• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 15 Qershor 2021

    Titujt e gazetave per sot, nga dokumentet qe duhen per shtesen 2500 leke te pensionit te a e rrezon kjo opozite kryeministrin Rama e deri tek France-Gjermani prova per finalen.

  • VIDEO

    Amerika is Back dhe zgjedhjet në PD, të ftuar Etjen Xhafaj, Endri Shabani dhe Albana Vokshi

    Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

    Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Etjen Xhafaj është stadi më i lartë i përfaqësimit të diplomacisë shqiptare. Në lidhje me marrëveshjen 5G të nënshkruar mes SHBA-së dhe Shqipërisë ditën e djeshme në Bruksel, Xhafaj tha se afati i fillimit të marrëveshjes është qershori 2022.

    Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha 'non grata', u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon kështu mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale.

    Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi edhe anëtarja e Komisionit Zgjedhor të PD-së, i ka dalë në mbrojte Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë akuzat për manipulime të zgjedhjeve. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Vokshi tha se kundërshtarët hedhin akuza për manipulime, ndërkohë që nuk kanë prova. Ajo ka theksuar se Basha nuk ka qenë "më i privilegjuari" nga kandidatët.

  • VIDEO

    Zgjedhjet në PD, Vokshi 'në mbrojtje' të Bashës: Nëse ka pasur manipulime, ku janë provat? Zhurmë për të bërë pis procesin

    Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi edhe anëtarja e Komisionit Zgjedhor të PD-së, i ka dalë në mbrojte Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë akuzat për manipulime të zgjedhjeve. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Vokshi tha se kundërshtarët hedhin akuza për manipulime, ndërkohë që nuk kanë prova. Ajo ka theksuar se Basha nuk ka qenë "më i privilegjuari" nga kandidatët.

  • VIDEO

    Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, zëvëndësministri Xhafaj: Përfaqësimi më i lartë i diplomacisë shqiptare! Afati për fillimin e marrëveshjes 5G, qershori 2022

    Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Etjen Xhafaj është stadi më i lartë i përfaqësimit të diplomacisë shqiptare. Në lidhje me marrëveshjen 5G të nënshkruar mes SHBA-së dhe Shqipërisë ditën e djeshme në Bruksel, Xhafaj tha se afati i fillimit të marrëveshjes është qershori 2022.

  • VIDEO

    Berisha 'non grata', Endri Shabani: I pari në listën e personave që duan të destabilizojnë politikisht vendin! SHBA dha sinjal që ai s'duhet të mbështetet më

    Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha 'non grata', u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon kështu mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale.

  • VIDEO

    Përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komision: Kreu i njësisë nr.5 në Tiranë Çim Babasi më dhunoi, ndërhyri që të më përjashtonte

    - Enkeleda Çela, përfaqësuesja e Agron Shehajt në Komisionin e votimit, ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj saj nga kryetari i degës së njësisë numër 5 në Tiranë, Çim Babasi. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Çela tha se ai ka ndërhyrë që të përjashtohej nga Komisioni, vetëm sepse ajo po kryente detyrën e saj.

  • VIDEO

    Fitoi zgjedhjet/ Basha mesazh 3 kandidatëve: Mirënjohje se e bëtë garën sfiduese, të bashkojmë forcat kundër regjimit Rama-Doshi

    Lulzim Basha reagon pas fitores në zgjedhjet e PD dhe u dërgon një mesazh 3 kandidatëve.  

  • VIDEO

    Basha në krye të PD, deputetët e opozitës: Ogur i mirë për PS

    Deputetët e opozitës parlamentare e konsiderojnë një ogur të mirë për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, rikonfirmimin e Lulzim Bashës në krye të PD. Opozitarët e dalë nga listat e PD, por që refuzuan të lënë mandatet thonëqë  zgjedhjet në PD treguan hapur një masakër të vërtetë zgjedhore.

  • VIDEO

    'Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD', Berisha nuk uron Bashën për fitoren, poston mesazhi e koduar

    Basha falënderoi demokratët për "mbështetjen e jashtëzakonshme" pas fitores, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se ai nuk është uruar nga askush në PD, e madje as nga Sali Berisha. Ky i fundit nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me fitoren e Bashës, ndërsa ka postuar në Facebook një video nga fushata zgjedhore e PD në vitin 2009, kur edhe fitoi zgjedhjet.

  • VIDEO

    Kuvendi/ Berisha ‘non grata’ nga SHBA, kreu i SPAK: Sapo të kemi në dispozicion një material do nisim hetimet! Balla: Koha kur njerëzit e drejtësisë emëroheshin nga politika ka përfunduar

    Kuvendi ka zhvilluar ditën e sotme seancën plenare, ku në rendin e ditës u diskutuan 13 çështje. Gjatë seancës së sotme drejtuesit e SPAK, Prokurorisë së Përgjithshëm, KLP dhe KLGJ paraqitën raportet për vitin 2020 në lidhje me punën e këtyre institucioneve si dhe krahasimin me vitin 2019

  • VIDEO

    Manastirliu: Shqipëria vend me risk të ulët! Sot mbërrijnë 11.700 vaksina Pfizer! 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës

    Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha vendi ynë tashmë ka dalë nga zona e riskut për përhapjen e virusit COVID-19. Manastirliu tha se sot presim 11.700 vaksina Pfizer, ndërkohë që shtoi se në total kanë mbërritur 967 mijë vaksina. Manastirliu shtoi se 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

    Po ashtu nga marrëveshja e sotme me distributorin turk, shtoi Manastirliu, garantohen të mbërrijnë 500 mijë doza të vaksinës SINOVAC.

    ‘Sot kemi më pak se 170 raste aktive në të gjithë vendin. Kemi një rënie të ndjeshme të indikatorëve matëse që është 5 raste për 100 mijë banorë. Kemi dalë nga zona e riskut moderuar dhe sipas të gjitha të dhënave ndërkombëtare jemi konsideruar si një vend me risk të ulët për përhapjen e virusit COVID. Procesi i vaksinimit do të vijojë.

    Sot presim 11700 doza të vaksinës Pfizer. Arrijmë në 967 mijë vaksina të mbërritura në vendin tonë. Marrëveshja që sjellim për miratim në këtë seancë garanton edhe 500 mijë doza të vaksinës SINOVAC. Kjo do të shërbejë edhe për zgjerimin e fashës së vaksinimit. 360 mijë qytetarë kanë kryer të dy dozat e vaksinës.

    Sot fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjeç, përpos vaksinimit të kombinuar. Kjo është koha më e mirë për të intensifikuar këtë proces jetik. Jemi të vetëdijshme se lufta me COVID 19 ende nuk ka përfunduar. OBSH edhe së fundmi ka apeluar për kujdes pasi kjo pandemi ka ende të panjohura. Ndaj lehtësimi gradual i masave duhet të shoqërohen me vigjilencë të shtuar. Sezoni verës po shoqërohet edhe me masa të shtuara.’- tha Manastirliu.

  • VIDEO

    Ulsi Manja: Zbatimi i Reformës ka probleme sepse po rithemelon sistemin, drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin

    Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja duke folur për raportin e KLP-së për vitin 2020 tha se procesi i vetingut ka sjellë probleme ne gjykata dhe prokurori. Manja tha se zbatimi i Reformës në Drejtësi ka sjellë probleme sepse po rithemelon sistemin. Sipas tij drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin e qytetarëve.

    "Procesi i vetingut probleme ne gjykata dhe prokurori. Janë edhe 400 gjyqtarë dhe prokurorë të pavetuar. Sot ne kemi në gjykatën e apelin 4 gjyqtarë në mos gaboj dhe në të tjerat kanë mbetur në detyrë nga 1 në 2 gjyqtarë.

    Sot kemi infrastrukturë urbane, lidhur me hartën e re gjyqësore ne si komision jemi gati të japim gjithë kontriburin tonë për të gjetur një dakordësi dhe këshilli i ministrave të hartojë hartën e re gjyqësore. Ne na takon barra ta suportojmë deri në fund këtë reformë. kjo sdo të thotë se drejtësisa e re që presin shqiptarët të ngrihet në nivelin e ligjin. Zbatimi  i reformes ka probleme sepse por rithemelon sistemin. Drejtësisë së re i duhet punë të fitojë besimin.

     Nëse drejtësia e re nuk ka vënë mend nga drejtësia e vjetër që gati gati u bë njësh me politikën dhe ishin në këmbët e politikës, të jetë e bindur se vetingu është një proces i përkohëshëm por janë orgnanet e këtij vendi, ild spak...ky kuvend do të ushtrojë të gjitha përgjegjësitë, ky ai  që do të vijë. Është reforma më e kushtueshme sepse për këtë mazhorancë që përfaqësoj drejtësia është siguresa e sistemit demokratik. Pas drejtësisë në tokë është vetëm drejtësia hyjnore, ndaj iu ftoj të miratojmë rezolutat", tha ai.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv