• VIDEO

    Shehaj akuza për procesin e votimit, Gjanaj: Vëzhguesit e tij nuk kanë përmbushur kriteret, nuk janë përjashtuar

    Kreu i Komisionit  Zgjedhor në PD, Jemin Gjana i është përgjigjur akuzave të Agron Shehja për proces të parregullt dhe përjashtimin e vëzhguesve të tij. Gjanaj tha se Shehaj ka kërkuar që disa përfaqësues që janë në degë të tjera t'i çojë në degë të tjera psh nga Maliqi ta çojë në Korçë, por kjo sipas tij nuk mund të bëhet dhe se ata nuk kanë plotësuar kriteret. Ai foli edhe për incidentin ën njësinë 5 në Tiarën ku përfaqësuesja e Shehajt u largua pasi shkaktoi problemet dhe është zëvendësuar me një përfaqësuese tjetër të tij

    "Kemi patur probleme në 7 apo 8 raste të përfaqësuesve të Harxhit pasi erdhën disa propozime që u rrëzuan nga komisionet, ose nuk kanë pasur kartë anëtarësie ose nuk kanë qenë në listë ose janë deleguar nga një degë në një tjetër. Nuk është pranuar vëzhguesi i kandidatit Agron Shehaj pasi ai atë të Kavajës ka tentuar ta sjellë në Tiranë dhe të Maliqit në Korçë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka përfaqësim, por ka kritere ku komisioni ka marrë shënimet përkatëse. Nga ora 08:00 deri në 11:00 për llogari të Shehja janë marrë vendime dhe plotësuar me përfaqësues të tjerë Kruja, Lushnja, Dega 4, Kavaja, Maliqi dhe Shkodra. 30 minutash është bërë zëvendësimi i vëzhgueses së Shehajt në njësin 5. Zonja u largua pasi për dy orë rresh krijoi probleme në qendrën e votimit, ka marrë penalitet dhe është larguar nga qendra e votimit", tha Gjana.

    Jemin Gjana bëri të ditur se deri më tani kanë votuar 12,928 anëtarë ose 17.2 për qind e anëtarëve. Ai bëri të ditur se procesi ka vijuar normalisht dhe se nuk ka pasur vonesa apo ndërprerje.

  • VIDEO

    Harxhi voton: Procesi ka parregullsi, nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista, procesi fars

    Pasi hodhi votën në njësinë 5, kandidatja në garë për drejtimin e PD, Edith Harxhi tha se procesi ka parregullsi të mëdha dhe se gjysma e anëtarëve të PD nuk e gjejnë emrat në lista. Harxhi i bëri thirrje Bashës dhe komisionit zgjedhor që ndjek procesin zgjedhor se nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për atë.

    "PD është një aset dhe pasuri kombëtare dhe i përket të gjithë shqiptarëve. Sot është dita e demokratëve, është ditë e rëndësishme për të gjithë ne dhe ne sot votojmë për ndryshimin dhe për një reformim të plotë të PD dhe ringritje e saj mbi vlerat e 1990. Mendoj që do të fitoj dhe demokratët do të fitojnë në radhë të parë sot. Jam e sigurt që vota e demokratëve do të jetë për ndryshimin.

    Ka pasur probleme , procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar. I bëj thirrje Bashës dhe kryesisë së PD dhe komisionit zgjedhor që ndjekin procesin, nëse demokratët nuk do të gjenin emrat në lista ky proces do të jetë fars për ne. Demokratët janë penguar të votojnë vetëm se u thuhet se nuk janë aktiv në PD, kjo nuk është normale, jam e sigurt që ata janë thirrur të votojnë më 25 prill për PD. Dita jonë fillon sot, unë filloj sot betejën time për të ringritur PD. Unë e kam shprehur kohë do të jem aktive në PD dhe beteja ime fillon sot, edhe po të mos fitojë, unë do të vazhdojë të luftojë por jam e sigurt që do të fitojë", tha Harxhi.

  • VIDEO

    Zgjedhjet për kryetarin e ri, voton Edit Harxhi

    Kandidatja për kryer të PD Edit Harxhi ka hedhur votën e saj pak më parë. I vetmi nga kandidatët që ende nuk ka votuar është Agron Shehaj.

    •  
  • VIDEO

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, voton Kadilli: Nëse e doni PD, votoni që ta ringremë! Është një garë që u mbyll siç u nis, e pabarabartë

    Kandidati për kryetar të ri të PD Fatbardh Kadilli ka hedhur votën e tij. Në një komunikim për medie ai ka ftuar të gjithë demokratët të votojnë duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të ringrihet PD.

    “Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet. Ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. Është një garë që u  mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon.  Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese.

    Në përgjithësi i rri larg këtyre provceseve, procesi i vërtetë është  fryma me të iulin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha ai.

  • VIDEO

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, voton Kadilli

    Kandidati për kryetar të PD Fatbardh Kadilli ka hedhur votën e tij në fletë.

    •  
  • VIDEO

    2900 demokratë të Durrësit zgjedhin sot kryetarin e ri të PD

    Në Durrës 2900 anëtarë të Partisë Demokratike votojnë sot për kryetarin e partisë. Qendra e votimit është ngritur në degën e PD në Durrës, ndërsa procesi ka nisur normalisht që në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00.

