-
VIDEO
'Gati për Shqipërinë', aplikanti francez që tërhoqi vëmendjen e Ramës me shqipen tij absolute: Me shqiptare je martuar? E flet gjuhën si frëngjishten
Gjatë bashkëbisedimit të Ramës me disa prej aplikantëve të nismës “Gati për Shqipërinë”, zhvilloi një bisedë shumë interesante me një francez i cili kërkon të kontribuoi në Shqipëri në fushën e logjistikës.
Shqipja absolute e francezit tërhoqi vëmendjen e Ramës i cili e pyeti menjëherë se ku e ka mësuar gjuhën, duke shkëmbyer disa batuta me të riun.
Biseda e Ramës me francezin:
Francezi: Unë jam francez në fakt. Jam kualifikuar me një master në fushën e logjistikës në Francë. Mbas kësaj kam punuar disa vite në Shqipëri. Fakti që kam një eksperiencë logjistike me lidh shume me fushën transporti kështu që me zhvillimin e territorit, politikat e transportit, transportit publik.
Rama: Po këto shqipen nga e ke
Francezi: E kam mësuar në Shqipëri
Rama: Në punë e ke mësuar këtë?
Francezi: Në punë
Rama: Me shqiptare je martuar
Francezi: Po me shqiptare
Rama: Aaa, e flet shqipen si frëngjishten.
-
VIDEO
'Gati për Shqipërinë', Rama bashkëbisedim me aplikantët: Do hapim një segment të administratës për nëpunës publik dixhital
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po diskutohet për një reformë për ata që do të duan të kontribuojnë në mënyrë sistematike, por nuk duan të kthehen në Shqipëri, duke hapur një segment të administratës për nëpunës publik dixhital, që punojnë nga shtëpia.
-
VIDEO
Historike,Kuvendi shkarkon presidentin/ A do te rikthehet Berisha ne krye te PD?
-
VIDEO
Nesër Kongresi i PS, Bushati për Report TV: Do analizojmë zgjedhjet e 25 prillit, fokusi i qeverisë është ekonomia
I ftuar në studion e Report TV ishte deputeti Ervin Bushati i cili foli për Kongresin që do të mbajë nesër Partia Socialiste. Bushati tha se Kongresi vjen në një ditë të rëndësishme për partinë, në 30 vjetorin e formimit të saj.
-
VIDEO
Basha takim përmbyllës me demokratët e Mallakastrës: Të dielën vendosim nëse do luftojmë regjimin Rama-Doshi
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar takimin përmbyllës të fushatës për të mbajtur drejtimin e PD me demokratët e Mallakastrës. Ndërkohë që ditën e diel demokratë do i drejtohen kutive të votimit për të vendosur mes 4 kandidatëve në garë, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.
Basha tha para demokratëve të Mallakastrës se ditën e diel vendoset nëse POD do të vazhdojë betejën kundër regjimit Rama-Doshi.
"Të dielën do vendosim të vazhdojmë me gjithë forcën tonë betejën kundër regjimit Rama-Doshi, do t’i kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin. Nuk dorëzohemi përballë masakrës zgjedhore. Së bashku me shumicën e shqiptarëve do sjellim ndryshimin që njerëzit duan dhe meritojnë. Të dielën sytë e shqiptarëve do të jenë sërish të drejtuar nga Partia Demokratike, ashtu siç i kanë drejtuar përherë në udhëkryqet e vështira të historisë dhe këto ditë të vështira për vendin shqiptarët presin nga ne një përgjigje të qartë dhe të fortë për masakrën zgjedhore, për ndalimin e vullnetit të shqiptarëve për ndryshim, për rënien e demokracisë", tha Basha.
Basha foli edhe për rivalët e tij duke i cilësuar si rrezik pasi nëse ata nuk njohin masakrën zgjedhore do të thotë se pranojnë në heshtje modelin e Ramës.
"Ekziston dhe një rrezik i cili është rreziku i dorëzimit para atyre që 25 Prillin për interesa afatshkurtra nuk e konsiderojnë masakër zgjedhore por e konsiderojnë fitore të Edi Ramës apo humbje të Partisë Demokratike. Të bësh këtë, të ngutesh, të vraposh drejt kësaj do të thotë ti biesh me shkelm sakrificës tuaj, sakrificës të demokratëve të Mallakastrës, të Fierit dhe të mbarë Shqipërisë. E vetmja gjë që kam kërkuar është që për një gjë të kemi një qëndrim dhe kjo është 25 prilli sepse nga kjo varet dhe fati i aksionit tonë politik, varet jo thjesht fati i Partisë Demokratike dhe i demokratëve, varet fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Nëse ne pranojmë kokë ulur padrejtësitë që iu janë bërë jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve, nëse pranojmë në heshtje modelin e Edi Ramës", tha Basha.
