• VIDEO

    Rama: Reformat që janë të parealizueshme me opozitën, do i ndjekim me popullin! Të mos bëjnë gabimin e së shkuarës, t’i lënë për minutë të fundit diskutimet

    Kryeministri Edi Rama i ka shtrirë edhe një herë dorën opozitës, e megjithatë, për reforma të rëndësishme është shprehur se nëse ata nuk do të pranojnë që të ulen në tryezë, mazhoranca do të ulet me popullin.

    “280 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërkohë që kur e nisëm ne nuk kishte asgjë. Në kohën e tyre ishin 600 mijë njerëz që ishin jashtë çdo skeme trajtimi shëndetësor dhe jashtë çdo skeme rimbursimi shëndetësor se ishin të pasiguruar dhe këto sot janë të përfshirë sa i përket programit, që opozita i bën pikëpyetje të gjitha. Ne kemi pasur parasysh që nuk jemi një parti që vjen nga opozita dhe për herë të parë do ulim të qeverisim, por jemi dhe nuk mund të shkonim para zgjedhësve përveç se me një program që është një kohësisht plan pune, nuk ka asnjë premtim në fushatë që nuk është në program. Nuk mund të përmbushësh 100% programin qeverisës nëse ti po punon me X prioritet të vjen virusi, duhet të ndryshosh prioritete dhe të spostosh të ardhurat për një prioritet që ti as nuk e kishe imagjinuar. DI të them këtë që programi ynë që votohet sot bashkë me kabinetin është një program që synon të jetë 100% i realizuar të paktën në ato pjesë që kanë të bëjnë me projektet e mëdha me eliminimin përfundimtar të pandemisë dhe pasojat e tërmetit. Ato që janë të parealizueshme me opozitën, do i ndjekim me popullin, që të zbresim në popull për reformën territoriale apo zgjedhore, por nëse duan që të kemi diskutim dhe nëse duan që ta synojnë realizimin e këtyre synimeve duhet të flasim, dhe jo të bëjmë gabimin që i kanë lënë gjërat në fund, ndërkohë që ne i thonim hajde flasim për reformën zgjedhore, pastaj kur ikën shpikën një karrige ekstra se nuk ishin në parlament. Iua dhamë këtë karrige ekstra dhe atë nuk e përdorën, pastaj na kërkuan një tjetër strukturë dhe koha ikën, sidoqoftë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi tabu, jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha, por kemi prioritetet tona, por ne kemi një qëndrim krejt të kundërt, ne kërkojmë më pak bashki. Sot kemi entitet shumë të vogla me burime njerëzore të kufizuara për të mbajtur barrën, ndërkohë që pasja e një numri më të madh bashkish dhe njësi administrative më të madhe, hajde ulemi dhe të ballafaqojmë argumentet, mbase ne i bindim, mbase na bindin ata. Duan ndryshim të sistemit kushtetues, hajde ta diskutojmë, kjo kërkon dialog, gjithsesi disponimi ynë është i plotë dhe qoftë kryetari i grupit apo sekretari i përgjithshëm nga ana tjetër janë në çdo moment të gatshëm që sido që ta zgjedhë PD-ja nëse do e zgjedhë një proces dialogu, menjëherë të vihen në komunikim, nëse duan ta bëjnë në rrugën X apo Y, por koha është e ngushtë, vitet ikin dhe për të gjithë ata që kanë qenë që në mandatimin e qeverisë së parë, duket sikur ajo ka qenë para 8 muajsh, na duhet të fokusohemi në punën tonë dhe realizimin e programit”, tha Rama.

  • VIDEO

    'Rama 3, programi politik dhe kabineti marrim 77 vota pro dhe 53 kundër në seancën maratonë! Tani vetëm betimi në Presidencë dhe nis puna

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama është votëbesuar për herë të tretë pas 20 orësh seancë plenare. Me 77 vota pro, 53 kundër, 1 abstenim është miratuar kabineti i ri dhe programi i qeverisës për katër vitet e ardhshme.

  • VIDEO

    Vijon seanca plenare, Kryemadhi: Përshëndes 12 gratë në qeveri, shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtare

    Seanca plenare ende vijon të jetë aktive pavarësisht orari. Në fjalimin e saj kryetarja e partisë LSI Monika Kryemadhi foli rreth grave në qeverinë Rama 3 të cilat i quan shtyllat kurrizore të cilat meritojnë të jenë luftëtare.