    •  
  • VIDEO

    Demokratët e Fierit votojnë për kreun e ri të PD, Baçi: Interesimi është i lartë, anëtarët të motivuar për fushatën tjetër përballë Ramës

    Kryetari i Partisë Demokratike në Fier Luan Baçi u shpreh që prej orës 08:00 të mëngjesit ka pasur një pjesëmarrje të lartë në votim për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

    Ai theksoi se në qendra ndodhen vetëm komisionerët dhe vëzhguesit e katër kandidatëve. Kjo pjesëmarrje e lartë sipas tij, do të thotë se demokratët janë të motivuar për t’u përballur me Ramën.

    “Komisionerët u paraqitën që nqë 7 të mëngjesit. Ka një fluks anëtarësht për të votuar, procesi vazhdon i rregullt dhe me pritshmëri për pjesëmarrje të lartë. Vëzhguesit e 4 kandidatëve janë brenda. Në 19:00 mbyllet votimi. Nëse do ketë anëtarë duke votuar nuk ndërpritet procesi. 1 orë pas fillimit kanë votuar afro mbi 200. Kemi javën që kemi thirrur anëtarësinë me të katërt kandidatët. Ky është një interesim shumë i madh, pasi dolëm nga një palë zgjedhje të kontestuara dhe të vjedhura. Janë të motivuar për ta vijuar fushatën tjetër, atë të përballjes me Ramën”, tha Baçi.

    Si në të gjithë vendin, votimi është hapur në orën 08.00 dhe do të vijojë derisa të kenë votuar të gjithë anëtarët me të drejtë vote.

  • VIDEO

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, voton Lulzim Basha: Procesi është një vlerë! Do ta çojmë betejën deri në fund për rrëzimin e Ramës

    Që prej orës 8 ka nisur procesi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të PD, ndërsa pak më parë ka hedhur votën e tij kryedemokrati Lulzim Basha. Gjatë deklaratës për medie Basha ka falënderuar demokratët dhe personat që kujdesen për procesin duke thënë se kjo është një vlerë e shtuar. 

  • VIDEO

    Voton Lulzim Basha! Kërkon një tjetër mandat në krye të PD

    Lulzim Basha ka hedhur votën e tij në kuti. Ai kërkon një tjetër mandat në krye të PD.

    •  
  • VIDEO

    1260 demokratë në Gjirokastër votojnë për kryetarin e ri të partisë! Kreu i degës së PD: Procesi ka ecur normalisht

    Ka startuar procesi zgjedhor në orën 8 të mëngjesit për demokratët e Gjirokastrës të cilët janë thirrur të zgjedhin kreun e ri të kësaj partie me parimin “Një anëtar-Një votë”. Interesimi ka qenë i dukshëm që në orët e para të mesditës së sotme ku sipas përllogaritjeve nga komisioni i ngritur me këtë rast, kanë votuar në dy orët e para gati 20% e anëtarësisë me të drejtë vote. Procesi ka ecur normalisht edhe në degët e PD në Tepelenë, Përmet, Këlcyrë e Memaliaj por në raport me Gjirokastrën, pjesmarrja ka qenë më e ulët.

    Në Gjirokastër janë thirrur për të votuar 1260 anëtarë me të drejtë vote për të përzgjedhur për kryetar një ndër katër kandidaturat e shpallura për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Kreu i PD Gjirokastër Dasho Aliko shprehet se procesi zgjedhor ka ecur normalisht dhe sipas parashikimeve të tij, pjesëmarrja do të jetë diku tek 60% deri në përfundim të zgjedhjeve pasi shumë prej anëtarëve rezultojnë të jenë në emigracion.

    PD në Qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 25 prillit pati një rritje me mbi 1 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2017 ndërkohë që të kapte deputetin e dytë, i duheshin edhe 2000 vota të tjera.

  • VIDEO

    Fjalimi i largimit nga politika/ Gramoz Ruçi: Sa të më punojë mendja dhe zemra mbetem socialist i denjë! Të mos harrojmë, fryma, organizimi e lidershipi, baza e suksesit tonë

    Ta marr fjalën pas atyre që tha Megi, sigurisht që është e vështirë, por për të nderuar jetën dhe kontributin e mikut tonë të ngushtë Bashkim Fino, do të ftoja të gjithë të pranishmit për të nderuar, meqë kemi 30-vjetorin e partisë, jo pak por 25 ish-deputetë të këtyre 30 viteve që janë ndarë nga ne. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje

  • VIDEO

    Lushnje, 2694 anëtarë votojnë sot për drejtuesin e ri! Kryetari i degës së PD: 4 kandidatet kanë vëzhguesit e tyre në qendrat e votimit

    2694 anëtarë të Lushnjes do  të votojnë sot për drejtuesin e ri të PD. Kryetari i PD Lushnje, Sajmir Korreshi tha se procesi vijon normalisht dhe se 4  kandidatet kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit.

    "Procesi ka filluar normal në orën 08:00. Ka pjesëmarrje të mirë në votim dhe të katër kandidatë në garë kanë përfaqësuesit e tyre si vëzhgues në qendrat e votimit", tha Korreshi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv