërë me SPAK, për Ngjelën janë paralajmërime për ish liderin e PD-së për proces penal për korrupsion.
-
VIDEO
Veliaj: Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit! Transformimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë, dëshmi e qartë e vizionit tonë
Tirana kryeqyteti digjital i Ballkanit, është jo vetëm një ambicie, por objektiv i qartë i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj. Duke listuar disa nga vendimet që shkojnë në funksion të këtij qëllimi, ku më i rëndësishmi është shndërrimi i Piramidës në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan, por dhe hapja për herë të parë e disa shkollave elitë të teknologjisë si “Holberton”, kryebashkiaku Veliaj tha se fokusi drejt Tiranës 2050 është industria kreative.
-
VIDEO
Basha: Rama-Doshi-Rakipi, PPP-ja që po plaçkit shqiptarët! S’cenojmë aleancën me SHBA, s'ka kthim pas për përjashtimin e Berishës
Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur sërish akuza ndaj qeverisë duke thënë se është kthyer në një PPP që po plaçkit shqiptarët. Në lidhje me Sali Berishën, Basha tha se nuk heq asnjë fjalë që ka thënë për kontributin e tij, ndërsa theksoi se nuk do të cenohet aleanca dhe partneriteti i PD-së me SHBA.
-
VIDEO
'Hakmarrja' e Berishës pas përjashtimit nga PD, analistja Gjikondi: Drejtësia ta procedojë penalisht! Lëvizja emocionale për guximin e Bashës
Përjashtimin nga grupi parlamentar i PD të liderit historik të saj Sali Berisha, analistja Brizida Gjikondi e quan një vendim të guximshëm të kreut të PD Lulzim Basha.
"Unë që jam një kritike e Bashës, vlerësoj sjelljen e tij politike përgjatë këtij harku kohor që nga momenti që vendosi për të nxjerrë Berishën nga grupi parlamentar. Fakti që ai pati kurajon për ta nxjerrë nga grupi i PD, mendoj se është guxim. Kurse armiqtë e Bashës të përjashtuar nga ai, i janë bashkuar Berishës. Sa i përket strukturës aktuale të PD, është më modernja, janë figura avangardë me arsim të shëndetshëm dhe që nuk janë shumë të bëra pis".
-
VIDEO
Meta nga Korça: Demokracia pas 25 prillit më e mirë se ajo e para zgjedhjeve! Opozita të bëjë detyrën në Kuvend! Dekretimi i Qeverisë? Ma obligon Kushtetuta
Nga Korça ku ka dekoruar katër të përndjekur politikë, simbole të rezistencës antikomuniste, Ilir Meta pati mesazhet e para politike pas konstituimit të institucioneve të reja në vend.
Pas aktivitetit të zhvilluar në Korçë, Presidenti Meta në një prononcim për mediat ka shprehur se më në fund në vend sipas tij demokracia është në situatë më normale se sa periudha katastrofike sipas tij e para zgjedhjeve të 25 prillit.