-
VIDEO
Balla: Koha kur njerëzit e drejtësisë emëroheshin nga politika ka përfunduar! Sot kemi prokurorë të dënuar dhe ish-ministra në dyer të gjykatave
Deputeti Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit vlerësoi ecurinë e Reformës në Drejtësi, ku tha se koha kur prokurorët e përgjithshëm emërtoheshin si horra dhe lavire bulevardi ka përfunduar. Balla tha se po konsolidojnë këtë rritje të pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Balla tha se tashmë edhe emërtesa e njerëzve të drejtësisë ka përfunduar.
Balla tha me tej se janë marrë 71% e rasteve të referuara të pandehur, ndërkohë që shtoi se kjo në kohën e Salës dhe të Ilirit nuk kalonte as 12%. Balla shtoi po ashtu se edhe Shqipëria nuk do të bëjë përjashtim sa i përket politikanëve që do të hetohen, ku tha se aktualisht ka prokurorë të dënuar nga një shkallë e gjykatës dhe ish-ministra në hetim.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, me 81% të votave edhe Lulzim Basha fiton mandatin e tretë! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale
Demokratët tashmë e kanë vendosur. Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi. Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 14.8%. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %.
-
VIDEO
Do largohesh nga partia pas humbjes? Kadilli: Basha më gjeti në PD dhe do më lërë aty
Fatbardh Kadilli tha se nuk ka për t'u larguar nga partia dhe se Lulzim Basha e ka gjetur atë në PD dhe do e lejë aty. Kadilli tha se do të qëndrojë në parti pavarësisht se kush është kryetar i sa.
"E kam thënë, unë nuk largohem nga partia pavarësisht si quhet kryetari i partisë dhe as se çfarë raportesh kam unë me të. Lulzim Basha më ka gjetur në PD dhe do më lejë këtu. Jam që në ditën zero në politike në këtë parti, kam kontribuar dhe po kontribuoj në këtë parti dhe nuk kam plan të largohem. Jeta më ka mësuar të duroj dhe të mos dorëzohem kurrë", tha Kadilli.
-
VIDEO
Urove për fitoren Bashën? Kadilli: Do e bëja po të ishte garë e barabartë
Fatbardh Kadilli tha se nuk i e ka uruar Lulzim Bashën për fitoren pasi gara mes kandidatëve nuk ishte e barabartë. Ai tha se pranon humbjen dhe se urimin do e bënte nëse gara do të ishte e barabartë.
"E kam thënë që në fillim që gara ishte e pabarabartë dhe do urojë një fitues që do të dilte nga një garë e barabartë", tha Kadilli.
-
VIDEO
Fatbardh Kadilli: Zgjedhjet brenda partisë më keq se ato parlamentare, por unë s'jam Luli, e pranoj rezultatin! S'iki nga PD, do shpalos manifest
Partia Demokratike këtë të hënë do të shpallë rezultatin përfundimtar për fituesin e zgjedhjeve të kreut të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 13 qershorit. Nga rezultatet e deritanishme, Lulzim Basha ka siguruar mandatin e tretë në krye të partisë së dytë më të madhe në vend.
Kandidati Fatbardh Kadilli ka pranuar humbjen, ndrësa i cilësoi zgjehdjet brenda partisë më keq se ato parlamentare.
-
VIDEO
Kujtim Gjuzi pyet Ruçin për gazetarët, i përgjigjet kryeparlamentari: Je i pasaktë, shqetësimi i medias për këtë çështje është vlerësuar maksimalisht
Deputeti Kujtim Gjuzi gjatë seancës së sotme plenare ka pyetur kryeparlamentari Gramoz Ruçi në lidhje me përjashtimin e gazetarëve dhe kamerave për ndjekjen e komisioneve në Kuvend.
Ruçi tha se deputeti është i pasaktë në konstatimin e tij dhe shtoi se kjo çështje është vlerësuar maksimalisht dhe është zhvilluar edhe një diskutim dhe tashme pritet konkluzionet,
Gjuzi: Është miratuar ndalimi i publicitetit të komisioneve në seancat plenare të jenë të hapura. Neni 43 i rregullores nuk i lejon këtë, dua shpjegim nga ana juaj. kryeministri ka munguar 6 muaj në parlament, a përbën e shkelje që mandate i tij të jetë i pavlefshëm.
Ruçi: Jeni i pasaktë në të dyja. S’ka të bëjë me transparencën e Kuvendit, transparenca është vlerësuar. Lidhur me vendimin e fundit nga Byroja hyn në fuqi kur mbarojnë masat, dhe mund të bëhet objekt shqyrtimi e diskutimi. Shqetësimi i medias për këtë çështje është vlerësuar maksimalisht. Është zhvilluar një kontakt informuas dhe ballafaques. Po priten konkluzionet. Nëse do të ketë gjëra që nuk konsiderohen atëhere do merren parasysh nga Byroja. Për kryeministrin, jo më vonë se seancën e kaluar kryeministri ishte në foltore për të folur.
