• VIDEO

    Në prag të vendimit të Këshillit Europian, SHBA shpreh hapur mbështetjen: BE të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa vonesa

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë thirrje që të Bashkimi Europian të përcaktojë një datë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

  • VIDEO

    U shkarkua nga 104 deputetë, Meta ironi me Kuvendin

    Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Ilir Meta ka dhënë përgjigjie përmes një konferencë për shtyp duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore të zgjedhjeve të 25 prillit.

  • VIDEO

    Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve e ish-zyrtarëve të korruptuar, Meta: E përshëndes, lufta kundër korrupsionit, të jetë prioritet i të gjithëve

    Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur urdhrin Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që janë  futur në listën e zezë. Në konferencën për shtyp, Meta u shpreh se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve.

    "E përshëndes si vendim, Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë prioritet i të gjithëve", tha ai.

  • VIDEO

    Meta, presion Gjykatës Kushtetuese: Do të jem këtu deri më 24 korrik 2022

    I pyetur nga gazetarët se ccfarë do të bëjë nëse nga Gjykata Kushtetuese vjen një vendim që e shkarkon nga detyra, Presidenti Meta iu shmang përgjigjes së drejtpërdrejtë duke thënë se do të jetë në zyrë deri nw vitin 2022.

    "Këtu do të jemi deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm. Do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj me fillimin e sezonit të ri", tha Meta.

  • VIDEO

    Meta: Deputetët morën para të votuar pro shkarkimit tim! Faqe e zezë ata që më nxorrën në pritë, pres të bashkëpunoj me shumicën dhe opozitën e re

    Presidenti Ilir Meta thotë se deputetët që kanë votuar pro shkarkimit të tij kanë marrë lekë. Duke akuzaur opozitën se e nxorrën në pritë me djegien e mandave, ka theksuar se do të bashkëpunojë me shumicën dhe me opozitën e re pas shtatorit.

    “Spo japim shfaqje se çfarë shtë deklaruar kundër presidentit por është e qartë se të gjitha shqetësimet e presidentit u verifikuan.Do ishte mirë të kishim pasur zgjedhje model, por e dimë shumë mirë të gjithë ata që duan ta dinë, se presidenti ka bërë çdo përpjekje për të parandaluar degradimin e standardit të zgjedhjeve. Shkarkimi akt dëshpërues i parlamentit të shkarkuar. Pres me shumë qetësi dhe durim procesin e ankimeve. Bashkëpunojmë dhe me opozitën e re në respekt të kushtetutës. 

    Nuk kam asnjë shqetësim nga akti antikushtetues i parlamentit njëpartiak. Unë pres me shumë qetësi e durim përfundimin e ankimimeve dhe të bashkëpunoj me shumicën e re, me opozitën e re, ne Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, për rivendosjen e llogaridhënies në të gjitha nivelet. Janë të gjitha mundësitë që kjo të vijojë në Kuvendin e ri.

    Ky kuvend është turpi i të gjithë atyre që e krijuan bashkë. 2 vjet e ca ai kuvend një nga faqet më të errëta.  Faqen e zezë të gjithë ata që e kanë bërë atë, dhe që nxorrën prite edhe presidentin e republikës sepse e lanë pa asnjë mbrojtje institucionale republikën.

    Ka shumë arsye ku kuvend që i ku që të votojë në atë mënyrë. Presidenti ndaloi në 8 qershor një gjakderdhje të programuar që do shërbente për të shpallur opozitën organizatë terroriste. Është normale që ky parlament, e pranoi sa euro kanë marrë  për të shkarkuar presidentin. Kam patur shumë arsye për të bërë këtë shkarkesë mbllefi ndaj presidentit sepse ka penguar me vendosmëri në respket të kushtetutës çdo veprim për të cënuar sovraninetin e republikës dhe trajtimin e vendit si plaçkë tregu. Kanë shumë të drejtë pasi u mësuan keq me deputetë kartonngritësa.

    Të gjithë e dimë se kush e nxiti dhunën në Kavajë, drejtorët e kujt ishin ata që shkaktuan gjakderdhje në zyrën e PD. Të gjithë e dinë se kush e nxiti dhunën në Elbasan kush i  zvarriti dosjet dhe kush planifikonte ta shtrinte dhunën në të gjithë vendin. Sa i përket përpjekjeve të presidentit gjatë kësaj kohe dhe dëshirës së çelejs së negociatave. Na vjen keq që ka dalë problemi mes maqedonisë dhe bullgarisë, por e mbani mend se kur Maqedonia ishte gatine donim zgjedhje. Atëherë vuante bullgaria prej nesh dhe tani vuajmë të gjithë bashkë. Integrim europian ska qenë në interes të Ramës”, tha Meta.

  • VIDEO

    Shkarkimi, Meta ironi me vendimin e Kuvendit: Jam gati për takimin e 10 majit

    Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka ironizuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar atë, duke thënë se është i  'gatshëm për takimin e 10 majit', duke nënkuptuar se procedura e ndjekur nuk ishte sipas rregullores, pasi pretendimet e Metës nuk u dëgjuan.

    "Duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit e parlamentit monist, në një epokë të pluralizmit politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende nuk kanë përfunduar dhe duhet ët jemi të duruar deri sa të përfundojnë proceset e animimit. Lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përpjekur të qëndrojmë larg sepse ka qenë shfaqje për të hequr vëmendjen nga hetimi i krimeve zgjedhore dhe për të spostuar vëmendjen te fajtorë që nuk ekzistojnë. Theksoj gatishmërinë time për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj dhe për të cilën i lajmërova dhe ata e refuzuan sepse kërkonin që Presidenti të spostonte axhendën", tha Meta

    Kujtojmë se Meta refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor ku u shqyrtua  kërkesa e deputetëve të PS për shkarkimin e tij, me pretendimin se kishte  një agjendë të paracaktuar, duke propozuar datën 10 maj si ditën më të përshtatshme.

  • VIDEO

    'Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata, Lulzim Basha nuk ka dorëzuar ndryshimet në statut', Kulluri në Report Tv: Kjo parti shkel ligjin

    Zgjedhjet në PD mund të shpallen nul nga gjykata pasi të gjitha ndryshimet e bërë në statutin partisë nuk janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës ashtu sicc parashikohet nga Ligji. Deklaratën e bëri në Report Tv, anëtari i grupimit "Për PD-në", Edvin Kulluri.

    Kulluri thotë se kandidati i përjashtuar nga gara në Partinë Demokratike Ibsen Elezi ka paraqitur një padi në gjykatë për anulimin e këtyre zgjedhjeve.

  • VIDEO

    U shkarkua nga 104 deputetë, Meta ironi me Kuvendin: Gati të realizojmë takimin e 10 majit! Presion Kushtetueses: Në zyrë deri në 2022! Mesazh opozitës: Faqezinj që më nxorën në pritë

     

    Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore.

    Me 104 vota pro Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese.

  • VIDEO

    Urdhri i Biden për bllokimin e pasurive të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar, Balla: E përshëndes, një akt i mirëpritur! Berisha më mirë të heshtë

    Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka përshëndetur urdhrin Ekzekutiv të Joe Biden për të futur Shqipërinë në listën e vendeve që u bllokohet pasuria në SHBA zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të korruptuar që janë  futur në listën e zezë. Për komentin e ish-presidentit Sali Berisha i cili tha se urdhri i Biden ska lidhje me të, Balla tha se ishte qesharak. Ndërkaq i ka sugjeruar ish-kryeministri që të heshtë.

    “Unë e përshëndes vendimikn e SHBA, të gjitha vendet e tjera dhe ballkani perëndimor janë në atë listë. Edhe kontrolli financiar i SHBA përkundrejt një lufte të përbashkët me SHBA është një akt i mirëpritur. Qesharak më është dukur reagimi i atyre që janë të shpallur si persona të identifikuar nga SHBa që kanë kontribut negativ në dobësimin ne luftës së korrupsionit, u sugjeroj të heshtin. Falenderoj SHBa për mbështetjen ndaj shqipërisë në çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, tha Balla.

  • VIDEO

    2 ditë para zgjedhjeve, PD shpërndan listat e anëtarëve që votojnë! Jemin Gjana: Kandidatët për kryetar firmosin për 76 komisionet

    Komisioni Zgjedhor hapi sot listat e anëtarësisë së PD për votimet e së dielës, në prani të përfaqësuesve të kandidatëve për kryetar të PD. Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana bëri të ditur se, pas hapjes së  sistemit, degëve do t’u dërgohen listat e vulosura dhe me firmën e anëtarëve të Komisionit, përfshi dhe kandidatëve për kryetar të PD. Në lista janë emrat e 75067 anëtarëve të PD, te cilët ndahen në 76 komisione votimi.

    Në pesë degë që kanë nga dy komisione bëhet një ndarje afërsisht e barabartë e numrit të anëtarëve. Kemi përgatitur zarfat për secilin prej komisioneve.  Janë 76 zarfa në të cilat do të fusim listat e votimit të 76 komisioneve të votimit. Do t’i mbyllim, do t’i vulosim, dhe do t’i firmosim, secili, Kryetari dhe Sekretari i komisionit, detyrimisht dhe secili prej kolegëve anëtarë dhe përfaqësues të kandidatëve të këtij Komisioni, firmën mbi këto zarfe tek pjesa që mbyllet.

    Zarfat, bashkë me materialet e tjera zgjedhore, do të shpërndahen nesër dhe do të hapen në prani të Komisionit, në momentin që fillon procesi i votimit. Pra do të hapen në orën 08:00 të ditës së diel. Kryetarët e Komisioneve e kanë marrë këtë porosi të prerë që zarfat nuk mund të hapen nga askush, zarfat do të hapen vetëm nëpërmjet Komisionit dhe do të përdoren në tavolinën e Komisionit për procesin e votimit.”- u shpreh kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

  • VIDEO

    Balla: Nga nesër fillon përgatitja e PS për fitoren e mandatit të 4! Mesa duket Basha do rizgjidhet në krye të PD, në shtator vazhdojmë dialogun, të çojmë para reformat

    Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një deklaratë për medie tha se nga nesër që mbahet Kongresi i partisë, fillon përgatitja për mandatin e 4 të kësaj force politike. Duke theksuar se prej shtatorit do të krijohet një dialog i ri politik me opozitën, Balla tha se sipas tij duket se kryedemokrati Lulzim Basha do të zgjidhet sërish në krye të PD. Pr deklaratat e Bashës i cili thotë se nuk do të bashkëpunojë me mazhorancën, Balla thotë se nuk beson të ndodhë një gjë e tillë.

    15 janari i vitit 2022 për të garnatuar se në pranverën  e vitit 2022 e gjithë struktura e PS ti përgjigjet pritshëmrisë së kryetarit Rama dhe të gjithë kolegëve të tjerë që kemi nderin të jemi drejtues rajonalë të PS në përgatitje te zgjedhejve vendore 2023.  Nesër mblidhet organizmi më i rëndësishëm siç është kongresi. Fazë pas faze, do jetë gjithçka, aty do jemi të gjithë . Nesër ne socialistët kemi festë, pjesën e parë jo si festë por si rikujtim i të gjithë vlerave personaliteteve të gjithë atyre që kontribuan në krijimin e kësaj force politike. Kemi vetëm kontribute pozitive në rrugëtimin europian.

    Nesër ka peshë dhe fjala e zotit Rama. Prej sot fillojmë përgatitjen tonë prej sot për të fituar mandatin e 4.  Një parti politike si e jona hyn në çdo palë zgjedhje për të fituar, fokusi do jetë te programi qeverisës dhe reformat, rishprehja e vullnetit për një frymë të re politike prej shtatorit. Të krijojmë një dialog konstruktiv në dobi ntë interesave të vendit. 2021 është i rëndësishëm, brenda këtij viti do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Frymë të re dhe komunikim të ri me opozitën. Ne në shtator duhet që në legjislaturën e re të kuvendit do kemi mundësi  të krijojmë mundësi të reja komunikimi.  Kemi dakordësi me PD, kujtoj disa refoma, edhe Basha mesa duket do rizgjidhet nesër, prapë do të ulemi në tavolinë që ti çojmë para reformat.  Ditën që kur e zgjedh vetë kundërshtarin, atëhere shko diku tjetër. Në këtë fushë institucionale përballë PD është PS dhe grupi parlamentar. Kemi gjithë dëshirën për këto ura komunikimi.

    Nëse dëshiron ose jo, këtë rrugë e ka provuar, rrugën e bojkotit, moskomunikimit, mungesën e  dialogut, pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin zgjedhor të PD, mendoj që Basha do e kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne, por në fund të fundit jemi shqiptarë. Ato që presin shqiptarët është të ngremë një komunikim të ri, në një vit kur Shqipëria ka nisur negociatat për tu anëtarësuar në BE. Besoj në këtë këndvështrim bie ajo që Basha nuk pranon, se besoj që s’do pranojë”, tha Balla.

  • VIDEO

    Nesër Kongresi i PS, Balla shpalos agjendën, përshëndet Urdhrin Ekzekutiv të Biden: Berisha të heshtë! Zgjedhjet në PD? Mesa duket fiton Basha

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat nga Selia rozë, shpalosi me pak fjalë axhendën e Kongresit të kësaj force politike që do të zhvillohet nesër në stadiumin 'Air Albania.

    "Natyrshëm që është moment historik në rrugëtimin e PS e cila gjatë këtyre 30 viteve ka kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. ED vetmja forcë që nuk i ka bërë asnjëherë  dëm interesave të vendit, por përkundrazi Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit, do t'i dedikohet të gjithë këtij rrugëtimi 30 vjeçar. Natyrshëm do të ketë përshëndetje, mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30 -vjetorin do të kalojmë në pjesën e dytë, prezantimi i vizionit tonë Shqipëria 2030, si dhe objektivat dhe programin tonë qeverisës që do të prezantojë Qeveria 'Rama 3' në shtator.  Më pas do të bëjmë një analizë të thellë të punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve që ne kemi kaluar në Asamblenë Kombëtare", tha Balla.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv