-
VIDEO
Korçë, 5379 anëtarë të PD i drejtohen qendrave të votimit
Nis procesi i votimit në të gjithë Qarkun Korçë më total më të gjitha bashkitë e qarkut ku 5379, do i drejtohen qendrave të votimit. Procesi ka nisur në orën 08:00 deri në orën 19:00
-
VIDEO
Vlorë, 1435 anëtarë të PD votojnë sot për drejtuesin e ri
1435 është numri i anëtarëve me të drejtë vote të cilët do t'i drejtohen qendrës së votimit të ngritur pranë selisë së PD në Vlorë, për të zgjedhur kryetarin e ri. Votimi është hapur në 08:00 dhe vijon normalisht.
-
VIDEO
Kukës, mbi 2 mijë anëtarë votojnë për drejtuesin e ri! Kryetari i degës së PD: Procesi vijon i rregullt
Mbi 2000 anëtarë në qarkun e Kukësit me të drejtë vote do të zgjedhin sot kryetarin e ri të PD. Procesi ka nisur normalisht në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00 dhe pas mbylljes së procesit të votimit votat do të numërohen në degët përkatëse. Kryetari i degës së PD, Arif Rexhmat tha se procesi vijon normalisht dhe ka interes të demokratëve për të votuar.
"Ka interes të jashtëzakonshëm, qendrat janë hapur që në orën 08:00, procesi është i rregullt dhe po vijon me zbatimin e të gjitha procedurave", tha ai.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin e PD, voton Gazmend Bardhi
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD ka nisur në që në orën 08:00 ndërsa tani ka hedhur votën e tij edhe Sekretarin i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi. Vota do të përcaktojë se kush nga 4 kandaitët, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj do të drejtojë partinë për 4 vitet e ardhshme.
-
VIDEO
Shkodër, mbi 7 mijë anëtarë të PD votojnë sot kryetarin e ri
Mbi 7000 anëtarë në qarkun e Shkodrës me të drejtë vote do të zgjedhin sot kryetarin e ri të PD. Procesi ka nisur normalisht në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00 dhe pas mbylljes së procesit të votimit votat do të numërohen në degët përkatëse. Në Shkodër janë në dispozicion të procesit 5 qendra votimi.
-
VIDEO
Zgjedhjet për kryetarin e ri, 2402 antarë të PD në Lezhë do zgjedhin mes Bashës, Kadillit, Harxhit dhe Shehajt
2402 antarë të PD në Lezhë do të votojnë për kryetarin e kësaj force politike. Që në orën 8 të mëngjesit të sotëm janë hapur dyert e zyrës së PD ku dhe do zhvillohet votimi për katër kandidatët që garojnë.
-
VIDEO
Fier, 2500 demokratë votojnë sot për kryetarin e tyre të ri
Në degën e PD për Fierin me të drejtë vote janë 2500 anëtarë që do të zgjedhin sot për kryetarin e ri që do të drejtojë Partinë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur që në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Në qarkun e Fierit do të jenë dy komisione të administrimit të Zgjedhjeve për shkak të numrit të lartë të anëtarësisë.
-
VIDEO
1640 demokratë në Berat votojnë sot për kryetarin e ri të PD
Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD ka filluar edhe në Berat. Në të gjithë qytetin e Beratit do të votojnë 1640 votues, të cilët do të zgjedhin mes Fatbardh Kadillit, Edit Harxhit, Agron Shehajt, Lulezim Bashës. Votimi ka filluar ne oren 8 pa asnjë problem.
-
VIDEO
Nis votimi/ 75 mijë anëtarë zgjedhin sot kreun e ri të PD, Basha në garë përballë Harxhit, Shehajt dhe Kadillit
Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike do të votojnë ditën e sotme duke nisur nga ora 08:00 deri në orën 19:00 për të zgjedhur mes Lulzim Bashës, Agron Shehajn, Edit Harxhit dhe Fatbardh Kadillit, për kryetarin e partisë që do ti udhëheqë në betejat e 4 viteve të ardhshme, deri pas zgjedhjeve parlamentare të 2025
-
VIDEO
Basha feston ditëlindjen, të rinjtë e FRPD i dhurojnë tortë në formë shahu! Kryedemokrati 'pret' kokën e mbretit
Për kryedemokratin, Lulzim Basha sot është një ditë e veçantë. Basha feston sot 47 vjetorin e ditëlindjes, një ditë para zgjedhjes së kryetarit të Partisë Demokratike.
Basha është surprizuar nga të rinjtë e FRPD-së të cilët i kanë dhuruar një tortë në formën e tabelës së shahut. Të rinjtë e pritën kryetarin e PD jashtë selisë blu. Ndërkaq, Basha ka zgjedhur të 'presë' kokën e mbretit të zi që ishte mbi tortë.
-
VIDEO
Nesër zgjedhjet në PD, Gjana: Kemi listën paraprake, në pritje të Harxhit dhe Kadillit për përfaqësuesit e tyre në komisione
PD do të zhvillojë nesër zgjedhjet për kryetar, ndërsa Kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana, bëri me dije se është miratuar lista, jo përfundimtare, e përfaqësuesve të kandidatëve në komisione.
Në një deklaratë për mediat, Gjana u shpreh se janë Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi të cilët ende nuk kanë dorëzuar listën e tyre dhe se për këtë do të ketë një mbledhje të Komisionit pasdite. Gjana theksoi se nuk do të bëhet pjesë e komisioneve të votimit apo numërimit, askush që nuk do të jetë anëtar partie dhe nuk i përket degës në të cilën është ngarkuar.
-
VIDEO
Në përvjetorin e 30 të PS, socialistët mbledhin sot Kongresin në 'Air Albania' e rizgjedhin strukturat! Zbardhet axhenda
Në këtë përvjetor të 30-të, Partia Socialiste do të mbledhë pasditen e sotme Kongresin në "Air Albania". Kongresi prite të fillojë në orën 18:00 dhe gjithçka do të zhvillohet në zbatim të masave kundër koronavirusit. Hapja do të bëhet me një video dokumentar për rrugëtimin e PS.
Pritet që PS të paraqesë sot në Kongres vizionin për Shqipërinë 2030 dhe angazhimet kryesore të programit qeverisës. Një analizë do ti bëhet dhe rezultatit të 25 prillit, pasi ndonëse PS ka fituar mandatin e 3 duke hyrë në histori, jo të gjitha strukturat kanë arritur rezultatin e parashikuar.