-
VIDEO
Sapo u rizgjodh por telefonuesi e thotë me bindje: Basha dorëhiqet në shtator e PD-në e merr Berisha
Mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv u fol për rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së. Një telefonues habiti jo pak kur parashikoi se Basha në shtator dorëhiqet nga drejtimi i partisë dhe PD-në e merr sërish Berisha.
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD/ Del rezultati paraprak, Lulzim Basha fiton me 81% të votave në të gjithë vendin! I dyti renditet Shehaj! Kundërshtarët: Maskaradë elektorale
Demokratët tashmë e kanë vendosur. Përballjen e radhës kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës do ta bëjnë sërish me Lulzim Bashën, edhe pse vijnë nga 4 humbje radhazi. Kreu aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ashtu si rivali i tij politik ka arritur të marrë një mandat të tretë, pasi është konfirmuar bindshëm në krye të partisë së tij për herë të tretë radhazi me 81% të votave. Pas tij më i votuari ndër kandidatët është renditur Agron Shehaj me 14.8%. Ndërkohë që Fatbardh Kadilli ka fituar 1.8% të votave dhe Edit Harxhi ka marrë 2.4 %.
-
VIDEO
Dalin shifrat zyrtare, në zgjedhjet në PD morën pjesë 54,5% e anëtarësisë! Lulzim Basha fitoi me 81% të votave
Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet dhe do të drejtojë Partinë Demokratike edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar. Basha ka marrë 32 800 vota ose 81% të votuesve.
Jemin Gjana njoftoi pak më parë se në zgjedhjet e PD kanë marrë pjesë 41.100 ose 54.5% e të gjithë anëtarësisë. Vota të vlefshme 40.074.
Kanë votuar: 41100
Në përqindje: 54.7%
40674 vota të vlefshme
Kadilli: 763
Haxhi: 991
Shehaj: 6038
Basha 32882 ose 81%
-
VIDEO
Shqipëria në krah të SHBA, koordinim për teknologjinë 5G, jo kineze! Firmoset marrëveshja në Bruksel! Sekretari Blinken-Ramës: Jeni shembull i mirë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Takimi i rëndësishëm ka filluar rreth orës 17:30 në Bruksel. Në përfundim të takimit është nënshkruar marrëveshja për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë.
Kujtojmë se autoritetet shqiptare për më shumë se 2 vitesh janë shprehur të palëkunder në krah të SHBA, në përplasjet që aleati ynë ka pasur me Kinën sa i përket teknologjisë 5G. SHBA-ja në të gjithë Europën ka bërë një fushatë kundër teknologjisë kineze ne fushën e telekomunikacionit, veçanërisht kundër kompanisë kineze Huawei. Teknologjia e vendosur nga kompania kineze sipas amerikanëve lejon përgjimin. Edhe nga ambasada amerikane në Tiranë shpesh është lavdëruar vendi ynë për faktin se është i palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, referuar Rusisë apo Kinës, se disa gjëra nuk janë në shitje.
-
VIDEO
Mbyllet numërimi në Selenicë, e vetmja zonë që ka supriza! Agron Shehaj fiton me 17 vota para Bashës
Ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike në Selenicë. Kandidati Agron Shehaj ka fituar me 17 vota para. Kjo është e vetmja zonë e cila ka surpriza në lidhje me rezultatin, pasi në gjithë vendin kryeson kreu aktual Lulzim Basha.
119 vota Agron Shehaj, 102 vota Lulzim Basha, 1 vota Fatbardh Kadilli, 1 vota Edith Harxhi, 2 vota të pavlefshme.
-
VIDEO
Kulluri për Report Tv: Ky ishte një proces qesharak! Me mijëra anëtarë të PD-së munguan në lista
Edvin Kulluri e ka cilësuar procesin e zgjedhjeve për kryetar të PD-së si një proces qesharak dhe të turpshme. Kulluri tha në një intervistë për Report Tv se mijëra demokratë u lanë jashtë listave të votimit dhe nuk kishin mundësi që të votonin.
‘Është e qartë se ka pasur një problematikë të madhe pothuajse kaotike. Janë futur të votojnë njerëz pa karta anëtarësie. Ka pasur një manipulim të hapur dhe flagrant të procesit zgjedhor. Drejtimi i partisë, duke filluat nga kryetari dhe gjithë drejtuesi. Janë me mijëra njerëz, unë kam votuar pasi jam i njohur nga komisioni. Por mungojnë me mijëra anëtare të PD në listat e Partisë Demokratike.
Ka prova të pafundme të manipulimit të procesit. Ky është një proces qesharak është një turp për lidershipin e PD. Kjo është një ditë shumë e trishtë për PD. kemi një kryetar opozitë që manipulon votat. Nëse ne nuk ndahemi dot nga modeli i Lulzim Bashës nuk kemi mundësi të fitojmë ndonjëherë zgjedhjet në Shqipëri.
Kjo është kryer në sekt personal, nuk është puna se ka marrë në qafë opozitën, por një vend të tërë duke lënë vendin pa alternativë. Këtu bëhet fjalë për marrje peng të Partisë Demokratike.’- tha Kulluri.