-
VIDEO
Procesi i votimit për kryetarin e ri të Kuvendit, Lindia Nikolla voton, Paloka i gris fletën në sy
Një situatë e sikletshme është krijuar në ambientet e Kuvendit ku në kohën që Lindita Nikolla po hidhte fletën e votimit në kuti për kryetaren e Kuvendit, Edi Paloka i ka grisur fletën në sy gjatë shkëmbimit të tyre.
-
VIDEO
Përçahet aleanca PD -LSI, Kryemadhi voton për kryetarin e Kuvendit! I bashkohet dhe Dule
Duket se përçarja mes PD dhe LSI nuk janë më vetëm flakë por fakt, pasi në procesin e votimit të kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, vendimet kanë qenë të kundërta dhe jo të unifikuara. Në një kohë që PD dhe Basha grisën fletën e votimit, Monika Kryemadhi ka votuar. Edhe aleati i Bashës, Vangjel Dule ka votuar në procesin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
-
VIDEO
Incidenti i parë në Kuvend, Rama mbledh fletët e grisura nga opozita, nxehet Këlliçi: Janë materiale zgjedhore, mos i prek! Kryeministri i çon qesen mbrapsht, Rushaj i derdh sërish në tokë
Opozita i grisi fletët e votimit për kryetaren e Kuvendit, ndërsa nga Edi Rama u ngrit dhe i mblodhi ato në një qese. Kjo duket se ka nxehur Belind Këlliçin i cili tha se ato nuk duhen prekur pasi janë materiale zgjedhore.
-
VIDEO
Komisioni i Verifikimit të Mandateve jep ‘Ok’, betohen 140 deputetët e rinj të Kuvendi
Komisioni i Verifikimit të Mandateve ka verifikuar mandatet për të 140 deputete dhe zëvendësimin e 4 mandateve të lëna nga Gramoz Ruçi, Najada Çomo, Lefter Koka dhe Mark Marku. Si përfaqësuese e Komisionit të Verifikimit të Mandateve, Klotilda Bushka lexoi emrat e 140 deputetëve të rinj që do të përbejnë parlamentin e ri të Shqipërisë.
-
VIDEO
Para nisjes së seancës së 2 plenare, Basha mbledh në seli grupin parlamentar! 'Zhduken' simpatizantët e Berishës
Pak para seancës së dytë plenare kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në seli grupin parlamentar të PD për tu dhënë porositë e fundit. Pëpara selisë blu nuk duken asgjëkundi simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët ditën e sotme kanë bërë miting, duke kundështruar përjashtimin e Berishës nga grupi palamentar i PD.
-
VIDEO
Nis seanca e dytë e Legjislaturës së X të Kuvendit, Basha mblodhi grupin parlamentar! ‘Zhduken’ simpatizantët e Berishës! Bozo drejtoi mbledhjen e parë: Të punojmë pa ngjyra partiake!
Në orën 17:00 nisi seanca e dytë e Legjislaturës së X, ndërsa gjatë paraditës u zhvillua seanca e parë që pati më së shumti një atmosferë formale. Si deputetja më e vjetër, seanca është hapur nga Luljeta Bozo, e cila do të drejtojë seancën deri në zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. Në seancën e sotme u ngrit edhe komisioni i verifikimit të mandateve të deputetëve, i përbërë nga 5 përfaqësues të maxhorancës dhe 4 të opozitës.
-
VIDEO
Ndarja nga Berisha/ Statuti i PD-së i jep fuqi Bashës të përjashtojë çdo anëtar pa pyetur strukturat, ja ku mund të ankohet ‘Doktori’
Edhe pse vendimi i Lulzim Bashës nën presionin e SHBA për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi i PD dhe rrjedhimisht nga partia, është më shumë një akt politik se sa proces ligjor dhe procedural, Sali Berisha po e kundërshton vendimin nga pikëpamja ligjore, duke e shpallur si në kundërshtim me statutin e PD-së. Sipas Berishës nuk ka asnjë nen në statut që parashikon përjashtimin e deputetit për shkak të shpalljes non grata nga SHBA dhe se për përjashtimin e tij nga partia duhet të mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD.
-
VIDEO
Sot në Kuvend, por a janë vaksinuar deputetët? Flet për Report Tv Duma, Mediu, Pampuri dhe Shehi
Për shumë kategori qytetarësh vaksina është e detyrueshme por çfarë ndodh me ligjvënësit? Ata sot u rikthyen në sallën e kuvendit pas pushimeve verore, por a janë të gjithë të vaksinuar? Ndjekim intervistat e marra nga gazetarja Doris Sallaku.
-
VIDEO
'Bëri shumë keq!' qytetarët kundër Bashës për përjashtimin e Berishës: Zgjodhi rrugën e Ramës, që flaku Fatos Nanon
Qytetarët në Tiranë nuk janë dakord me vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e ish-kreut të PD-së Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së. Në një prononcim të shkurtër për Report Tv një qytetarë thotë se ai zgjodhi rrugën e Edi Ramës, të cilin e mori Fatos Nano nga Franca dhe e ky më pas e hoqi, me të njëjtën mënyrë sipas saj veproi edhe Basha që hoqi Berishën.
-
VIDEO
Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, Nishani: Basha skuth, argat i Ramës që tenton të zhbëjë PD! Kadilli: Partia humbi liderin dhe ish-liderin, të dy janë falsë!
'Vendim prej skuthi të Bashës' e ka cilësuar i ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Ai e quan Bashën 'argat' të Ramës, teksa thotë se misioni i tij është zhbërja e PD-së. Kadilli thotë se në PD humbi liderin dhe ish-liderin, ndërsa të dy, Bashën dhe Berishën, i cilëson si njerëz fals, pa moral e parime. Sipas Kadillit, vendimi i Bashës ishte i bazuar në llogari, për të mbajtur karrigen e kryetarit, jo të ardhmen e PD.
-
VIDEO
Largimi i Berishës nga grupi i PD, shpërthen Frrok Çupi: Mbrëmë Basha ka kërkuar masa sigurie për të mbrojtur jetën
-
VIDEO
Largimi nga grupi parlamentar, Zaloshnja: Berisha do të përsërisë 97' për PD