    Përshëndes 12 gratë në qeveri, ata janë shtylla kurrizore e Shqipërisë, meritojnë të jenë luftëtar

    Zgjedhjet që kaluam na përballën me të pamundurën. Shumë kolegë i përmendën këtu por do dëshiroja që t’i kishin denoncuar të gjitha problematikat që ngritën. Që me shitblerjen e votës,  që me ndihmën ekonomike, që me legalizimet, që me hipotekat, që me koncesionet, duke filluar nga Porti i Durrësit dhe duke vazhduar edhemë tej  me hidrocentralin e Skavicës.

    Do dëshiroja të shikoja se çfarë ndodh me opozitën? Dhe në fakt ndoshta mua nuk më takon kjo pyetje. Por përkundrazi më takon që të marr disa përgjegjësi të tjera. Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit.  

    Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin. Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë.

    Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të  këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë., shprehet Kryemadhi. 

  • VIDEO

    Manja shpalos programin e drejtësisë: Do jem shërbëtor i ligjit! 0 tolerancë ndaj korrupsionit

    Ulsi Manja i cili pritet të votohen nga Kuvendi në postin e ministrit të Drejtësisë ka shpalosur programin në Kuvend. Akuzave të hedhura ndaj tij, Manja u përgjigjet duke thënë se ai do të jetë shërbëtor i drejtësisë, jo ai lloj ministri që liron të dënuarit për të kryer masakra zgjedhore, sipas tij si në 2009.

    “Falenderoj Etildën për të gjithë konstributin e dhënë në mbarëvajtjen e punëve. Do vazhdojmë të japim kontributin tonë për forcimin e shtetit ligjor. 3 prioritete. Zbatimi i reformës në drejtësi dhe kosolidimi i sistemit të drejtësisë për një drejtësi më të drejtë. Pandëshkueshmëriua dhe lufta ndaj korrupsionit. Administratë me 0 tolerancë ndaj korrupsionit. Sa i përket kosolidimit të sistemit të ri të drejtëisë në shqipëri dhe kosolidimit të shtetit ligjor kemi caktuar objektivat. Projekti i parë i yni do të jetë miratimi i hartës së re gjyqësore.

    Procesi i vetingut ka krijuar boshllëk dhe për ta mbushur këtë vakancë ne planifikojmë që në vitin akademik të katërfishojmë numrin e magjistratëve. Në funksion të këtij objektivi janë këto projekte. Platforma drejtësia që duam… Ne synojmë ti japim fund korrupsinit me pronat e luajtshme dhe të paluajtshme. 360 gradë mbrojtje për të miturit. Kodi i ri do inkriminojë të gjitha sjelljet abuzive. Dua tu përgjigjem shqetësimeve me të qënurit në krye të drjetësiës, ulsiu do jetë vetëm shërbëtor i ligjit. Si ish ministër drejtësia nesër në këtë sallë sdo mbahen mend si ministry apo ish ministri që pasi u  dha leje e liroi dhjetëra kriminelë të dënuar për vepra të rënda penale për të kryer masakër zgjedhore në zgjedhjet e  2009, që janë të shkruara në raportin e osbe odihr, të kthehem pas 12 vjetësh në këtë salë dhe të predikoj moral për demokracinë zgjedhje të lira dhe sundimin e ligjit. Do jem shërbëtor i ligjit seps eky është formimi im familjar”, tha Manja.

  • VIDEO

    Braçe: Të taksohen të pasurit, të rrëzohet sistemi i përjashtimeve e favoreve! Pabarazia është e thellë

    Në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë, deputeti Erion Braçe ka bërë thirrje në Kuvend që të rriten taksat për të pasurit dhe të lehtësohet kjo barrë për shtresën punëtore. Ai u shpreh se pabarazia në të ardhura është shumë e lartë, duke kërkuar me forcë që të rrëzohet sistemi i favoreve, që kanë bërë që të pasurit të paguajnë pak taksa.

    "Jashtë pabarazia vlon. Statistikat e rrogave që paguhen sot tregojnë pabarazi dhe polarizim të thellë. Paga mesatare mujore në tremujorin e dytë  të këtij viti ishte paga mesatare ishte në shtet 56710 lekë, në privat 68 196 në privat, po flas për të ardhurat bazë, ndërsa pabarazia është më e thellë mes tyre dhe pensionistëve. Biznesi vip taksa për të është e shestë dhe tatimi i ulët si në Francë, Itali e Amerikë, Të shohësh xhiron, tatimin mbi fitimin e 100 vipave të ekonomisë shqiptare tregon se kemi shumë shumë punë. Kompania më e madhe private në vend për nga xhiro fshehur pas një emri në anglisht, deklaron fitim 1.1% të xhiros, paguan tatim mbi fitimin 0.2% të xhiros. Kompanitë farmaceutike q ëu kënaqën në para deklarojnë fitim 4.6% të xhiros dhe tatim fitimi 0.6% të saj. Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes ndaj të pasurve. Është një ekuilibër i ri  në sistemin fiskal. Të rrëzohet sistemi i përjashtimeve, favoreve që ka bërë që të pasurit të paguajnë kaq pak. Po kufizohen mundësitë veçanërisht në fshat duke sjellë varfërinë", tha Braçe.