Në fund Basha ftoi demokratë të votojnë të dielën për të dhe t'i thonë njëherë mirë STOP atyre që nuk njohin masakrën zgjedhore të 25 prillit dhe sakrificat e bëra nga demokratët.
"Për këtë të diel me forcën që na buron nga besimi që shqiptarët na dhanë me 25 prill përkundër masakrës zgjedhore ti themi jo rënies së demokracisë, t’i themi jo penguesve të ndryshimit, të vazhdojmë së bashku këtë të diel me gjithë fuqinë tonë betejën kundër regjimit të Edi Ramës, të Tom Doshit me shokë, të kësaj pakice dhe ti kthejmë vendit demokracinë dhe përmes saj ndryshimin që mallakastriotët, shqiptarët dhe Shqipëria e deshën me 25 prill dhe e duan akoma më shumë edhe sot", tha Basha.
-
VIDEO
Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB, Ervin Bushati në Report Tv: Votimi tregoi se Shqipëria ka moral të lartë në skenën ndërkombëtare
Ervin Bushati tha nga studio e Report Tv se anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB është një arritje e madhe për vendin por edhe një vlerësim i madh pasi ajo shikohet si një faktor stabiliteti në botë dhe rajon. Votimi sot me 175 vota nga 117 të nevojshme, për Bushatin tregojnë se Shqipëria ka qëndrim të lartë në moral në skenën ndërkombëtare.
"Është një arritje jo vetëm për diplomacinë shqiptare, është një arritje për shtetin shqiptar në këto vite të ekzistencës së tij dhe patjetër për faktorin shqiptar. Po të shikosh është një ngritje graduale e diplomacisë dhe pranisë si Shqipëria si shtet në këtë institucion më të rëndësishëm sot, të paqes dhe sigurisë. Por, ka të bëje me mënyrën si Shqipëria perceptohet si neutrale, si asnjanëse apo kontributore për paqen. Po ta shikosh 175 vota që janë marrë sot tregon që Shqipëria ka qëndrim të lartë në moral në skenën ndërkombëtare. Nuk është si ato vende që mendoheshin si të anshme dhe një grup vendesh mos t’i votonte, por tregon që ka një stabilitet politik e diplomatik, por edhe një qëndrim të lartë morali. Pra, nuk është nga ato vende që mund të goditej nga një palë tjetër. Patjetër që është shumë e rëndësishme kjo. Vjen në një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me praninë e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, mos harrojmë dhe presidencën e OSBE vitin e kaluar. Pra, janë të gjitha maturi diplomatike dhe shtetërore të një vendi që shikohet si një faktor për sa i përket stabilitetit, qëndrueshmërisë, pozitivitetit dhe një mesazhi paqeje në botë", tha Bushati.
-
VIDEO
Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurisë, Xhaçka: Njohja e pavarësisë së Kosovës, shtyllë e politikës sonë të jashtme
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në një intervistë për Report Tv, pasi Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, nënvizoi se avancimi i çështjes së Kosovës është një shtyllë e rëndësishme e politikës së Jashtme.
-
VIDEO
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB, Xhaçka: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë, u bëmë pjesë e tryezës botërore për paqen dhe sigurinë
Shqipëria bëhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara me 175 vota, duke siguruar një prej arritjeve më të mëdha në diplomacinë ndërkombëtare nga ana e shtetit tonë. Për ministren e Jashtme Olta, Xhaçka, e cila votoi si përfaqësuesja më e lartë e Shqipërisë në Asamble të OKB-së, tha se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë duke u bërë pjesë e tryezës së madhe botërore për paqen dhe sigurinë .
-
VIDEO
Shqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB
Shqipëria është zgjedhur anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB, për vitin 2022-2023. Shqipëria u mbështet nga 175 vende anëtare të OKB. Në votim morën pjesë 190 vende.
-
VIDEO
Votimi në OKB, ministrja Olta Xhaçka hedh votën në kuti! Shqipëria drejt zgjedhjes në Këshillin e Sigurimit
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka hedhur votën e Shqipërisë , ku po votohet për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara për periudhën 2022-2023. Një prej këtyre shteteve është edhe Shqipëria.
-
VIDEO
Nis mbledhja në OKB, Shqipëria drejt zgjedhjes në Këshillin e Sigurimit, arritje e madhe në arenën ndërkombëtare! Ja prioritet kryesore të vendit tonë
Në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për periudhën 2022-2023
-
VIDEO
Shqipëria drejt zgjedhjes në Këshillin e Sigurimit, Olta Xhaçka mbërrin në sallën e OKB
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka mbërritur në Neë York, aty ku Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara për periudhën 2022-2023. Një prej këtyre shteteve është edhe Shqipëria.
Ditën e djeshme Xhaçka është pritur nga përfaqësuesit e përhershëm të 5 vendeve anëtare me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit.