-
VIDEO
Ditëlindja e Italisë moderne,75 vite republikë! Bucci: Kujtojmë ngrohtësinë e bujarinë e Shqipërisë
2 qershori është një moment i rëndësishëm për italianët, është ditëlindja e Italisë moderne. Midis festave të tjera që populli italian feston çdo vit, është edhe dita e lindjes së Republikës së Italisë, që ndodhi pikërisht në 1946. Sot Italia feston 75 vjetorin e republikës parlamentare.
Ambasadori italian në Tiranë, Fabricio Bucci teksa uron ditëlindjen për Italinë, ndalet tek ditët e vështira që kaloi shteti fqinj në këtë vit pandemik. Një vit që na dha mësim thotë Bucci dhe që na tregoi se duhet të jemi gjithnjë të bashkuar për të kaluar më lehtë vështirësitë. Ai veçon bujarinë dhe ngrohtësinë e Shqipërisë në këtë vit të vështirë për Italinë. 2021 për Ambasadorin italian është viti i rilindjes, ku Shqipëria dhe Italia do të çojnë përpara shumë punë, për të rimëkëmbur ekonominë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin për të shkuar me hapa të sigurtë drejt Europës.
"Është një moment i rëndësishëm, është ditëlindja e Italisë moderne. Një Vend i fuqishëm, i bukur, me kulturë mijëvjeçare e me një popull të jashtëzakonshëm që, në momente të vështira, jep më të mirën e tij. Siç kemi bërë në këto muaj pandemie. Kemi qëndruar të papërkulur, jemi bërë më të fortë. Kemi zbuluar edhe një herë sa e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar. Italia do ta kujtojë gjithmonë ngrohtësinë dhe bujarinë e Shqipërisë", thotë ai.
Në përkujtim të kësaj dite në Sheshin Italia në Tiranë është vendosur skulptura e artistit italo-shqiptar Helidon Xhixha që ka të shënjuar edhe emrin e sheshit, si një simbol i rilindjes dhe të një fillimi të ri.
Një Vend i fuqishëm, i bukur, me kulturë mijëvjeçare e me një popull të jashtëzakonshëm si Italia, ka dhënë më të mirën e tij që të arrihej deri në fitoren e republikës mbi monarkinë. Duhet të mbahet parasysh qoftë periudha pararendëse qoftë ajo pasrendëse, duke e vënë theksin në ato momente dhe anë që i gjykojmë si më thelbësoret dhe më domethënëset dhe që në esencë kanë të bëjmë me organizimin shoqëroro-politik të Italisë, duke nxjerrë në pah disa nga faktorët që çuan në ndryshimin e formës së qeverisjes pikërisht më 2 qershor. Më 2 1946 do të mbahej referendumi institucional i shpallur për votim të përgjithshëm, me të cilin italianët thirreshin në kutitë e votimit për t’u shprehur mbi formën e qeverisjes që donin t’i jepnin vendit pas rënies së fashizmit, monarki apo republikë. Pas 85 vitesh mbretëri, me 12.718.641 vota pro dhe 10.718.502 kundër, Italia bëhet Republikë dhe monarkët e shtëpisë së Savojës emigrojnë.
-
VIDEO
Zgjedhje parakohe, Basha me demokratët: Kush flet për 2025 është dorëzuar! Kam qenë lider sakrificash, jo privilegjesh! Rama e ka kthyer PS në stallë lopësh
Kryetari në detyrë i PD Lulzim Basha vijoi turin e takimeve me anëtarësinë në Vorë, Kamzë dhe njësinë 11 në Kryeqytet. Basha shprehu vendosshmërinë për të shkuar në zgjedhje të përgjithshme para 2025, ndërsa veten e konsideroi lider sakrificash dhe jo privilegjesh.
-
VIDEO
Gjana për Report Tv: Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të PD nuk janë zgjedhur nga Basha, të gjithë kandidatët janë të barabartë në garë
Jemin Gjana, kryetar i Komisionit Zgjedhor në PD-së u ka kthyer një përgjigje të 3 kandidatëve për kreun e kësaj force politike, se kjo strukturë e ngritur nuk është në shërbim të kryetarit aktual Lulzim Basha.
-
VIDEO
Konflikti me Izraelin, ambasadorja palestineze në Shkodër: Falënderojmë shtetin shqiptar për qëndrimin
Ambasadorja e shtetit të Palestinës në Tiranë, Hana Shawa, ka zgjedhur sot të vizitojë Myftinë e Shkodrës dhe myftiun Muhamed Sytari për ta falënderuar për qëndrimin e tij pro Palestinës në përplasjen me Izraelin.
-
VIDEO
Repolitix/Çudia në garën e PD, Ibsen Elezi : S’më japin arsyet pse më skualifikuan, do ti padis
Emisioni Repolitix trajtoi garën brenda PD për kryetar partie. Cfarë po ndodh mes 4 kandidatëve dhe dritëhijet e procesit . Të ftuar Ibsen Elezi, Plator Nesturi, Ylli Pata dhe Leonard Karaj.
-
VIDEO
Çudia e garës brenda PD, Ibsen Elezi: S'e di ende pse jam skualifikuar, PD s'më informon! Do e padis
Gara për kryetarin e ri në PD , përveç kritikave të ashpra për paaftësinë e Lulzim Bashës për të fituar dhe se gara është e pabarabartë, në të ka edhe çudira nga strukturat drejtuese të saj. Pikërisht këto parregullsi kanë dalë në pah me skualifikimin e Ibsen Elezit, i cili nuk u lejua të garojë për kreun e PD nga kryesia. Vetë Elezi ende nuk e di se kush janë arsyet dhe kriteret mbi të cilat kandidatura e tij nuk është pranuar. Në emisionin 'Repolitix" në Report Tv, Elezi tha se pavarësish kërkesë së tij ai ende nuk ka një dokument për të kuptuar se pse është skualifikuar nga gara, pasi kryesia e PD nuk ia jep këtë informacion që duhet të ishte bërë publik që një ditë pas vendimit për përjashtimin e tij nga gara.
"Në 10 ditë nuk marr dot një dokument që duhet të ishte bërë publik tashme për kualifikimin e kandidatëve dhe përjashtimin tim. Kur e pash që nuk është bërë publike vendimi i kryesisë, kam bërë kërkesë se cilat janë vendimet e kryesisë dhe kriteret se pse nuk jam kualifikuar. Kjo zallamahi vjen se në PD nuk funksionon në mënyrë institucionale, unë nuk marr dot asnjë lloj informacioni", tha Elezi.
Pikërisht për këtë arsye Elzei tha se ai do të padisë ditën e nesërme në gjykatën e Tiranës PD se pse nuk mund të marrë informacionin dhe do të kërkojë anulimin e zgjedhjeve në PD që do të mbahen më 13 qershor. Elezi tha se mbajtja e zgjedhjeve në këto kushte nuk mund të bëhen pasi nuk janë të barabarta dhe nuk zhvillohen mbi parime demokratike.
"Nesër do i drejtohem gjykatës për këtë rast dhe do të kërkojë pezullimin e garës. Edhe grupi 'Për PD' duhet ta ndjek këtë padi madje edhe kandidatët e tjerë. Mbajtja e zgjedhjeve në kushte dhe shanset e barabarta janë parime dhe po se kërkuan të gjithë kandidatët nuk e kuptoj pse duan të zhvillojnë garën", tha Elezi.
-
VIDEO
Gara për kreun e PD, Fatbardh Kadilli takim me demokratët e Sarandës
-
VIDEO
Agron Shehaj nga Berati: Më 13 qershor demokratët do zgjedhin midis humbjes dhe fitores!
Kandidati në garën për kryetar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka zhvilluar sot disa takime me demokratët e qarkut të Beratit. Pasi është ndalur dhe ka bashkëbiseduar me demokratët në Kuçovë e Urë-Vajgurore, ku edhe ka shpalosur platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike, Shehaj është ndalur edhe në qytetin e Beratit.
Gjatë takimit me demokratët e Beratit, Shehaj ka deklaruar se,po kandidon për kreun e PD-së sepse kërkon që PD të ndryshojë, të bëhet më e fortë dhe të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Sipas Sheha, lidershipi i PD-së duhet të jepte menjëherë dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve sepse ka qenë ai që "vetë ka vendosur dhe vetë ka vulosur,pa pyetur askënd".Nuk ndodh në asnjë vend të Europës që kryetari i një partie, pasi humb zgjedhjet, të vazhdojë akoma të drejtojë partinë. Dua të jem i qartë me ju se e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet dhe e vetmja mënyrë për të rrezuar Edi Ramën është nëpërmjet votës. E vetmja rrugë për të arritur drejt fitores është hapja e partisë dhe promovimi i saj. Lidershipi deklaron se PD nuk i ka humbur zgjedhjet por ja kanë vjedhur, kurse unë them se ne nuk fituam, ne nuk jemi në pushtet dhe nqs nuk evidentojmë gabimet ne nuk munda ta marrim kurrë pushtetin. Në 13 Qershor demokratët nuk do të zgjedhin kryetarin por do të zgjedhin midis humbjes dhe fitores", tha Shehaj.
-
VIDEO
Edona Bilali: Rama s'më ka thënë kurrë jo për Shkodrën
Edona Bilali, e cila fitoi mandatin e deputetes në Shkodër për PS, e vuri theksin në bashkëpunimin e palëve politike pozitë-opozitë në të mirë të qytetarëve, pasi për njerëzit e rëndësishme është marrja e shërimit korrekt dhe cilësor dhe jo se kush ia mundëson atë shërbim. Në një intervistë për Report Tv, Bilali tha se aktualisht është duke punuar me disa projekte të vogla në infrastrukturë dhe turizëm. Këto projekte, tha Bilali, kanë një afat të shkurtër kohor deri sa në shtator ajo të marrë zyrtarisht mandatin e deputetes dhe të nis nga puna në shërbim të qytetarëve.
"Bashkëpunimi mes të gjithë palëve politike pasi qytetari meriton një shërbim dhe nuk bën diferencë nëse ia siguron bashkia apo qeveria, por merr shërbimin. Në fund për qytetarët e rëndësishme është që me u krye puna. Unë kam pasur një takim me Voltana Ademin dhe jam pritur shumë mirë. Mendoj se bashkëpunimi është çelësi i suksesit dhe të bëjmë atë që jemi mandatuar të gjithë, qoftë zonja Ademi në bashki dhe ne në parlament, për t'i shërbyer qytetarëve. Unë vijojë të takohem me qytetarët dhe të punojë me miniprojekte në turizëm apo infrastrukturë që kanë një afat të vogël kohor deri sa të fillojmë zyrtarisht në shtator", tha Bilali.
Për fitoren e Vllaznisë dhe sjelljen e kupës së Shqipërisë në Shkodër pas 13 vitesh, Bilali u ndje shumë e emocionuar. Bilali sqaroi edhe kërkesën e saj drejtuar kryeministrit Edi Rama për lejimin e tifozëve, duke thënë se çdo ide dhe kërkesë që ajo i ka paraqitur deri më sot, kryeministri Rama është treguar i gatshëm t'i pranojë duke i kthyer në projekte e plane pune.
"Që prej 8 marsit dhe deri më sot për çdo gjë që i kam çuar kërkesë dhe ide nuk kam marrë kurrë përgjigje negative dhe ka pranuar që idetë të mos ngelen të tilla por të kthehen në plane e projekte për t'i çuar përpara. Për Shkodrën nuk ka thënë kurrë jo", shtoi Bilali.
-
VIDEO
Korrupsioni e dëmi në ekonomi, eksperti Çoçoli: 77 persona të shpallur Non Grata në 77 vende të botës
-
VIDEO
Zgjedhjet në PD, Harxhi takim me gratë në selinë blu, flet për ndryshimet statuore: Të rinjtë e PD-së duhet të kenë të drejtë vote
Nga ambientet e selisë blu, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka zhvilluar një bashkëbisedim me gratë anëtarë të PS.
Harxhi vuri theksin në rëndësinë e disa ndryshimeve statutore, duke thënë se sipas saj anëtarët e rinj të PD duhet të kenë të drejtën e votës.
“Në programin që unë kam paraqitur, kam trajtuar shumë pak disa çështje thelbësore, por jam e sigurt që në të ardhmen çështja e LDGSH do të ketë më shumë prioritet. Në ndryshimet statutore që duhet të ndryshojë unë mendoj që duhet hequr dorë nga kuota gjinore.
Unë kam kërkuar edhe që të rinjtë e PD të jenë anëtarë dhe të kenë të drejtë vote, jo vetëm të ndjekin nga pas kryetarët. Me ndryshimet e ardhshme statutore duhet të ndërhyrjet në disa çështje thelbësore, jo vetëm të kuptohet pjesëmarrja e grave dhe vajzave në PD por edhe që imazhi ynë të jetë më i qartë”, u shpreh Harxhi
-
VIDEO
Dosja Gërdeci, Gjykata e Lartë shpall moskompetencë për Fatmir Mediun! Ia delegon çështjen GJKKO
Gjykata e Lartë ka marrë sot vendimin që, kërkesën e prokurorit Klodian Braho për të çelur procesin për dosjen e njohur si Gërdeci, që ka qenë e pushuar vetëm për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediun, të shkojë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Gazetari i "Report TV", Arsen Rusta bën me dije se Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë dhe është GJKKO që duhet të japë një vendim nëse duhet të mbetet i pushuar procesi ndaj Mediut, duhet të rihapet nëse ka prova të reja apo nëse do ta arkivojnë.
Brenda qershorit, maksimumi deri në mes të korrikut, GJKKO pritet të ketë një vendim pasi është e detyruar ta shqyrtojë këtë çështje të deleguar nga Gjykata e Lartë.
Gjyqtarët që morën vendimin për kalimin e çështjes GJKKO ishin Ilir Panda, që u caktua sot relator i çështjes në Gjykatën e Lartë, Albana Boksi dhe Klodian Kurushi.
Kërkesa në Gjykatën e Lartë për rihapjen e çështjes kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut u bë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas SPAK, pas depozitimit të kërkesës së familjes Durdaj, të cilët humbën djalin 7-vjeçar, me objekt ndjekjen penale të shtetasit Fatmir Mediu, ish Ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor për Mediun.
SPAK evidentoi në kërkesë faktin se në vitin 2009 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi pushimin e procedimit ndaj Mediut për shkak se ndjekja penale ndaj tij nuk mundet që të vazhdonte sepse me rizgjedhjen në Kuvend kishte imunitet parlamentar. Por me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale ndaj tij, për hetimin apo për gjykimin e tij.