  • VIDEO

    Berisha nis lëvizjen “Basha ik”- Rama prezanton programin e qeverisë në Kuvend

     

    Emisioni Repolitix trajtoi lëvizjen e Sali Berishës kundër Lulzim Bashës. Cfarë synon kjo lëvizje dhe si cfarë do të brenda PD-së? Të ftuar në studio Petro Koçi, Fatos Klosi, Bislim Ahmetaj dhe Andi Përmeti.

  • VIDEO

    Programi dhe kabineti/ Opozita bllokoi foltoren, rinis seanca pas 2 orësh! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur!

    Rreth dy orë e priti Lulzim Basha kryeministrin Edi Rama për ti thënë se ka ekzekutuar demokracinë në vend, ndërsa kreu i qeverisë i tha kryedemokratit se boll kumrie ka mbi kokë, duke ju referuar përplasjes që ka në parti më Sali Berishën. Më herët, Rama shpalosi programin me në fokus rritjen e pagave, të pensioneve, investimet në infrastrukturë, por dhe fuqizimin e rolit të gruas, në seancën që u ndoq dhe nga bashkëshortja e tij Linda. 

  • VIDEO

    Bislim Ahmetaj në 'Repolitix': Basha erdhi në krye të PD-së me dosje për vrasjet e pasluftës në Kosovë!

    TIRANË- U desh përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së që të dilnin në pah disa të vërteta që për opinionin publik ishin servirus si thashetheme, por sot konfirmohen goja e vetë protagonistëve. Anëtari i "grupimit për PD", Bislim Ahmetaj tha sot në studion e 'Repolitix' se Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD me dosje që kanë të bëjnë me vrasjet në Kosovë, si person në dijeni si pjesë e punës me UNMIK dhe për këtë e dinte edhe Sali Berisha madje shantazhonin njëri-tjetrin, por nuk dha më shumë detaje.

     
  • VIDEO

    Grida Duma: Programi qeverisës, një paçavure! Nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së

    Një paçavure e ka quajtur nënkryetarja e PD, Grida Duma programin e PS për 4 vitet e ardhshme.

    Më tej Duma ka akuzuar kryeministrin Rama për  racizëm politik duke i vënë lakun në fyt qytetarëve.

    “Në këtë maskaradën që ndoqëm, i rilinduri më i rilindur tha se ka disa që mbajnë shënime këtu. Jeta e shqiptarëve nuk është procedurë. Kjo nuk është çështje shënimesh, është çështje llogaridhënie. Keni sjellë programin qeverisës. Fjalë e madhe është. Ne si grup Parlamentar kërkuam kohë ta lexonim. Në fakt keni pasur të drejtë ju, nuk duhet as edhe një minutë. Jam e bindur që këtij programit tuaj i kushton më shumë kopertina se ajo që ka brenda. Do flas me gjuhën tuaj se nuk jemi kundër për kundërshti. Kjo mënyra e të shkruarit  do të dëgjoni rilindje, rimëkëmbje, rindërtim, por ngadhënjen vetëm ringinje. Ky është materiali juaj. Në faqen 10: Shqipëria e fortë. Ju në të gjithë programin tuaj 70% ia keni dhënë të shkuarës sepse më shumë e shkuar jeni. Sa i përket 2013-2025 ju keni bërë apo s’keni bërë hapa drejt integrimit. Ky është programi juaj, 2013. Ju mendoni se silleni si Zota. Jeni kaq të çuditshëm të ndjerë mirë në mëkat që edhe fatkeqësitë ju vijnë fat. Ju mendoni se tërmetin ua solli Zoti për të kuptuar se sa shtetlartë jeni ju. Padyshim që të rilindurit e rilindur në këtë paçavure që në cilëndo faqe të hapni nëse ka ndonjë shifër e keni marrë nga ai i PD-së. Do ta përdorni edhe lakun e varfërisë si një kushtëzim për votën.  Nuk ka gjë më të shëmtuar se njerëz që llogarisin bukën e gojës. Racizëm politik bëni ju duke i vënë lakun në fyt qytetarëve. Juve ju lumtë që e keni ndërgjegjen nën shollë. Turp i zi në politikën e jashtme jeni duke bërë patronazhistin e Kosovës”, tha Duma.

  • VIDEO

    Xhaçka: Imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor! Zhvillimi i rajonit do të ecë paralelisht me integrimin europian

    Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha sot nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria imazhi i Shqipërisë ka pësuar transformim rrënjësor. Sipas Xhaçkës, angazhimi i politikës sonë të jashtme do të jetë konsolidimi i vendit si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimit të Ballkanit Perëndimor. Ndalur te "Open Balkan", Xhaçka u shpreh se nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE.

    "Jemi një vend që me shumë punë ka ngritur Politikën e Jashtme. Zanafilla e këtij transformimi është politika që Shqipëria ka ndjekur prej dekadash në Rajon. Angazhimi ynë të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e vendit tonë si një faktor kyç për paqen e stabilitetin e zhvillimin e BP. Është një qasje e guximshme. Është një qasje që synon të forcojë marrëdhëniet mes vendeve të BP dhe t'i çojë në një fazë të re marrëdhëniet dy palëshe e shumëpalëshe. Të punojmë për  të krijuar Rajonin tonë një hapësirë të përbashkët ekonomike dhe njerëzore, në përputhje me Procesin e Berlinit, duke punuar për arritjen e 4 lirive, të njerëzve, mallrave, të shkëmbimit dhe kapitalit përmes nismës së Open Balkan, në mekanizëm për të përshpejtuar këto procese. Nuk ka asnjë kontradiktë mes thellimit të integrimit brenda Rajonit dhe objektivit për t'u anëtarësuar në BE. Marrdhëniet me SHBA gurë themeli për politikën tonë të jashtme do të jetë prioritet absolut i punës sonë në mandatin e tretë", tha ajo.

  • VIDEO

    Basha përfundon fjalën, Rama: Fjalim copy-paste nga fushata, me disa përsëritje për shkak të stresit! Ke boll kumrie

     

    Pasi kreu i PD Lulzim Basha ka përfunduar fjalën e tij në Kuvend kryeministri Edi Rama tha se ishte një fjalim “copy-paste” nga fushata, madje me disa përsëritje, që sipas tij mund të jenë për shkak të stresit.

    “Do isha i pavërtetë nëse do thosha se prisja më shumë. Sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që ju e quajtët shumë të rëndësishëm me një fjalim që 3 çereku është copy paste nga fjalimet e fushatës pastaj disa pjesë nëpër të që janë përsëritje që mund të jetë shkak i stresit. Ke boll kumrie kështuqë këtu ndalem”.

  • VIDEO

    Basha kundër 'Open Balkan': Shqipëria ka detyrën të mbështesë Kosovën! Për ne s'mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën

    Nga foltorja e Kuvendit, teksa përmendi vizitën e Kancelares gjermane, Angela Merkel në Shqipëri, tha se mbështet Procesin e Berlinit, duke lënë të kuptohet se nuk është dakord për iniciativën e 'Open Balkan'. Ai tha se Shqipëria ka për detyrë të mbështesë Kosovën dhe se për vendin tonë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën.

    "Por ti ke prioritet iniciativën e Novi Sadit e cilat mbahet mend veç për sulmet që t'i i bën lidershipit të Kosovës sa here mblidheni për resmen e rastit, dhe për turpin tënd edhe kur në krah keni iniciatoren e Procesit te Berlinit siç ndodhi 2 ditë më parë. Pas çdo resme që Vuçiç bën me ju, maskohet ambicia e tij për atë qe ai e quan “bota serbe”, fshihet spastrimi etnik i luginës së Preshevës përmes pasivizimit të adresave, privimi që iu bën shqiptarëve të tre komunave, Preshevës, Medvegjës e Bujanocit të së drejtës për t’u punësuar e zhvilluar ekonomikisht, fshihen ambiciet për të kontrolluar dhe tollovitur Malin e Zi, siç ndodhi pak kohë më parë kur kërcënoi luftë civile.  E reagimi yt ndaj kësaj sjellje janë sulmet ndaj liderëve të Kosovës që refuzojnë një gjë të tillë. Bashkëpunimi rajonal nuk mundet kurrë të nisë nga Novi Sadi, por nga Mitrovica, shqetësimi ynë duhet të jenë shqiptarët e Luginës së Preshevës, siç janë për Vuçiçin ato të serbeve të Kosovës. Marrëdhëniet ndërshtetërore dhe fqinjësia e mirë ngrihen mbi baza proporcionaliteti dhe jo vasaliteti. Në këto procese Shqipëria ka vetëm një detyrë, të mbështesë Kosovën, sepse për Shqipërinë nuk mund të jetë e mirë ajo që nuk është e mirë për Kosovën", tha Basha.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv